Një nga zërat më të fortë të asamblesë politike të partisë popullore europiane, Doris Pack, ka kritikuar ashpër qeverisjen Rama, gjatë punimeve të kësaj asambleje në Bruksel. Në një intervistë eskluzive për ABCnews, Doris Pack tregon arsyet e këtij qëndrimi.
Ajo thtoë se “kryeministri Rama ka venë në poste publike njerëz me të shkuar kriminale, ka shumë persona me të shkuar kriminale në gjirin e socialistëve, në parlamentin shqiptar dhe i ka mbrojtur ata”. Zonja Pack ka thene se “nuk ka dyshime se pushteti është i lidhur me krimin dhe se për këtë janë në dijeni edhe ambasadorët e BE në Shqipëri”.
