Kim Jong-Un i ka ditët e numëruara në pushtet

0

​Dezertori koreanoverior, i cili ka dashur të qëndrojë anonim, ka deklaruar se diktatura brutale e Kim Jon-un-it “do të përjetojë një kolaps në dhjetë vjetët e ardhshme”.
Ai ende nuk ka dashur që të identifikohet pasi që ka dashur të ruaj familjen e tij që gjendet në Kore, përderisa, ai nga ky shtet ka ikur vitin e kaluar.

“Regjimi i Kim Jong-un është në fazën më jostabile”, ka thënë ky dezertor, duke thënë se kjo diktaturë do të jetë më jetëshkurtra, raporton “Independent”.

Si gjyshi dhe babai i diktatorit e kanë udhëhequr regjimin e tyre më shumë se dy dekada. Megjithatë, spastrimi që nisi në vitin 2013 si dhe ekzekutimi i dajës së tij Jang Song Tek, ka bërë që edhe banorët e këtij shteti të humbin besimin tek lideri i tyre, transmeton lajmi.net.

“Me siguri të plotë u them se regjimi i Koresë së Veriut do të përjetojë një kolaps në dhjetë vjetët e ardhshme”, ka thënë ky dezertor.

Ndërkohë, organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut e kanë përshkruar situatën në Korenë e Veriut si të “tmerrshme”.

Davutoglu përlotet në varrimin e ushtarëve të vrarë

0

Ashtu siç 100 vjet më parë luftuam krah për krah edhe sot duhet të tregojmë vendosmërinë tonë. Le të tregojmë unitetin dhe bashkimin tonë dhe të mbajmë kokat tona ngritur, ka deklaruar kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu në ceremoninë e mbajtur në qytetin Van me rastin e lamtumirës së fundit të ushtarëve turq të vrarë në sulmin terrorist, më 6 shtator, në Yuksekova në provincën juglindore Hakkari.

Kryeministri turk, i cili nuk ia doli të fshehë lotët, shprehu mesazhe ngushëllimi familjeve të ushtarëve të vrarë, dhe tha se qytetarët e Turqisë duhet të qëndrojnë me kokë të ngritur.

“Jam i sigurt se këta ushtarë, do të thonin tani ‘mbani kokat tuaja lartë’. Me siguri se do të thonin ‘ne jemi nipërit e atyre të cilët në këto trevat kanë dhënë jetët e tyre për të mbrojtur flamurin, fenë, ezanin, Kur’anin, atdheun dhe popullin. Prandaj, mbani kokat tuaja ngritur’”, ka thënë Davutoğlu.

Ai vuri në dukje se “ky vend ka parë heronj të shumtë, por njëjtë ashtu ka parë dhe shumë tradhtarë.”

Davutoğlu theksoi se shumë tradhtarë në të kaluarën kanë bashkëpunuar me qendrat e huaja “në mënyrë që të shuajnë ezanin dhe të ulin flamurin e këtij vendi”.

“Ashtu siç 100 vjet më parë, në kohën e luftës për pavarësi, ishim krah për krah edhe sot jemi në një situatë që krah për krah të luftojmë kundër grupeve që janë pion të disa qendrave të huaja”, porositi kryeministri Davutoğlu, duke shtuar se ushtarë turq luftojnë trimërisht kundër grupeve terroriste të cilët dëshirojnë derdhjen e gjakut.

Ai tha se ushtarëve u janë vendosur kurthe dhe se ata që i vranë nuk kishin guximin që “para tyre të dalin si meshkuj të vërtetë”.

Sipas tij, grupet që i vranë ushtarët turq duan që në çdo pjesë të Turqisë të prodhojnë konflikte turko-kurde.

” Ashtu siç 100 vjet më parë luftuam krah për krah edhe sot duhet të tregojmë vendosmërinë tonë në këtë drejtim. Le të tregojmë unitetin dhe bashkimin tonë dhe të mbajmë kokat tona ngritur. Çfarëdo orientimi politik dhe çfarëdo rrënje të kemi. Çfarëdo ideologji të pranojmë, duhet të jemi krah për krah kundër këtyre krimeve tradhtare. Sot nuk është ditë e zemërimit, urrejtjes, akuzave të ndërsjella, dhe as ditë e akuzave në bazë të lajmeve të rreme dhe të pabaza. Sot është dita e vëllazërisë dhe dita e sakrifikimit. Pasi që dëshmorët (ushtarët) sakrifikuan jetët e tyre, neve na mbetet që egon ta lëmë anash, dhe të tregojmë vendosmërinë tonë dhe dëshirën për punë të përbashkët për të ardhmen e këtij vendi”, ka porositur Davutoğlu.

Përveç kryeministrit Davutoğlu, në ceremoninë e varrimit në Van morën pjesë Zëvendëskryeministri, Numan Kurtulmus, ministri i Mbrojtjes, Vecdi Gonul, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar, Kryetari i Bordit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez dhe zyrtarë të tjerë.

Pjesëtarët e organizatës terroriste PKK në rrugën Daglica-Yuksekova kanë aktivizuar të dielen mjete shpërthyese në momentin kur kalonin dy automjete të blinduara të policisë. Në këtë sulm humbën jetën 16 ushtarë turk, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur.

Forca e Fotografisë!

0

Mbarë bota është shokuar nga fotoja e Ajlanit të vogël, sirianit të mbytur në det në kërkim të një jete më të mirë.
Këto ditë shumë media kanë publikuar artikuj për fuqinë e fotografisë.

Gazeta më e madhe në Gjermani dhe në Europë, Bild, ka ndërmarrë një hap edhe më interesant.
Ditën e sotme ata kanë vendosur që në shkrimet e tyre të mos ketë asnjë fotografi.

“Ne duam të tregojmë se sa të rëndësishme janë fotot për gazetarinë”, thuhet në një shkrim editorial.
“Për këtë arsye, ne kemi publikuar gjithmonë foto të shumëdebatueshme. Bota duhet të shohë të vërtetën, për të ndryshuar”.

Lojërat pjesë e rëndësishme e Apple TV

0

Gjiganti i teknologjisë Apple, pjesë të rëndësishme të platformës së re televizive, Apple TV, do ta ketë edhe zhvillimin e lojërave.

Sipas raporteve të “New York Times” thuhet se produkti i ri i Apple do të ketë një çmim fillestar prej 150 dollarë, do të ketë një grafikë shumë të mirë, një telekomandë, e cila mund të dyfishohet si kontroller dhe një dyqan për blerjen e lojërave.

Por, sipas analistëve lojërat në Apple TV nuk do të mund të tejkalojnë lojërat tashmë të popullarizuara të Xbox One dhe PlayStation 4.

Apple TV do të lansohet më 9 shtator, së bashku me iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus.

Vjeshta erdhi, mësohuni si ta lidhni shallin (Foto)

0

Tani që po vjen vjeshta, shalli do të jetë aksesori juaj kryesorë. Ja disa mënyra se si ta lidhni shallin:

21

3

4

5

6

7

8

Franca nis fluturimet e para të zbulimit në Siri

0

Franca për të përcaktuar objektivat e DAESH në Siri ka nisur fluturimet e para të zbulimit.
Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme njoftohet se avionët e tipit Rafael kanë kryer me sukses fluturimet e tyre zbuluese në përcaktimin e objektivave të ISIS në Siri.

Presidenti francez, François Hollande, ditën e djeshme për herë të parë kishte njoftuar se do të nisnin fluturimet zbuluese për përcaktimin e objektivave të ISIS në Siri dhe kishte vënë në dukje se nuk parashikohej ndonjë operacion tokësor.

Franca në kuadër të operacionit të koduar “Chammal” i cili ka marrë edhe emrin e stuhive Chammal në Irak, kundër objektivave të DAESH në Irak për herë të parë ka goditur objektivat e ISIS më 19 shtator 2014.

​Brooklyn Beckham në gjurmët e të atit

0

Shpesh shihet duke frekuentuar palestrën së bashku me prindërit e tij të famshëm.
Brooklyn Beckham, djali i madh i ish-futbollistit David Beckham, duket shumë i përkushtuar ndaj palestrës dhe mbajtjes së trupit të tij në formë.

16-vjeçari tregoi kurrizin e tij në një foto në Instagram.
Pas palestre, adoleshenti u pa të shëtiste rrugëve të Parisit me një vajzë.

 

​Refugjatët ikin, kamermanja i shqelmon (Video)

0

Kamermanja e televizionit hungarez tri herë ka shqelmuar refugjatët të cilët po tentonin të thyejnë kordonin e policisë te qendra e pranimit në Reske të Hungarisë.

Ajo ndaloi njeriun me fëmijë në dorë dhe ka shqelmuar një vajzë dhe një djalë

Në xhirimin e televizionit N1TV shihet se si policia e arritën ta zënë njerun me fëmijë pasi që xhiruesja e ka rrëzuar.
Sot dy grupe prej rreth 300 ose 400 refugjatë e qanë kordonin policor në afërsi të qendrës së pranimit në Reske dhe ikën nëpërmes arave.

Në xhirimin e dytë shihet se si xhiruesja shqelmon një djalë të ri e më pastaj edhe një vajzë.

Xhiruesja që mediat hungareze e kanë identifikuar si Petra Laslo pas një seri incidentesh që pati dyshohet se u shkarkua.

Njërin xhirim mund ta shihni në këtë link:

https://vine.co/v/etg9FxDViAB/embed

Ilazi, bënë thirrje për përshpejtim të procesit të integrimit evropian

0

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Polonisë dhe në kuadër të këtij Forumi ai sot ka qenë pjesë e panelit të Forumit Ekonomik te Liderëve të Rinj me titull “Çfarë mund të bëjnë liderët e së ardhmes të shpëtojnë projektin Evropian”.

Në panel së bashku me zëvendesministrin Ilazi ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Austriake si dhe të Latvisë.
Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Ilazi theksoi rëndësinë që procesi i integrimit evropian ka pas dhe vazhdon të ketë për pajtimin, paqen dhe prosperitetin në Ballkan.

“Pa perspektiven evropiane, Ballkani do të kishte të pamundur të bënte hapin drejt pajtimit dhe orientimit kah zhvillimi, prandaj forcimi i perspektives evropiane për rajonin, duke përshpejtuar procesin e integrimit duhet të jetë objektive strategjike e BE-së, sepse përafrimi i vendeve të Ballkanit me BE-në, kontribuuan në sigurinë dhe zhvillimin e rajonit”, ka thënë Ilazi.

Duke folur për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, zëvendësministri Ilazi deklaroi se “vendi im, vazhdon të jetë i izoluar, dhe jemi mbrapa nà « procesin e integrimit në krahasim me vendet e tjera. Nënshkrimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës është konfirmim dhe konkretizim i perspektives evropiane për Kosovën, gjë të cilën e mbështesin të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian”.

Christoph Zoepel, ish Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, gjatë diskutimit deklaroi se problemi i BE-së është fakti që rreth 22 milionë njerëz nuk janë pjesë e saj, e që duhet të jenë, duke përfshirë edhe Kosovën.

Në Forumin Ekonomik të Liderëve të Rinj po marrin pjesë 350 pjesëmarrës nga 42 shtete.

Sekuestrohet një ton 'kokainë e zezë'

0

Një ton kokainë është sekuestruar nga policia kolumbiane në një avion që do të fluturonte drejt kryeqytetit meksikan. Agjentët e policisë kufitare në aeroportin e Bogotas “El Dorado” janë habitur kur qeni antidrogë ka diktuar lëndën në disa kuti, në të cilat shkruhej se përmbanin bojë për printera.

Ngarkesa prej 38 kutish ishte nisur për një kompani në Sinaloa, Meksikë. Policia tha se menjëherë pasi lënda u testua dhe rezultoi se ishte kokainë janë lajmëruar kolegët meksikanë, të cilët kanë sekuestruar një sasi të ngjashme “kokaine të zezë” në aeroportin e Meksikos, në një avion që ishte nisur nga Bogota pak orë më parë. Autoritetet në Kolumbi tashmë po bëjnë ndarjen e kokainës nga boja e printerit për të zbuluar peshën e vërtetë të lëndës së kapur.

Kolumbia është furnizuesi më i madh i SHBA-së me kokainë dhe shumica e lëndëve narkotike mbërrijnë në rrugët e Amerikës nëpërmjet karteleve meksikane të drogës.