Komisioni Evropian paraqet sot planin për migrantët

TË FUNDIT

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pritet që sot të publikojë planin e menaxhimi të fluksit të migrantëve nga ana e vendeve anëtare të BE-së.

Sipas propozimit 120 mijë imigrantët do të vendosen prej Greqisë, Hungarisë dhe Italisë, në vendet tjera të BE-së.

Ndarja e numrit të refugjatëve do të bëhet bazuar në bruto prodhimin e brendshëm të vendit, popullsinë, shkallën e papunësisë dhe kërkesa ekzistuese të azilkërkuesve.

Blloku prej 28 vendeve anëtare të BE-së është duke u ballafaquar me fluksin më të madh të imigrantëve, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se më shumë se 380 mije refugjatë pritet të kalojnë në Mesdhe, duke kërkuar azil në vendt e BE-së.