Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, që zhvillohen më 20 shtator, partia e majtë, Siriza, ka një epërsi prej vetëm 0.5 për qind kundrejt partisë konservatore, Demokracia e Re, dëshmoi rezultati i anketës më të re.
Sipas anketës së bërë nga agjencia Puls, partia e ish-kryeministrit Aleksis Cipras u mbështet nga 26.5 për qind e të anketuarve, ndërsa Demokracia e Re nga 26 për qind.
Cipras në këtë fushatë zgjedhore ka hyrë si aktori kryesor, por disa anketa të bëra gjatë ditëve të fundit dëshmojnë se Siriza tashmë ka humbur epërsinë ndaj Demokracisë së re, të kryesuar nga Vengelis Meimarakis.
Cipras dha dorëheqje nga funksioni i Kryeministrit në fund të gushtit, vetëm shtatë muaj pas fillimit të mandatit të tij katërvjeçar, si rezultat i kryengritjes në radhët e ekstremistëve të majtë në partinë e tij./21Media
