VV, sërish hedhë ngjyrë në veturën e Kryeministrit

TË FUNDIT

Aktivistët e Vetëvendosjes kanë vazhduar edhe në orët e pasdites të sulmojnë veturën e Kryeministri Isa Mustafa, derisa ky i fundit po largohej nga ndërtesa e Qeverisë.

Siç bëhet e ditur në faqen e kësaj lëvizje në rrjetin social Facebook hedhja e ngjyrës në makinën e Kryeministrit Mustafa ka ndodhur rreth orës 17.

Më tej siç shkruhet në këtë postim të Vetëvendosjes, ky subjekt do të kujdeset aq sa të mundet për ta defunksionalizuar punën e Qeverisë e cila sipas tyre po defunksionalizon Kosovën.

Pasi që kanë shkruar “Zajednica, nuk kalon”, aktivistët e saj kanë postuar edhe një video ku demonstrohet hedhja e ngjyrës mbi veturën e kryeministrit.