Lufta e harruar

TË FUNDIT

Konflikti në Ukrainë ngadalë po sigurt po zhvendoset nga qendra e vëmendjes. Kanë kaluar 18 muaj që nga momenti kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë, ndërsa rajoni i Donbasit, në lindje të vendit, ra në duart e separatistëve pro-rusë. Perëndimi sulmoi Presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, me të gjitha sanksionet e mundshme, ndërsa marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit u kthyen në periudhën e Luftës së Ftohtë. Megjithatë, me kalimin e kohës, Ukraina po përmendet gjithnjë e më pak.
Një nga arsyet gjithsesi është numri i madh i lajmeve që po vijnë nga vatrat tjera të krizës në botë, para se gjithash ato në Siri dhe Irak, si dhe vala e madhe e refugjatëve që ka vërshuar Evropën.
Deshi apo nuk deshi bota të pranoi, Putini tashmë ka fituar në Ukrainë dhe i ka dëshmuar Perëndimit se këtë mund ta bëjë edhe përkundër sanksioneve, shkroi gazeta amerikane, Uashington Post.
Putin para një viti ndërmori veprimin vendimtar dhe para gjithë botës tha se nuk dëshiron konflikt të armatosur me vëllezërit ukrainas, por një zgjidhje paqësore të konfliktit. Në këtë mënyrë ai ja lidhi këmbët Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian, që ndoshta kishin pritur një reagim më të ashpër të presidentit rus.
Megjithatë, edhe pse ushtria ruse nuk ka hyrë zyrtarisht në Ukrainë, dihet se Kremlini po ndihmon separatistët pro-rusë.
Uashington Post shkroi se Putin në këtë mënyrë i tregoi Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimor se nëse ndodh konflikti, atëherë Rusia do të fitojë, ngase separatistët pro-rusë pa ndonjë problem po e kontrollojnë lindjen e Ukrainës./21Media