Nesër nis Festivali 9/11

0

Të enjten nis edicioni i 12-të i festivalit të filmit te shkurtër Nine Eleven, festival ky i cili këtë edicion do ta ketë edicion special, duke sjellë për publikun filmat më të pëlqyer nga njëmbëdhjetë edicionet e shkuara.

Filmat të cilët do të shfaqen gjatë ditës së enjte pra me 10 shtator do të jenë: “Kosova 911” me regji të Burbuqe Berishës, “Hekurishtja” nga Burim Haliti, “Kati i pestë” me regji të Ben Apollonit, “Si qeni n’rrush” Driton Hajredini dhe Yll Çitaku dhe “Rrobaqepësja” nga Arlinda Morina ndërsa të premten do të shfaqen filmat si: “Kthimi” nga Blerta Zeqiri, “Un Kosova” Burim Baftiu, “The Eaters” Besim Ugzmajli, “In memorian” me regji të Ilirian Himaj dhe “My city screams” nga Ibrahim Deari.

Të gjithë këta filma do të fillojnë të shfaqen nga ora 20:00 në Sheshin 21 kurse hyrja për publikun do të jetë falas. Gjithashtu si çdo vit ky festival ka edhe afterparty-t të cilët do të mbahen në “Diçka po zihet”.

Prishtinë: Një femër gjendet e vdekur në rrugë

0

Sot rreth orës 06:40 policia ka marrë informatën për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë
Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës A. Xh 43 vjeçare.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Hetuesit policor janë në pritje të raportit zyrtar nga Instituti i mjekësisë ligjore për të konfirmuar rrethanat – shkakun e vdekjes.

​Hazard:Të gjithë dëshirojnë të mposhtin Chelsean

0

Skuadra kampione e Anglisë, Chelseea ka një fillim tejet të dobët për të mos thënë dëshpërues, por anëtari i kombëtares belge Eden Hazard ka një përgjigje për këtë

“Është e vështirë për të luajtur si një kampion sepse të gjithë dëshirojnë dhe synojnë të ju mundin”, tha Hazard për revistën Hypebeast.

“Ne patëm një stinor fantastik vitin e kaluar, në qoftë se ne mund të bëjmë të njëjtën gjë edhe këtë stinor “. Chelseea nga 4 ndeshje ka fituar vetëm 4 pikë dhe gjendet në pozitën e 13-të.

​Australia pranon ende refugjatë dhe sulmon ISIS-in

0

Australia për disa ditë do t’iu bashkohet sulmeve ajrore të forcave të koalicionit ndaj caqeve të ISIS-it në Siri si dhe do të pranojë 12 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme.

Kryeministri i Australisë Toni Abot ka bërë të ditur se qeveria e tij do të ndajë 44 milionë dollar australianë në mënyrë që refugjatë nga Siria dhe Iraku të mund të qëndrojnë në kampet e refugjatëve në Jordani, Liban dhe Turqi.

Qeveria e Australisë “vepron me zemër” që t’u ndihmojë dhjetëra mijëra njerëzve që ikin nga konflikti, ka thënë Abot.

Arrestohen tre persona për kontrabandë me emigrantë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Prishtinë dhe në rajonin e Gjakovës si të dyshuar për veprën penale kontrabandë me emigrantë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës,Daut Hoxha, tha se të arrestuarit dyshohen për kryerje të veprave penale kontrabandim me emigrantë, falsifikim të dokumenteve, trafikim të narkotikëve dhe posedim të paautorizuar të municioneve.

Hoxha tha se Policia e Kosovës po vazhdon intensivisht përpjekjet e saj për zbatimin e planeve policore dhe strategjive në luftimin e dukurive negative, krimit të organizuar dhe trafikimit me substanca narkotike.

Qeveria: Sulmet e VV-së nuk mund të na ndalin drejt shtetit ligjor

0

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënon sulmin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të orkestruar dhe të kryer sot nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në reagim thuhej se Qeveria e Republikës së Kosovës e gjykon të papranueshme dhe me pasoja të dëmshme për shtetin e Kosovës çdo formë të dhunës të ushtruar mbi institucionet dhe përfaqësuesit legjitim të Republikës së Kosovës dhe fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për debat konstruktiv politik, brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe të shoqërisë civile, dhe siguron qytetarët e Kosovës se ngjarjet e tilla nuk do të mund të na ndalin në misionin tonë për zhvillim ekonomik, shtet ligjor dhe integrime euroatlantike”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

Aksident në Llapnasellë, vdes një person

0

Në një aksident trafiku ka vdekur një person ndërkaq tre persona të tjerë janë lënduar.Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj , saktësisht në fshatin Llapnasellë.

Në ketë aksident trafiku ka qenë e përfshirë një veturë e tipit Ford Fiesta me targa të
Republikës së Kosovës, e cila për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës, në ndarjen fizike mes dy shiritave të rrugës.

Bëhet e ditur se si pasojë e këtij aksidenti viktima A. R, mashkull 24 vjeç, shtetas Kosovar, pasi që është dërguar në QKUK, ka goditur mbrojtësit e rrugës, në ndarjen fizike mes dy shiritave të rrugës.
Ndërkohë që të tre personat e lënduar janë dërguar në QKUK, ku ende po vazhdojnë të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor./21 MEDIA/

Naftë nga ajri? Tashmë e mundur…

0

Marrja e naftës nga ajri tingëllon si diçka nga një film fantashkencor.

Por kompani të vogla në Gjermani dhe Kanada po bëjnë pikërisht këtë gjë-kapjen e dioksidit të karbonit (CO2) dhe gjetjen e mënyrave për t’a shitur atë.

Kompania gjermane Sunfire ka prodhuar për herë të parë e të ashtuquajturën e-naftë në prill. Ministrja Federale e Arsimit dhe Kërkimeve, Johanna Wanka, vendosi pak litra në makinën e saj, për të festuar.

Dhe kompania kanadeze Carbon Engineering ka ndërtuar një fabrikë pilot për të thithur një deri në dy ton dioksid karboni nga ajri çdo ditë, duke e kthyer atë në 500 litra naftë.

Qeveria për 6 muaj shpenzoi 903.7 milionë euro

0

Ministria e Financave ka publikuar raportin për performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar – gusht të këtij viti, ku thuhet se të hyrat e përgjithshme buxhetore janë rritur për 8.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të shtyra kryesisht nga të hyrat tatimore.

Sipas Ministrisë së Financave, raporti për përformancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përmban një analizë të shkurtër mbi trendët kryesore në të hyrat dhe shpenzimet buxhetore përgjatë periudhës janar-gusht të këtij viti.

Qëllimi i këtij raporti, sipas kësaj ministrie është të ofroj informata rreth performancës së të hyrave, përkatësisht ekzekutimit të shpenzimeve në raport me planin buxhetor vjetor si dhe krahasimin me periudhat paraprake.

“Të hyrat nga taksat kufitare përgjatë kësaj periudhe kanë regjistruar 593.7 milionë euro apo 7.9% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Përveç rritjes në vlerë dhe sasi të importit, kësaj rritjeje i ka kontribuuar edhe rritja e normës së akcizës në disa produkte dhe rritja e importit të tyre.Vlen të ceket importi i naftës, si produkti i cili më së shumti ka pësuar rënie në çmim (prej rreth -1 5% në mesatare përgjatë pjesës së parë të vitit 2015, sipas ASK-së) është karakterizuar me rritje në sasi prej 15.9% dhe rritje në vlerë doganore prej 10.1% përgjatë periudhës janar – gusht 2015.Rritje të theksuar në sasi dhe rrjedhimisht në të hyra ka shënuar edhe importi i veturave; më konkretisht, veturat e reja kanë regjistruar rritje prej 173 copë përderisa ato të vjetrat janë rritur për 1,650 copë, rritje që mund t’i ketë kontribuuar vendimi për uljen e normave të akcizës për veturat e vjetra deri në një numër të caktuar vitesh”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Të hyrat e arkëtuara në vend për këtë periudhë, sipas Ministrisë së Financave, regjistruan rritje prej 9.2% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014, duke arritur vlerën prej 219.6 milionë euro.

“Edhe përkundër faktit që kthimi i borxheve ndaj ATK-së është ngadalësuar, sjellje kjo që mund të jetë ndikuar nga prit jet për fillimin e implementimit të ligjit për faljen e borxheve, ritmi i rritjes së të hyrave vendore ishte i kënaqshëm.Tek të hyrat vetanake të komunave, gjatë muajit gusht rënia ka arritur në 15% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rrjedhimisht, të hyrat totale vetanake të nivelit lokal kanë arritur vlerën prej 34.1 milionë euro apo 46% të planit vjetor për këtë kategori. Të hyrat tjera jo-tatimore në përgjithësi kanë shfaqur realizim të kënaqshëm në raport me parashikimin për këtë periudhë”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, shpenzimet buxhetore kanë regjistruar një rritje prej 4.7% duke arritur 903.7 milionë euro përgjatë periudhës janar-gusht, pra vazhdon të vërehet efekti i plotë i rritjes së pagave, pensioneve, e transfereve tjera të financuara nga shteti në muajin prill të vitit 2014. Në ngadalësimin e rritjes së shpenzimeve ka ndikuar ekzekutimi i ulët i shpenzimeve kapitale dhe kursimet në kategorinë e shpenzimeve në mallra dhe shërbime. Krahasuar me planin vjetor sipas buxhetit të rishikuar, shpenzimet totale u ekzekutuan me normë prej rreth 54%.

"Srpska"bllokon ​Ligjin për Arsimin e Lartë

0

Qeveria e Kosovës ka shtyrë miratimin e Projektligjit për Arsimin e Lartë, pas kërkesës së ministrit Lubomir Mariq që vjen nga lista Serbe. Sipas tij ende nuk janë bërë konsultime për përfshirjen e Universitetit të Mitrovicës Veriore në këtë projektligj.

Mirëpo, ministri i Arsimit Arsim Bajrami e ka vlerësuar si të panevojshëm shtyrjen e këtij projektligji, sepse plotësimet dhe ndryshimet mund të bëhen gjatë dy leximeve në Kuvendin e Kosovës.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe projektligjin për liritë fetare, si dhe ka emëruar anëtarët bordeve në INFRAKOS, Aeroportin e Gjakovës dhe Postën e Kosovës.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Lubomir Mariq kërkoi nga kryeministri Isa Mustafa që të shtyhet Ligji për Arsimin e Lartë, pasi nuk janë bërë konsultime përkatëse me ta.

Kërkesën e ministrit serb për shtyrjen e këtij projektligji e ka mbështetur edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, duke thënë se mund të shtyhet për mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Por, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami e ka quajtur të panevojshëm shtyrjen e miratimit të projektligjit për Arsimin e lartë, pasi është gjetur zgjidhje shumë e mirë për Universitetin e Mitrovicës Veriore për integrim në hapësirën kombëtare të arsimit të lartë.

Bajrami tha se Ligji ka kaluar edhe ekspertizat ndërkombëtare dhe është një parakusht për lejimin e kredisë së Bankës Botërore më 23 shtator të këtij viti, për shkak se brenda kësaj kredie është edhe një fond për implementimin e këtij ligji.

Bajrami ka kërkuar nga Lista Serbe që t’u ndihmojë që të vejnë kontakte me udhëheqësit e Universitetit të Mitrovicës së Veriut.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe projektligjin për liritë fetare në Kosovë, ku gjashtë bashkësitë fetare në Kosovë me këtë projektligj fitojnë statusin e personave jur idik.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Kulturës Kujtim Shala gjatë prezantimit të projektligjit tha se në Kosovë ekzistojnë gjashtë bashkësi fetare të cilat përbëjnë edhe trashëgimin historike dhe sociale të vendit. Ato janë Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse serbe, bashkësia e besimit hebrej,kKisha protestante ungjillore e Kosovës dhe bashkësia e tarikateve të Kosovës, të cilat me këtë projektligj fitojnë statusin e personit juridik.

Ndërsa, ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtic ka kërkuar që Kisha Ortodokse Serbe të jetë e dyta në Kosovë, pas Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ndaj këtyre reagoi ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi i cili tha se duhet të krijohet një kulturë që të mos kërkohet shtyrja dhe ndryshimi i ligjeve në momentin e fundit, por kjo të bëhet më herët.

Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike Postës së Kos ovës, Aeroportit të Gjakovës dhe Hekurudhave të Kosovës, Infrakos.

Anëtarët e rinj të bordit të Postës janë emëruar Halit Isufi, Mejdi Gjokli, Hysen Fazliu, Branisllav Nikolic, Metije Jashari dhe Rushan Ceka.

Anëtarët e bordit të Aeroportit të Gjakovës janë emëruar Naser Ranolli, Brikena Kryeziu, Nora Gola, Nuri Bahtijari, Zenun Shala, dhe një pozitë mbetet që të plotësohet nga komunitetet.

Anëtarët e rinj të bordit të Infrakosit janë emëruar Njazi Selmanaj, Enver Aruqaj, Fëllënza Xhelili, Millosh Dimiq, Milazim Bytyçi dhe Nexhat Dedija.