Ngjyra kuqe shumë i ngjan Ritës

0

Këngëtarja e hitit të fundit “Body on me”, Rita Ora është njëra nga ato femra që asnjëherë nuk iu mungon buzëqeshja në fytyrë.

Pikërisht, kjo e bën Ritën aq të bukur, por jo edhe pa ngjyrën e kuqe e cila i shkon më së miri këngëtares.

Në disa foto të fundit të publikuara nga ajo, Rita duket perfekte në veshjen e kuqe.

Shikojeni Ritën e bukur!

download (1)

​UNHCR: Për dy vjet presim 850 mijë refugjatë

0

Së paku 850 mijë njerëz do të kalojnë Mesdheun duke kërkuar stregim në Evropë këtë dhe tjetritn vit, vlerëson UNHCR dhe bën thirrje për harmonizim të politikave në Bashkimin Evropian.

Qindra refugjatë kanë humbur jetën në det sepse kanë qenë të detyruar që nga Siria të nisen për rrugë për të ikur nga lufta që nga viti 2001 është duke u zhvilluar atje.

Obama siguron votat për të miratuar marrëveshjen me Iranin

0

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka siguruar 42 vota në Senatin amerikan, për marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Disa senatorë demokratë kanë thënë se ata do ta mbështesnin marrëveshjen, nëse Senati do të vazhdonte debatin për masat e duhura.

42 nga 100 vota, janë të mjaftueshme, për të bllokuar rezolutën, e cila nuk e mbështet marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Duke përdorur taktikat bllokuese senatorët demokratë, do ta kursenin Obamën nga përdorimi i vetos, për të mbrojtur marrëveshjen e arritur me pesë fuqitë tjera, të cilën Shtëpia e Bardhë e sheh si trashëgimi të rëndësishme dhe arritje në politikën e jashtme.

Turqia zbarkon trupat në Irakun verior

0

Turqia ka zbarkuar trupat ushtarake, përgjatë kufirit me Irakun verior, për herë të parë që nga viti 2011.

Ky vendim i Ankarasë zyrtare vjen pas sulmeve nga ana e militantëve kurdë, që kanë lënë të vdekur 31 ushtarë turq.

Sipas Agjencisë shtetërore të lajmeve Anatolia, 150 trupa kanë hyrë në Irakun verior, me qëllim të “shkatërrimit” të disa bazave të militantëve të Partisë Punëtore të Kurdëve, të cilët kanë arritur të largohen nga Turqia, pas sulmeve.

Kjo betejë po vazhdon krahas përpjekjeve të SHBA-së, për të përfshirë edhe rajonin në luftë kundër grupit militant Shteti Islamik.

Autoritetet turke nuk kanë dhënë ndonjë kohë të saktë për operacionet në Irakun verior, edhe pse një zyrtar ka deklaruar se ky është një operacion i shpejtë.

Turqia po vazhdon edhe sulmet ajrore kundër kampeve të rebelëve në rajon.

Qeveria vendos për tri borde të reja

0

Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike Postës së Kosovës, Aeroportit të Gjakovës dhe hekurudhave të Kosovës (INFTAKOS).

Anëtarët e rinj të bordit të Postës janë Halit Isufi, Mejdi Gjokli, Hysen Fazliu, Branisllav Nikolic, Metije Jashari dhe Rushan Ceka.

Anëtarët e bordit të Aeroportit të Gjakovës janë Naser Ranolli, Brikena Kryeziu, Nora Gola, Nuri Bahtijari, Zenun Shala dhe një pozitë mbetet që të plotësohet nga komunitetet.

Anëtarët e rinj të bordit të INFRAKOS-it janë Njazi Selmanaj, Enver Aruqaj, Fëllënza Xhelili, Millosh Dimiq, Milazim Bytyçi dhe Nexhat Dedija.
Kabineti qeveritar ka shtyrë për mbledhjen e ardhshme miratimin e ligjit për arsimin e lartë pas kërkesës së ministrave serb.

Policia: Dy të dyshuar për sulmin ndaj eskordës së kryeministrit

0

​Polica e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 8:00, është sulmuar eskorda e kryeministrit Isa Mustafa. Sipas Policisë, janë të dyshuar dy persona.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë se Policia ka identifikuar dy persona të panjohur të cilët dyshohet se kanë gjuajtur me vezë-ngjyrë në drejtim të veturës së kryeministrit.

Mbretëresha Elizabeth II bëhet monarkja më jetëgjatë në fron

0
Mbretëresha Elizabethë, që mori fronin në moshën 25-vjeçare, pasditen e sotme (e mërkurë) do të bëhet Mbretëresha më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar. 
Ajo do të parakalojë stër-stër-gjyshen e saj Mbretëreshën Victoria që mbajti kurorën për 63 vite, 7 muaj, 2 ditë, 16 orë dhe 23 minuta. Për nder të këtij momenti shumë të rëndësishëm, janë parashikuar shumë aktivitete, ndërsa vetë Mbretëresha do të qëndrojë në Skoci.

Komisioni Evropian paraqet sot planin për migrantët

0

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pritet që sot të publikojë planin e menaxhimi të fluksit të migrantëve nga ana e vendeve anëtare të BE-së.

Sipas propozimit 120 mijë imigrantët do të vendosen prej Greqisë, Hungarisë dhe Italisë, në vendet tjera të BE-së.

Ndarja e numrit të refugjatëve do të bëhet bazuar në bruto prodhimin e brendshëm të vendit, popullsinë, shkallën e papunësisë dhe kërkesa ekzistuese të azilkërkuesve.

Blloku prej 28 vendeve anëtare të BE-së është duke u ballafaquar me fluksin më të madh të imigrantëve, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se më shumë se 380 mije refugjatë pritet të kalojnë në Mesdhe, duke kërkuar azil në vendt e BE-së.

KE: Kosova dhe Shqipëria në listën e “vendeve të sigurta”

0

Komisioni Evropian pritet këtë të mërkurë të publikoj listën e ”vendeve të sigurta” , përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë , prej nga mijëra persona janë larguar gjatë këtij vitit.

“Qëllimi i kësaj është të përmirësojmë stabilitetin dhe të adresojmë parregullsitë që shkaktojnë valët e migrimeve” , thotë Komisioni Evropian, në një draft tekst të siguruar nga The Associated Press.

Lista e plotë e asaj që konsiderohet si “ vende të sigurta” përfshinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën, Serbinë dhe Turqinë.

Më shumë se 50 mijë persona nga Kosova kanë aplikuar për azilkërkues në vendet e BE-së, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti. Më shumë se 21 mijë prej tyre vetëm në Gjermani, e cila ndërkohë po mirëpret me dhjetëra mijëra refugjatë nga Siria.

Poashtu edhe qindra persona nga Shqipëria kanë kërkuar azil.
Ndërkohë që Bashkimi Evropian po planifikon të krijojë një fond prej 1.8 miliardë dollarëve, për vendet e Afrikës, në mënyrë që ato të menaxhojnë më mirë kufijtë e tyre si masë e parandalimit të migrantëve, që i po i mësyjnë Evropës.

Rreth 100 mijë, migrantë janë shpëtuar këtë vit duke kaluar Detin Mesdhe, përmes Afrikës Veriore.

Në draft- tekst , thuhet se BE-ja pret që 28 vendet anëtare të ofrojnë të ndihmë financiare për këtë plan.

Pritet që Komisioni Evropian të propozoj një ndarje të barabartë mes vendeve anëtare të BE, për 120 mijë refugjatësh. Shumica nga vendet anëtare duhet ta pranojnë këtë planë.

Shefi i OKB-së:Thirrje evropianëve t’u ndihmojnë refugjatëve

0

Sekretari Ban Ki-moon, ka pranuar se Këshilli i Sigurimit i OKB-së po dështon në konfliktin e Sirisë edhe për shkak të ndarjeve të fuqive të mëdha.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u ka bërë thirrje udhëheqësve të disa vendeve evropiane që të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë humane ndaj refugjatëve që vijnë në kufijtë e vendeve të tyre dhe i ka ftuar në një takim mbi migracionin në fund të këtij muaji në New York.

Sipas zëdhënësit të OKB, Ban ka thirrë udhëheqësit e shtatë vendeve evropiane të Austrisë, Republikës Çeke, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë, të cilëve u ka thënë “se pjesa më e madhe e njerëzve që vijnë në Evropë janë refugjatë që ikin nga lufta dhe dhuna dhe që kanë të drejtë të kërkojnë azil pa asnjë formë të diskriminimit.”

Sekretari Ban Ki-moon, ka pranuar gjithashtu se Këshilli i Sigurimit i OKB-së po dështon në konfliktin e Sirisë edhe për shkak të ndarjeve të fuqive të mëdha, të cilat kanë penguar një veprim për t’i dhënë fund konfliktit që tani ka marrë qindra, mijëra jetë dhe ka nxitur eksodin më të madh të refugjatëve që ka parë ky brez.

Duke qenë më konkret në kritikën e tij, Sekretari Ban në një intervistë të dhënë gazetës Guardian, e cila u shpërnda në OKB, ka aluduar në Rusine e Kinën duke thënë se ato duhet të “shohim përtej interesave të tyre nacionale” dhe të mos e bllokojnë veprimin e Këshillit të Sigurimit.

Ban megjithatë nuk i ka përmendur me emër Rusinë dhe Kinën, të cilat në disa raste kanë bllokuar rezolutat që ishin kritike ndaj qeverisë siriane dhe që kërkonin një zgjidhje të negociuar të konfliktit.

Edhe në një rezolutë me të cilën Këshilli kërkonte që konflikti të hetohej nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte, ndonëse mori votën e 13 vendeve të tjera, ajo u bllokua nga Rusia dhe Kina.

Ban edhe më parë ka folur për “turpin” dhe “zemërimin” që ndjen për shkak pafuqisë dhe pavendosmë risë së bashkësisë ndërkombëtare për të ndalur luftën në Siri.