Të enjten nis edicioni i 12-të i festivalit të filmit te shkurtër Nine Eleven, festival ky i cili këtë edicion do ta ketë edicion special, duke sjellë për publikun filmat më të pëlqyer nga njëmbëdhjetë edicionet e shkuara.
Filmat të cilët do të shfaqen gjatë ditës së enjte pra me 10 shtator do të jenë: “Kosova 911” me regji të Burbuqe Berishës, “Hekurishtja” nga Burim Haliti, “Kati i pestë” me regji të Ben Apollonit, “Si qeni n’rrush” Driton Hajredini dhe Yll Çitaku dhe “Rrobaqepësja” nga Arlinda Morina ndërsa të premten do të shfaqen filmat si: “Kthimi” nga Blerta Zeqiri, “Un Kosova” Burim Baftiu, “The Eaters” Besim Ugzmajli, “In memorian” me regji të Ilirian Himaj dhe “My city screams” nga Ibrahim Deari.
Të gjithë këta filma do të fillojnë të shfaqen nga ora 20:00 në Sheshin 21 kurse hyrja për publikun do të jetë falas. Gjithashtu si çdo vit ky festival ka edhe afterparty-t të cilët do të mbahen në “Diçka po zihet”.
