Arrestohet një person për sulmin ndajë veturës së Kryeministrit

0

Policia e Kosovës e ka konfirmuar sulmin që i është bërë eskortës së kryeministrit. Daut Hoxha ka konfirmuar për KosovaPress se me këtë rast është arrestuar një person.

“Me datën 09.09.2015 rreth orës 17:05 minuta në rrugën ‘Ilir Konushevci’, konkretisht para shtëpisë së kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa ka qenë eskorta e kryeministrit ku zyrtarët policor që kanë qenë në përcjellje të kryeministrit me rastin e zbritjes së tij nga vetura kanë tentuar ta legjitimojnë një person i cili nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe ka filluar të ikë nga vendi i ngjarjes. Më pas i dyshuari është kapur në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ dhe është arrestuar nga Policia. Personit të dyshuar iu kanë gjetur në gjep disa sfera( 21 copë), ngjyrë të lojës “ Pain Ball”, ku dyshohet se janë përdorur kundër eskprotës së kryeministrit”, tha për KosovaPress-in zëdhënësi i PK-së Daut Hoxha në një prononcimi përmes telefonit .

Ai deklaroi se të gjitha veprimet e nevojshme policore janë ndërmarrë dhe në konsultim me prokur orin e rastit do të procedohet konform procedurave të parapara ligjore.
Më herët Vetëvendosje me anë të një komunikate dhe në llogarinë e saj në facebook kanë njoftuar se kishin sulmuar eskortën e kryeministrit dhe kanë postuar një video ku pasqyrohej ky veprim.

Greqia në prag të zgjedhjeve të parakohshme

0

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, që zhvillohen më 20 shtator, partia e majtë, Siriza, ka një epërsi prej vetëm 0.5 për qind kundrejt partisë konservatore, Demokracia e Re, dëshmoi rezultati i anketës më të re.
Sipas anketës së bërë nga agjencia Puls, partia e ish-kryeministrit Aleksis Cipras u mbështet nga 26.5 për qind e të anketuarve, ndërsa Demokracia e Re nga 26 për qind.
Cipras në këtë fushatë zgjedhore ka hyrë si aktori kryesor, por disa anketa të bëra gjatë ditëve të fundit dëshmojnë se Siriza tashmë ka humbur epërsinë ndaj Demokracisë së re, të kryesuar nga Vengelis Meimarakis.
Cipras dha dorëheqje nga funksioni i Kryeministrit në fund të gushtit, vetëm shtatë muaj pas fillimit të mandatit të tij katërvjeçar, si rezultat i kryengritjes në radhët e ekstremistëve të majtë në partinë e tij./21Media

Rrahë nënën, arrestohet

0

Mbrëmë policia në Rahovec ka arrestuar një person, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

VV, sërish hedhë ngjyrë në veturën e Kryeministrit

0

Aktivistët e Vetëvendosjes kanë vazhduar edhe në orët e pasdites të sulmojnë veturën e Kryeministri Isa Mustafa, derisa ky i fundit po largohej nga ndërtesa e Qeverisë.

Siç bëhet e ditur në faqen e kësaj lëvizje në rrjetin social Facebook hedhja e ngjyrës në makinën e Kryeministrit Mustafa ka ndodhur rreth orës 17.

Më tej siç shkruhet në këtë postim të Vetëvendosjes, ky subjekt do të kujdeset aq sa të mundet për ta defunksionalizuar punën e Qeverisë e cila sipas tyre po defunksionalizon Kosovën.

Pasi që kanë shkruar “Zajednica, nuk kalon”, aktivistët e saj kanë postuar edhe një video ku demonstrohet hedhja e ngjyrës mbi veturën e kryeministrit.

Junker: Mjaft më fjalë, koha për aksion

0

Kryetari i Komisionit të Evropës, Zhan Klod Junker, ju ka bërë sot thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që pa vonesë të miratojnë planin gjithëpërfshirës për shpërndarjen e refugjatëve nga vatrat e krizës në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Gjatë fjalimit para deputetëve të Parlamentit të Evropës, Junker deklaroi se situata në të cilën gjendet Bashkimi Evropian nuk është aspak e mirë.
Ai më tutje shtoi se unioni aktualisht po përballet me valën e refugjatëve nga Siria, Libia dhe Eritrea, prej nga në Kontinentin e vjetër deri me tani kanë arritur rreth 500 mijë persona dhe shtoi se shtetet evropiane nuk duhet të frikësohen por duhet të aktivizojnë të gjitha institucionet, ngase prioritet i tyre duhet të jetë humanizmi dhe dinjiteti njerëzor.
Kryetari i Komisionit të Evropës përkujtoi se shumë popuj të Evropës gjatë historisë kanë qenë të detyruar të arratisën nga përndjekjet dhe luftërat dhe përmendi edhe refugjatët që hynë në Bashkimin Evropian gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, duke kujtuar se ky konflikt nuk ka ndodhur para qindra viteve, por në fund të shekullit të kaluar.
Junker tha se ka ardhur koha që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ti japim fund shkëmbimit të akuzave mes vete, për të cilat tha se gjithmonë drejtojnë gishtin kah Brukseli kur nuk e kryejnë punën e tyre ashtu si duhet dhe ju bëri thirrje që urgjentisht të pranojnë planin e Komisionit të Evropës, i cili parasheh që 160 mijë refugjatë, të cilët gjenden aktualisht në Greqi, Itali dhe Hungari, të shpërndahen në mënyrë të barabartë në shtetet tjera anëtare të unionit.
Ai më tutje shtoi se pranimi i refugjatëve duhet të jetë i obligueshëm dhe se ata nuk duhet të diskriminohen në baza fetare apo karakteristika tjera personale.
Si masë shtesë Junker propozoi edhe miratimin e një liste të përbashkët evropiane të shteteve të sigurta, nga të cilat azilkërkuesit vijnë jo për shkak të luftërave, por për arsye ekonomike. Ai tha se në këtë listë duhet të përfshihen Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Ai shpjegoi se qytetarëve nga këto shtete nuk do t’iu mohohet e drejta për të kërkuar azil, por qartësoi se kërkesat e tyre do të përpunohen me procedura të përshpejtuara dhe ata që do të refuzohen, do të riatdhesohen në vendet e tyre.

Emine Çunmulaj surprizohet me një Ferrari

0

Modelja Emina Çunmulaj ka marrë një dhuratë shumë të shtrenjtë nga bashkëshorti i saj, Sam Nazarian.

Ndërsa pret të festojë ditëlindjen e saj të 31, Emina është surprizuar nga i shoqi me një “Ferrari” të zi. Makina kushton afërsisht 150 mijë euro, por miliarderi iranian duket se nuk kursehet për nusen e tij me origjinë shqiptare.

Në fund të majit, Emina dhe Sam u martuan në një ceremoni private në hotelin “Nazarian”, në Los Angeles.

Sa i kushtoi Schweinsteiger Unitedit?

0

Fituesi i Kupës së Botës arriti në Old Trafford në një vlerë marrëveshje të konsiderueshme më pak se sa ishte bërë më parë e ditur

“Djajtë e Kuq” kanë paguar hiq më shumë se 9 milion euro. Ky fakt është, zbuluar nga klubi i parë i Gjermanisë TSV 1860 Rosenheim, ku ka luajtur për herë të parë si i ri Shweinsteiger dhe në këtë transferim klubi ka përfituar 38.000 euro. Zyrtari i tyre kryesor financiar, Sandro Sacco, ka bërë me dije se tarifa e transferimit ka qenë 9 millionë euro .

Biserko: Beogradi mund ta keqpërdorë Asociacionin

0

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, shpreh shqetësimin e saj se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë do të mund të përdorej si levë e Beogradit për ta penguar shtetin e Kosovës.
Në një intervistë për lajmi.net, drejtoresha e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Biserko thotë se nëse qeveria serbe do të kishte për qëllim mosfunksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, posaçërisht Kuvendit, sipas saj, këtë mund ta arrijë përmes këtij asociacioni.

Për këtë, Biserko e kritikon edhe vetë planin e Ahtisaarit që, sipas saj, ka lënë shumë hapësirë për keqinterpretim të gjërave.

Kjo aktiviste serbe ka folur edhe për pajtimin historik mes serbëve dhe shqiptarëve si dhe për procesin e shtetformimit për vendet e rajonit.

Ujërat e zeza janë bërë hall i një lagje në Ferizaj

0

Ujërat e zeza që po derdhën për gjatë vijës rrjedhëse të lumit Nerodime në Ferizaj janë bërë problem për banorët e lagjes së Sherretëve

Mungesa e reshjeve ka bërë që ky lum gati të shteroj dhe nëpër shtratin e tij të qarkullojnë vetëm ujërat e zeza që vijnë nga fshatrat e grykës së Jezercit.

Kryetari i lagjes së Sherretëve, Ilir Avdyli, në hall thotë se banorët e kësaj lagjeje të shtyrë nga gjendja e krijuar janë detyruar që të kërkojnë ndihmë në institucionet e pushtetit. Ai shpjegon se këtë gjendje e shkaktojnë ujërat e zeza dhe bllokimi i shtratit të lumit me mbeturina pas të reshurave, gjë që sipas tij po e devijon edhe rrjedhën e lumit.

“Kjo pjesë është duke pasur probleme me ujërat e zeza si dhe me shtratin e lumit i cili po mbushet nga të reshurat e ku si rezultat e kësaj lumi po del nga rrjedha normale e tij. Ne ishim në komunë dhe kemi marrë premtime nga zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike se kjo gjendje do të sanohet menjëherë” ,shpjegon Avdyli.
Ndërkohë pas inspektimit të gjendjes së lumit, komuna ka ndërmarr veprime në sanimin e gjendjes së krijuar në atë pjesë.

Përfaqësuesi i firmës kontraktuese “Rahovica” ka thënë se bëhet fjalë për një pjesë të madhe të dheut që duhet hequr nga shtrati në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i ujërave. Ai e ka përshkruar gjendjen më të rëndë tek vendi i quajtur “Ura e Dudit”, e cila për shkak të një kthese aty po stacionohen mbeturinat që po i sjell shtrati i lumit.

Mësohet se ky problem do të zgjidhet atëherë kur të eliminohen mosmarrëveshjet pronësore për pjesën nëpër të cilën duhet të kaloj rrjeti i kanalizimit deri te kolektori kryesor. Deri atëherë ujërat e zeza do të derdhet në shtratin e lumit, të cilat edhe do të sjellin probleme për banorët e kësaj zone.

Rektori Zejnullahu: Nuk do të lejoj prodhim të analfabetëve në UP

0

Senati i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” do të mbahet nesër prej orës 09:00. Në rend dite do të jetë edhe çështja e zgjedhjes së stafit akademik, bazuar në konkursin e shpallur në janar të këtij viti, e që do të jetë hera e katërt që do të dal për votim në këtë Senat.

Avancimi i personelit akademik në UP e ka ndarë tashmë në dysh këtë institucion. Rektori Ramadan Zejnullahu po refuzon që propozimet nga fakultetet të votohen në ‘pako’ në Senat.

Ndërsa, shumica e senatorëve tri herë radhazi në Senat kanë këmbëngulur dhe po këmbëngulin që të votohet për atë që ka vendosur komisioni i studimeve dhe këshilli i fakulteteve, si dhe të shkohet me votim në pako.

Burime të gazetës “Zëri” brenda UP-së thonë se përplasjet rreth avancimit të stafit akademik do të shfaqen dhe nesër në mbledhjen e Senatit, madje senatorët sipas këtij burimi po përgatiten të kërkojnë dhe dorëheqjen apo shkarkimin e rektorit Zejnullahu. Mbledhja e fundit e Senatit më 30 qershor u ndërpre njëanshëm nga ana e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Image
Zejnullahu tha sot për “Zërin”, se edhe nesër (enjte) nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i tij. “Asnjëherë nuk kam deklaruar se tërhiqem, do të bëjmë një vlerësim të kandidatëve që të garantojë që secila thirrje e ka bazën e fortë ligjore”. Zejnullahu thotë se është i vendosur të mos ndjek rrugën që duan një pjesë e senatorëve për ta quar, sipas tij drejt jogligjshmërisë UP-në.

“Nëse heq dorë nga qëndrimi im është baraz me vdekje, shkojmë drejt rënies dhe jo ngritjes”. Ai thotë se është vendosur të mos e bëjë të parën. “Nëse shtetit i vyejnë analfabeta le ta sjellë tjetër kënd, unë jo”, ka thënë rektori Zejnullahu për “Zëri”.

Në mesin e atyre që janë refuzuar nga komisioni për studime në Rektorat me arsyetimin se nuk i plotësojnë kriteret statutare për thirrje akademike më të lartë ka edhe shumë emra të njohur për publikun, disa nga ta dekanë, politikanë, zyrtarë të lartë të shtetit, si: Ethem Çeku, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe ish-ministër; Skender Ahmeti, dekan i Fakultetit Ekonomik; Naser Kabashi, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës; Linda Grapci-Kotorri, prorektore e Universitetit të Pejës; Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit dhe ish-ministër; Mytaher Haskuka, deputet i LVV në Kuvendin e Kosovës; Kemajl Kurteshi dhe Sabrije Osmanaj, anëtarë të Senatit të UP-së; Safet Merovci, anëtar i Këshillit Drejtues të UP, e të tjerë, transmeton zeri.info

Në raportin e komisionit të studimeve të Rektoratit një kopje të së cilës ka siguruar gazeta, përgjigja që jepet për shumicën e këtyre kandidatëve është se nuk kanë punime të mjaftueshme për tu avancuar dhe propozohene të qëndrojnë në thirrjen e mëparshme. Në rend dite do të jetë edhe kërkesa e studentëve për afate shtesë për provime, ndërmjet afateve të rregullta.