Spanjë:Treni përplaset ,27 të plagosur

0

Të paktën 27 pasagjerë u plagosën në aksidentin e trenit që ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin spanjoll Bilbao, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Mbrojtjes Civile në Baski deklaroi se aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes, kur një tren pasagjerësh u përplas me një pengesë në stacionin hekurudhor në stacionin Abando në qendër të Bilabaos.

Për shkak të përplasjes së fuqishme janë plagosur 27 udhëtarë, përfshirë 20 me plagë të lehta dhe shtatë të cilët janë mbajtur në spital.

Në momentet e aksidentit në tren ndodheshin 250 pasagjerë dhe pritet që hetimet të tregojnë shkaqet e mos funksionimit të sistemit të frenimit.

Si ta keni frizurën e ëndërrave?

0

Ua zbulon eksperti i cili është përgjegjës për frizurat e përsosura të Gwyneth Paltrow dhe Michelle Williams.
Lexoni këshillat e ekspertit për flokë nga studioja L’Oréal Paris, Peter Gray, i cili është përgjegjës për frizurën e yjeve, siç janë Michelle Williams dhe Gwyneth Paltrow.

“Nëse çdoherë keni pasur flokë të drejta, sigurisht tërë jetën keni ëndërruar për kaçurrela. Njësoj, edhe në qe kemi flokë të hollë ëndërrojmë për flokë me volum të madh. Kjo është qështje e natyrës njerëzore: çdoherë e dëshirojmë atë që nuk mund ta kemi”, thotë Peter Gray, ambassador i studios L’Oréal Paris, i cili është përgjegjës për frizurat e yjeve, siç janë Michelle Williams dhe Gwyneth Paltrow.

Për fatin tonë, aty kë nëna natyrë ka ndaluar, ka vazhduar dituria dhe në treg ka paraqitur një varg prodhimesh për trajtimin dhe stajlingun e flokëve, me të cilat mund të arrihet çfarëdolloj qoftë pamje! Kështuqë, edhe femrat me flokë të drejta mund të kenë flokë kaçurrele me ndihmën e prodhimeve të sakta dhe me pak mund.

“Gjithçka mvaret nga bllokimi i lagështirës. Floku është sikur sfungjeri, ka strukturë poroze e cila e mban lagështirën. Prodhimet të cilat e forcojnë kaçurrelin e flokut janë të dizajnuara në atë mënyrë që e lyejnë flokun e lagur, ngjajshëm sikur që ngjyra e mbulon drurin, kështuqë e bllokon lageshtirën dhe i mirëmban dallgët e flokëve. Prandaj duhet të thani flokun në mënyrë që të mbajë atë formë”, shpjegon Gray, duke rekomanduar spraj për krijimin e kaçurrelave, i cili spraj përdoret në flokun e lagur.

“Poashtu mund të shtoni edhe spirale (llokne) edhe t’i mbani në flokë derisa flokët nuk thahen në mënyrë natyrore, gjë që i jep flokëve teksturë pasiqë t’i keni hequr spiralet. Në vend të kësaj, hudhni sprajin në flokë dhe lidhni flokët në bishta të vegjël. Mëpastaj thani me difuzer”, këshillon frizeri i njohur Peter Gray.

“Shumë femra as që janë të vetëdijshme për potencialin e krijimit të pamjeve të ndryshme me anë të prodhimeve të ndryshme, sepse thjeshtë nuk janë të njohtuara me gjitha gjërat që ekzistojnë. Shumica e njerëzve e shohin serumin si zgjidhje ideale, sepse ai është një nga prodhimet e para që janë zbuluar. Por kjo është njësoj sikur të gjithë njerëzit të fillojnë të shfrytëzojnë të njejtin krem për fytyrë. Sekreti fshihet aty që të gjeni prodhimin e saktë për llojin tuaj të flokëve”, konkludon Gray.

Prandaj eksperimentoni: provoni frizurë të re, hiqni shtresat nga flokët tuaja, hidhni thekët e flokëve në anën tjetër të fytyrës ose krijoni nëse këni volum të njëtrajtshëm të flokëve. Këshillonu me frizerin tuaj dhe vendosni për ndryshimin. Pyesni me cilin prodhim mund ta rregulloni frizurën tuaj dhe ndryshojeni!

“Nëse doni flokë të shkëlqyer të cilat nuk janë të elektrizuara, duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës në të cilën e thani skalpin (lëkurën) e kafkës. Për teksturë më të butë duhet që në mënyrë të rregullt të veproni me flokun tuaj. Njerëzit me shumë ashpërsi i fërkojnë flokët, sikur të ishte fjala për ndonjë leckë të vjetër. Flokun duhet ta trajtoni sikur të ishte një xhup nga kashmiri! Tekstura e flokut është shumë delikate, ndërsa më e ndjeshme është kur dilni nga dushi”, këshillon Gray.

​Bajrami-Delawie: SHBA-të mbeten të përkushtuara ndaj Kosovës

0

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, të cilin e ka shoqëruar edhe drejtori i USAID-it për Kosovë, James Hope.

Sipas komunikatës së MTI-së, Ministrja Bajrami e ka falënderuar ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Republikës së Kosovës.
“Dy vendet tona kanë marrëdhënie të mrekullueshme dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA ka ofruar në momentet kyçe të Kosovës. Mbi këto marrëdhënie ne duhet të ndërtojmë bashkëpunimin e mëtejshëm ekonomik dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare”, ka thënë ajo, duke falënderuar po ashtu USAID-in për përkrahjen e jashtëzakonshme që ka ofruar për përmirësimin e shumë fushave dhe sektorëve që janë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Bajrami e ka informuar ambasadorin me prioritetet e Ministrisë në përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka një portofol të rëndësishÃ
«m dhe
unë jam e përkushtuar për ta bërë këtë institucion një mbështetës të fortë të bizneseve. Me riaktivizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ne kemi institucionalizuar dialogun me bizneset dhe shoqatat e tyre përkatëse. Në mënyrë që ky Këshilli të jetë më funksional ne kemi themeluar katër grupe punuese të përbëra nga përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante për të adresuar çështje të rëndësishme, ka thënë Bajrami.
Ajo ka përmendur mbështetjen e USAID-it për të zbatuar Kontratën për qendrën turistike në Brezovicë dhe po ashtu mbështetjen kruciale të USAID-it me projektin e Skemës për Garantimin e Kredive me anë të të cilit do të lehtësohet qasja në financa për bizneset duke siguruar garanci kolaterali deri në 50%.

“Ne jemi duke marrë hapa për të përmirësuar infrastrukturën e cilësisë dhe për të ndërtuar kapacitetet e nevojshme në agjencitë përkatëse si: Metrologj ia, Akrediti dhe Standardizimi”, ka thënë ajo.

Bajrami dhe ambasadori Delawie kanë diskutuar edhe për angazhimin e Ministrisë për projekte tjera të rëndësishme që përkrahen nga USAID-i. Ambasadori Delawie ka thënë se vendi i tij është i përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës dhe se përkrahja amerikane për institucionet e Kosovës, do të jetë e vazhdueshme.

Mitrovicë: Vdes foshnja, prindërit akuzojnë mjekët

0

Sot në Mitrovicë është raportuar për një vdekje të dyshimt të një foshnje.
Sipas ankuesit, gruaja e tij sot kishte lindur një foshnje, mirëpo më vonë foshnja kishte vdekur.

Ankuesi dyshon se foshnja ka vdekur nga moskujdesi i personelit në repartin e gjinekologjisë në spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Kufoma e foshnjës, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion.

Hiqet pika vrojtuese në urën kryesore të Mitrovicës

0

Këshilltari kryesor politik i ministres për Dialog Edita Tahiri, Dren Zeka, në një deklaratë për KosovaPress-in, njofton se sot është hequr sot pika vrojtuese në urën kryesore të Mitrovicës.

“Marrëveshja për shuarjen e të ashtuquajturës ‘mbrojtja civile’, e arritur më 26 mars 2015, në pikën 13. të saj ka paraparë që tri pikat e vrojtimit nga rruga Mitrovicë për në Jarinjë të largohen dhe pika vëzhguese e vendosur në pjesën veriore në urën kryesore të Mitrovicës t’i dorëzohet Policisë së Kosovës. Më 11 qershor 2015 është bërë heqja e tri pikave të vrojtimit në mes të rrugës Mitrovicë-Jarinjë, përkatësisht në Jarinjë, Leposaviq dhe në dalje të rrugës nga komuna veriore e Mitrovicës. Pas dorëzimit tek Policia e Kosovës më 11 gusht të pikës vrojtuese që gjendet në urën kryesore të Mitrovicës, sot, më 14 shtator 2015, u bë edhe heqja e saj”, i tha Dren Zeka KosovaPress-it.

Prokuroria heton pasurinë e Murat Mehës!(VIDEO)

0

Prokuroria Themelore nis hetimet ndaj drejtorit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha me dyshimin se ka kryer vepër penale “mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë si zyrtar i shtetit”. Por, Meha thotë se kjo nuk qëndron dhe se nuk është aspak i sheqtësuar, sepse, siç thotë ai pasurinë e ka fituar me mund dhe punë të cilën e ka raportuar në Agjencinë Kundër Korrupsion./ 21 Media

Aksident me fatalitet në Deçan

0

Sot në magjistralen Deçan-Gjakovë në mes fshatrave Drenoc-Preilep,ka ndodhur një aksident ku si pasojë ka edhe të vdekur.
Sipas burimeve të RTV21,mësohet se 2 persona kanë humbur jetën në këtë aksident,kurse shkaqet e aksidentit nuk dihen ende./21Media

Kontrolli i kufijve në Shengen mund të zgjasë maksimalisht 6 muaj

0

Shtetet anëtare të zonës Shengen në raste dhe situata të jashtëzakonshme mund të rikthejnë kontrollet kufitare për një periudhe maksimale prej gjashtë muajve, kanë qartësuar burime në selinë e Komisionit të Evropës në Bruksel.
Një zyrtar i lartë i Komisionit të Evropës, i cili deshi të mbetet anonim, tha se rregullat e Shengenit i lejojnë shteteve anëtare vendosjen e kontrolleve kufitare deri në 30 ditë, me mundësi që këto masa të ripërtërihen maksimalisht gjashtë herë me radhë.
Kufijtë mund të kontrollohen në mënyrë sistematike vetëm në raste të situatave të jashtëzakonshme, të cilat sipas rregullave të Shengenit ndahen në situata të parashikueshme dhe të paparashikueshme.
Afati i përmendur prej gjashtë herë nga një muaj vlen vetëm për situatat e parashikueshme, ndërsa në rastin e situatave të paparashikueshme kufijtë mund të kontrollohen më së gjati dy muaj, respektivisht gjashtë herë nga 10 ditë.
E drejta për kontrollin e kufijve për shkak të një situate të paparashikueshme deri me tani është shfrytëzuar vetëm një herë dhe atë në vitin 2011, kur Norvegjia riktheu kontrollet, pas sulmeve terroriste të ndërmarra nga Anders Brejvik në Osllo dhe në ishullin Utoja.
Në Bruksel u qartësua se Gjermania ka vepruar në përputhje me rregulloret, pasi që ka njoftuar paraprakisht Komisionin për kthimin e kontrollit në kufi me Austrinë, por se këtë nuk e ka bërë edhe Austria, e cila njoftoi sot se do të angazhoi ushtrinë, për të kontrolluar kufirin me Hungarinë./21Media

AAK: Pse çështja e FAK-ut po zhagitet? (VIDEO)

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi sot që ligji për Forcat e Armatosura të Kosovës të miratohet menjëherë në Kuvend. AAK-ja idetë e kryeministrit për modele të tjera të transformimit të FSK-së në ushtri i quajti lojëra. / 21 Media

​ASK: Kapacitetet hoteliere janë shfrytëzuar me 15,70%

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë të vitit 2015, sipas të cilave kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 15.70%.

Pjesë e kësaj anketa, sipas komunikatës së ASK-së, janë 105 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, ku pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, etj.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i vizitorëve është 38.560, prej tyre 42.32 % janë vizitorë vendorë dhe 57.68 % janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në të njëjtën periudhë është 53.486, prej tyre 38.44 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 61.56 % janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 25.650 vizitorë dhe 36.215 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Ndërsa, sa u përket shteteve se prej nga vijnë vizitorët e huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, SHBA-të, Gjermania, etj.