Mitrovicë, 8 vite burg dhe 3 mijë euro gjobë për të pandehurin

0

Një trup gjykues nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, të mërkurën shpalli Aktgjykim dënues prej 8 vitesh burg dhe 3000 mijë euro gjobë ndaj të pandehurit I. H., nga Komuna e Skenderajt, për shkak të veprës penale: “Blerja, Posedimi, Shpërndarja, dhe Shitja e paautorizuar e narkotikeve dhe substancave psikotropike dhe analoge”, e sanksionuar në Kodin Penal, përkatësisht në nenin 273, paragrafi 1., lidhur me nenin 281 paragrafi 1., nën-paragrafi 1.9.
Ky dënim ju shqiptua të pandehurit pasi që i njëjti është gjendur fajtor sepse kishte mbajtur në shtëpinë e tij, me qëllim të shitjes- sasinë prej 11.674.09 gram substancë narkotike të llojit Marihuanë. Me këtë rast, i pandehuri ka pranuar fajësinë.

Zbulohet sekreti më i madh i Moxartit

0

Pas pesë viteve hulumtim, Martin Jarvis, Profesor në Universitetin Charles Darwin në Australi, ka konfirmuar një zbulim që mund të ndihmojë që të kuptojmë më mirë talentin e Moxartit. Me sa duket, motra e madhe e gjeniut ka qenë një kompozitore e madhe e asaj periudhe që ka ndikuar drejtpërdrejt tek muzikanti.

Partiturat e Maria Anna Mozart, motra e Wolfgang Amadeus Mozart janë zbuluar mes atyre të gjeniut të muzikës, siç konfirmon Martin Jarvis dhe një ekip analistësh të mjekësisë ligjore. “Kjo do t’u japë studiuesve të Moxartit një optikë të re përmes së cilës duhet të shohin dorëshkrimet e tjera”, thotë profesori përmes një deklarate.

Zbulimi është interesant sepse sipas profesorit, Maria Anna me siguri nuk i ka nënshkruar kompozimet e saj muzikore sepse në shekullin e XVIII, kjo nuk u lejohej grave. Të dhënat e publikuara përfaqësojnë një pikë kthese në historinë e muzikës klasike, pasi motra e madhe e kompozitorit ndoshta ka ndikuar drejtpërdrejt tek muzikanti duke krijuar melodi që ai t’i luante në moshën 4-5 vjeçare,shkruan Dita.
“Kemi gjetur deri tani më shumë se 20 copëza muzikore që me shumë mundësi i ka kompozuar Maria Anna Mozart”, shpjegojnë studiuesit.

Rihanna darkon me Travis Scott

0

Rihanna ka darkuar me këngëtarin Travis Scott.

Ata janë parë që të dalin së bashku pas koncertit që ky i fundit kishte dhënë në Nju Jork.
Rihanna ishte e ftuara e nderit në koncertin e Travis Scott. Në mbrëmjen ajo kishte veshur një fustan të zi, duke shfaqur këmbët e saj seksi dhe një palë sandale me taka, e shumë trendi.

Rihana

Rihana 3

 

Zvicra alarmon për “artistët” nga Kosova që punojnë pa letra

0

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, njofton artistët, por edhe përkujton cilindo që, nga Kosova vjen në Zvicër për të ushtruar një punë, ata duhet të pajisen me vizën e punës. Në të kundërtën, autoritetet zvicerane ushtrojnë në mënyrë të rreptë masën e arrestit dhe të ndëshkimeve sipas ligjeve për ushtrim të punës në mënyrë ilegale në territorin e Zvicrës
Në një komunikatë të saj për medie, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër tërheq vërejztjen për një dukuri shqetësuese të kohëve të fundit: biznesin “pa letra” që realizojnë në Zvicër një numër pjesëtarësh të estradës nga Kosova, raporton albinfo.ch.

“Në bazë të të dhënave nga autoritetet zvicerane, kohëve të fundit është konstatuar se ka pasur tentime nga individë me profesione të artistëve (këngëtarëve), që në territorin e Konfederatës zvicerane, kanë hyrë pa lejen e punës për të shfaqur koncerte nëpër shoqata, klube dhe diskoteka”, thuhet në komunikatën e Ambasadës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, njofton artistët, por edhe përkujton cilindo që, nga Kosova vjen në Zvicër për të ushtruar një punë, ata duhet të pajisen me vizën e punës. Në të kundërtën, autoritetet zvicerane ushtrojnë në mënyrë të rreptë masën e arrestit dhe të ndëshkimeve sipas ligjeve për ushtrim të punës në mënyrë ilegale në territorin e Zvicrës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, tërheqë vërejtjen, se sipas ligjit dhe rregullave në fuqi, lidhur me ardhjen në Zvicër për të ushtruar veprimtari pune në lëmitë e ndryshme, pra edhe artistike, nga autoritetet zvicerane kërkohet domosdoshmërisht viza valide e punës, qoftë ajo edhe një punë me afat të shkurtër, përfundon teksti i komunikatës së dërguar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër.

​Kryengritësit marrin bazën kryesore në Siri

0

Rebelët sirianë të lidhur me Al Kaidën kanë marr në kontroll një bazë të rëndësishme kundër ajrore në provincën Idlib.

Në një raport të televizionit shtetëror të Sirisë thuhet se forcat qeveriste kanë evakuuar caqet e veta duke u zhvendosur në një lokacion tjetër.

Besohet se pas sulmit qëndron koalicioni i rebelëve islamikë përfshirë edhe Al Nusra, transmeton BBC.

Shmanget tragjedia në Las Vegas

0

Një prej dy motorëve të një aeroplani të kompanisë British Eruejz është kapluar nga zjarri, në momentin kur fluturakja po përgatitej të fillonte fluturimin nga aeroporti i Las Vegasit.
Për shkak të zjarrit u evakuuan që të gjithë 172 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit, njoftuan zyrtarët. Së paku 13 persona pësuan lëndime të lehta, raportuan mediet britanike.
Zëdhënësi i administratës amerikane për aviacion, Jan Gregor, tha se para se të niste fluturimin u kaplua nga zjarri motori i majtë i aeroplanit. Siç njoftuan agjencitë, zjarri është shuar me shpejtësi.
Në aeroplanin që ishte paraparë të fluturonte për në Londër, në momentin kur ndodhi incidenti ishin të pranishëm 159 udhëtarë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit.
Udhëtarët theksuan se në aeroplan mbretëroi panik dhe njerëzit filluan të klithin, kur brendia e aeroplanit filloi të mbushej me tym./21Media

Hyseni: Dhunës i kundërvihemi sipas ligjit

0

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni tha në emisionin Info Box të televizonit Dukagjini se në rast se në protestat e ardhshme do të ketë dhunë, atëherë ligji shumë qartë e përshkruan se si duhet të reagojnë organet e rendit kur dëmtohet rendi dhe prona. Ai tha se asnjë individ nuk mund ta sfidojë dhe kërcënojë shtetin.
Ai këto deklarata i bëri në përgjigje të asaj se si do të reagojë policia nëse në protesta do të ketë dhunë.
Ministri tha se thirrja për dhunë është e patolerueshme dhe shprehu besimin se qytetarët nuk do ta pranojnë thirrjen për dhunë, transmeton Telegrafi.
“Në rast se thirrjes për proteste i bashkohet edhe thirrje tjetër, patjetër që institucionet i kanë parasysh këto informata dhe konform tyre i bëjmë vlerësimet dhe reagimet”, tha ai, duke shtuar se nuk beson se do të shpërthejë dhuna për motive politike.
Por, sipas tij, nuk mund të flasë në emër të Policisë së Kosovës, pasi sipas tij, Policia është profesionale dhe vepron në përputhje me përgjegjësitë që ka.
Ai tha se e drejta për protestë është e drejtë e garantuar, por siç tha ministri Hyseni është po ashtu e drejtë, detyrim që institucionet e vendit ta mbrojnë pronën publike dhe private.
Se a ka sinjale për protesta të dhunshme, ministri Hyseni tha se në shumë raste, për shumë çështje kanë detaje por që nuk mund të bëhen publike.
“Shteti nuk guxon të dështojë. Nëse dështon shteti, dështon çdo qytetar, çdo formacion politik. Nuk mund ta sfidojë dhe kërcënojë shtetin asnjë individ. Ne jemi të obliguar të sigurojmë ambient për protestë. Por njësoj është detyrim që ta mbrojmë pronën, qoftë publike dhe private”, tha Hyseni.
Por, se a ka sinjale për ndërhyrje në protesta nga shërbimet e huaja ministri Hyseni u përgjigj “Nuk ka indikacione të prekshme dhe ndërhyrje nga jashtë por s’mund ta përjashtojmë si mundësi. Në rast se krijoni ambient të pëlleshëm për veprime nga jashtë mund të ndikojnë, por kemi obligim si shoqëri mos ta krijojmë një hapësirë të tillë. Nuk dua ta vazhdoj këtë diskutim sepse mund ta na fus në teorinë e konspiracionit. Këshilla ime politika është që të jem sa më pragmatik, sa më realist dhe të veprojmë me shumë gjakftohtësi në çdo situatë…”

Lufta e harruar

0

Konflikti në Ukrainë ngadalë po sigurt po zhvendoset nga qendra e vëmendjes. Kanë kaluar 18 muaj që nga momenti kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë, ndërsa rajoni i Donbasit, në lindje të vendit, ra në duart e separatistëve pro-rusë. Perëndimi sulmoi Presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, me të gjitha sanksionet e mundshme, ndërsa marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit u kthyen në periudhën e Luftës së Ftohtë. Megjithatë, me kalimin e kohës, Ukraina po përmendet gjithnjë e më pak.
Një nga arsyet gjithsesi është numri i madh i lajmeve që po vijnë nga vatrat tjera të krizës në botë, para se gjithash ato në Siri dhe Irak, si dhe vala e madhe e refugjatëve që ka vërshuar Evropën.
Deshi apo nuk deshi bota të pranoi, Putini tashmë ka fituar në Ukrainë dhe i ka dëshmuar Perëndimit se këtë mund ta bëjë edhe përkundër sanksioneve, shkroi gazeta amerikane, Uashington Post.
Putin para një viti ndërmori veprimin vendimtar dhe para gjithë botës tha se nuk dëshiron konflikt të armatosur me vëllezërit ukrainas, por një zgjidhje paqësore të konfliktit. Në këtë mënyrë ai ja lidhi këmbët Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian, që ndoshta kishin pritur një reagim më të ashpër të presidentit rus.
Megjithatë, edhe pse ushtria ruse nuk ka hyrë zyrtarisht në Ukrainë, dihet se Kremlini po ndihmon separatistët pro-rusë.
Uashington Post shkroi se Putin në këtë mënyrë i tregoi Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimor se nëse ndodh konflikti, atëherë Rusia do të fitojë, ngase separatistët pro-rusë pa ndonjë problem po e kontrollojnë lindjen e Ukrainës./21Media

Beogradi i frikësohet formimit të Asociacionit të Luginës

0

Shqiptarët nga Lugina e Preshevës (jugu i Serbisë, siç i thonë medie e Beogradit) për të shtunën planifikojnë të shpallin Asociacionin e Komunave të banuara me popullatë shqiptare.

Portali “Kurir” i Beogradit këtë e quan “plan të ferrit” dhe shton se, transmeton Koha.net, përfshin edhe trazira nëse kundërshtohet dhe se shqiptarët në këtë qëllim e kanë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës si përgjigje ndaj formimit të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.

“Në takimin sekret të mbajtur në Preshevë të hënën, në të cilin kanë marrë pjesë Jonuz Musliu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe zëvendësi i tij Shukri Imeri, pastaj Nagip Arifi, kryetari i komunës së Bujanocit dhe Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës, janë marrë vesh që më 12 shtator të mbajnë mbledhjen me të gjithë asamblistët shqiptarë nga tri këto komuna (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë). Edhe pse është planifikuar që deklaratën për themelimin komunave të populluar me shqiptarë ta propozojnë formalisht këshilltarët e tyre, pas saj në fakt qëndrojnë këta katër persona që e kanë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës”, citon “Kurir” bashkëbiseduesin.

Sipas portalit , krerët e Preshevës e të Bujanocit në atë mbledhje vetë kanë propozuar se shqiptarët duhet “vendosmërisht të përgjigjen” ndaj formimit të AKS-së në Kosovë.

“Kemi përkrahjen e Prishtinës, konkretisht të Republikës së Kosovës, që këtë plan ta dërgojmë në fund të shtunën. Nëse Beogradi do të jetë kundër, ne do t’i organizojmë njerëzit tanë këtu por edhe nga Kosova që të dalin rrugë. Kjo do të jetë një përgjigje jona e rreptë për atë që serbë kanë fituar në Kosovë. Do të na mbajnë ndër mend”, citon “Kurir” të ketë thënë Arifi.

“Ajo që ata po planifikojnë është kundër Kushtetutës. Atyre si pakicë kombëtare në Serbi u janë garantuar të gjitha të drejtat. Nëse vërtetë do të formojnë ndo njëfarë asociacioni, është e qartë se ai nuk do të njihet e kundër organizatorëve do të ngrihen padi penale. Nëse do të ndodhin trazira siç është paralajmëruar, organizatorët do të arrestohen”, ka thënë burimi për portalin serb.

​Gjermanisë i duhet fitorja në Irlandë

0

Kampionëve të botës mund të kualifikohen për euro 2016, nëse ata arrijnë fitore kundër Irlandës muajin që vjen. Ndonëse, Gjermania ka tubuar 19 pikë Joachim Low ende nuk është i sigurt në kualifikim.
Ai që Gjermania të sigurojë vendin e tyre në euro 2016 me një fitore ndaj Republikës së Irlandës muajin e ardhshëm pikërisht në Dublin udhëtojnë më 8 tetor.

I pyetur nëse ai pret që Gjermania të mbarojë punën në ndeshen e ardhshme, Low tha për SkySports: “Sigurisht”.