Kim Jong-Un i ka ditët e numëruara në pushtet

TË FUNDIT

​Dezertori koreanoverior, i cili ka dashur të qëndrojë anonim, ka deklaruar se diktatura brutale e Kim Jon-un-it “do të përjetojë një kolaps në dhjetë vjetët e ardhshme”.
Ai ende nuk ka dashur që të identifikohet pasi që ka dashur të ruaj familjen e tij që gjendet në Kore, përderisa, ai nga ky shtet ka ikur vitin e kaluar.

“Regjimi i Kim Jong-un është në fazën më jostabile”, ka thënë ky dezertor, duke thënë se kjo diktaturë do të jetë më jetëshkurtra, raporton “Independent”.

Si gjyshi dhe babai i diktatorit e kanë udhëhequr regjimin e tyre më shumë se dy dekada. Megjithatë, spastrimi që nisi në vitin 2013 si dhe ekzekutimi i dajës së tij Jang Song Tek, ka bërë që edhe banorët e këtij shteti të humbin besimin tek lideri i tyre, transmeton lajmi.net.

“Me siguri të plotë u them se regjimi i Koresë së Veriut do të përjetojë një kolaps në dhjetë vjetët e ardhshme”, ka thënë ky dezertor.

Ndërkohë, organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut e kanë përshkruar situatën në Korenë e Veriut si të “tmerrshme”.