Si ta keni frizurën e ëndërrave?

TË FUNDIT

Ua zbulon eksperti i cili është përgjegjës për frizurat e përsosura të Gwyneth Paltrow dhe Michelle Williams.
Lexoni këshillat e ekspertit për flokë nga studioja L’Oréal Paris, Peter Gray, i cili është përgjegjës për frizurën e yjeve, siç janë Michelle Williams dhe Gwyneth Paltrow.

“Nëse çdoherë keni pasur flokë të drejta, sigurisht tërë jetën keni ëndërruar për kaçurrela. Njësoj, edhe në qe kemi flokë të hollë ëndërrojmë për flokë me volum të madh. Kjo është qështje e natyrës njerëzore: çdoherë e dëshirojmë atë që nuk mund ta kemi”, thotë Peter Gray, ambassador i studios L’Oréal Paris, i cili është përgjegjës për frizurat e yjeve, siç janë Michelle Williams dhe Gwyneth Paltrow.

Për fatin tonë, aty kë nëna natyrë ka ndaluar, ka vazhduar dituria dhe në treg ka paraqitur një varg prodhimesh për trajtimin dhe stajlingun e flokëve, me të cilat mund të arrihet çfarëdolloj qoftë pamje! Kështuqë, edhe femrat me flokë të drejta mund të kenë flokë kaçurrele me ndihmën e prodhimeve të sakta dhe me pak mund.

“Gjithçka mvaret nga bllokimi i lagështirës. Floku është sikur sfungjeri, ka strukturë poroze e cila e mban lagështirën. Prodhimet të cilat e forcojnë kaçurrelin e flokut janë të dizajnuara në atë mënyrë që e lyejnë flokun e lagur, ngjajshëm sikur që ngjyra e mbulon drurin, kështuqë e bllokon lageshtirën dhe i mirëmban dallgët e flokëve. Prandaj duhet të thani flokun në mënyrë që të mbajë atë formë”, shpjegon Gray, duke rekomanduar spraj për krijimin e kaçurrelave, i cili spraj përdoret në flokun e lagur.

“Poashtu mund të shtoni edhe spirale (llokne) edhe t’i mbani në flokë derisa flokët nuk thahen në mënyrë natyrore, gjë që i jep flokëve teksturë pasiqë t’i keni hequr spiralet. Në vend të kësaj, hudhni sprajin në flokë dhe lidhni flokët në bishta të vegjël. Mëpastaj thani me difuzer”, këshillon frizeri i njohur Peter Gray.

“Shumë femra as që janë të vetëdijshme për potencialin e krijimit të pamjeve të ndryshme me anë të prodhimeve të ndryshme, sepse thjeshtë nuk janë të njohtuara me gjitha gjërat që ekzistojnë. Shumica e njerëzve e shohin serumin si zgjidhje ideale, sepse ai është një nga prodhimet e para që janë zbuluar. Por kjo është njësoj sikur të gjithë njerëzit të fillojnë të shfrytëzojnë të njejtin krem për fytyrë. Sekreti fshihet aty që të gjeni prodhimin e saktë për llojin tuaj të flokëve”, konkludon Gray.

Prandaj eksperimentoni: provoni frizurë të re, hiqni shtresat nga flokët tuaja, hidhni thekët e flokëve në anën tjetër të fytyrës ose krijoni nëse këni volum të njëtrajtshëm të flokëve. Këshillonu me frizerin tuaj dhe vendosni për ndryshimin. Pyesni me cilin prodhim mund ta rregulloni frizurën tuaj dhe ndryshojeni!

“Nëse doni flokë të shkëlqyer të cilat nuk janë të elektrizuara, duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës në të cilën e thani skalpin (lëkurën) e kafkës. Për teksturë më të butë duhet që në mënyrë të rregullt të veproni me flokun tuaj. Njerëzit me shumë ashpërsi i fërkojnë flokët, sikur të ishte fjala për ndonjë leckë të vjetër. Flokun duhet ta trajtoni sikur të ishte një xhup nga kashmiri! Tekstura e flokut është shumë delikate, ndërsa më e ndjeshme është kur dilni nga dushi”, këshillon Gray.