Ilazi, bënë thirrje për përshpejtim të procesit të integrimit evropian

TË FUNDIT

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Polonisë dhe në kuadër të këtij Forumi ai sot ka qenë pjesë e panelit të Forumit Ekonomik te Liderëve të Rinj me titull “Çfarë mund të bëjnë liderët e së ardhmes të shpëtojnë projektin Evropian”.

Në panel së bashku me zëvendesministrin Ilazi ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Austriake si dhe të Latvisë.
Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Ilazi theksoi rëndësinë që procesi i integrimit evropian ka pas dhe vazhdon të ketë për pajtimin, paqen dhe prosperitetin në Ballkan.

“Pa perspektiven evropiane, Ballkani do të kishte të pamundur të bënte hapin drejt pajtimit dhe orientimit kah zhvillimi, prandaj forcimi i perspektives evropiane për rajonin, duke përshpejtuar procesin e integrimit duhet të jetë objektive strategjike e BE-së, sepse përafrimi i vendeve të Ballkanit me BE-në, kontribuuan në sigurinë dhe zhvillimin e rajonit”, ka thënë Ilazi.

Duke folur për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, zëvendësministri Ilazi deklaroi se “vendi im, vazhdon të jetë i izoluar, dhe jemi mbrapa nà « procesin e integrimit në krahasim me vendet e tjera. Nënshkrimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës është konfirmim dhe konkretizim i perspektives evropiane për Kosovën, gjë të cilën e mbështesin të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian”.

Christoph Zoepel, ish Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, gjatë diskutimit deklaroi se problemi i BE-së është fakti që rreth 22 milionë njerëz nuk janë pjesë e saj, e që duhet të jenë, duke përfshirë edhe Kosovën.

Në Forumin Ekonomik të Liderëve të Rinj po marrin pjesë 350 pjesëmarrës nga 42 shtete.