Policia e Kosovës e ka konfirmuar sulmin që i është bërë eskortës së kryeministrit. Daut Hoxha ka konfirmuar për KosovaPress se me këtë rast është arrestuar një person.
“Me datën 09.09.2015 rreth orës 17:05 minuta në rrugën ‘Ilir Konushevci’, konkretisht para shtëpisë së kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa ka qenë eskorta e kryeministrit ku zyrtarët policor që kanë qenë në përcjellje të kryeministrit me rastin e zbritjes së tij nga vetura kanë tentuar ta legjitimojnë një person i cili nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe ka filluar të ikë nga vendi i ngjarjes. Më pas i dyshuari është kapur në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ dhe është arrestuar nga Policia. Personit të dyshuar iu kanë gjetur në gjep disa sfera( 21 copë), ngjyrë të lojës “ Pain Ball”, ku dyshohet se janë përdorur kundër eskprotës së kryeministrit”, tha për KosovaPress-in zëdhënësi i PK-së Daut Hoxha në një prononcimi përmes telefonit .
Ai deklaroi se të gjitha veprimet e nevojshme policore janë ndërmarrë dhe në konsultim me prokur orin e rastit do të procedohet konform procedurave të parapara ligjore.
Më herët Vetëvendosje me anë të një komunikate dhe në llogarinë e saj në facebook kanë njoftuar se kishin sulmuar eskortën e kryeministrit dhe kanë postuar një video ku pasqyrohej ky veprim.
