Prizren, nënshkruhen kontratat e para për subvencionim në pagë

0

​Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të nënshkruajnë kontratat e para me kompanitë vendore nga Prizreni të cilat janë përzgjedhur nga Programi për Subvencionimin e Pagës, në një ceremoni që do të mbahet sot, me fillim në ora 14:00, në hotel Theranda në Prizren.

Ky program për subvencionimin e pagës, që bashkëfinancohet nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ka për qëllim përkrahjen e punëdhënësve të cilët ofrojnëmundësi punësimi afatgjatë sidomos për të rinjtë dhe të papunët nga grupet e cenuara.
Programi nënkupton pagesën e së paku 50 përqindëshit të pagave për punëtorët e rinj që bizneset i punësojnë, ku deri në fund të vitit do të përfitojnë së paku 1500 persona.

Në ceremoni do të marrin pjesë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,Arban Abrashi, ambasadorja e Finlandës Anne Huhtamӓki, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andrew Rrusell, si dhe përfitues të skemës së Subvencionimit në Pagë dhe përfaqësues të Zyrave për Punësim, të UNDP-së dhe të MPMS-së

Mitrovicë, debat për rolin e grave në parandalimin e ekstremizmit

0

Qendra për Studime të Sigurisë, mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian – përfaqësuesi Special i BE-së, organizon diskutim në tryezë të rrumbullakët në Mitrovicë për rolin e grave në parandalimin e ekstremizmit të dhunës në Kosovë.

Debati, siç njoftuan organizatorët, është pjesë e projektit “Tregimi i dy qyteteve, radikalizimi dhe kundër-narracioni” që po mbahet në Vushtrri dhe Mitrovicë. Qëllimi i projektit është ngritja e vetëdijesimit në mesin e qytetarëve në parandalimin e ekstremizmit dhe kontributin e kundër-narracionit në propagandën e përhapur nga grupet ekstremiste në Kosovë.

Tryeza do të organizohet në restorantin “Vapiano” në Mitrovicën e jugut, me fillim në orën 10:30, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile, komuniteti islamik të Kosovës, qytetarëve, Policisë së Kosovës etj.

Fillon Festivali i parë Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec

0

Fillon sot në Rahovec edicioni i parë i “Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë” – IPF, i cili do të zgjasë tri ditë, deri më 17 shtator, me pjesëmarrjen e rreth 40 poetëve nga vende të ndryshme të botës.

Përveç leximit të poezive nga poetët e pranishëm, në këtë edicion të parë të festivalit do të bëhet edhe prezentimi i librit “The Winekeeper” të poetit amerikan William S. Peters.

Hapja zyrtare e IPF bëhet sot në ora 15:00, në Hotelin “Esra Pallace

Publikohet hulumtimi për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë

0

Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) sot në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian (EUICC) në Prishtinë, nga ora 10:30 bën lancimin e hulumtimit “Mbrojtja e dëshmitarëve në Republikën e Kosovës”.

Ky hulumtim përmban një analizë mbi politikat për mbrojtjen e dëshmitarëve duke dhënë një vështrim të përgjithshëm mbi ligjin e aplikueshëm për këtë çështje dhe duke identifikuar sfidat kyçe rreth tij.
Me këtë rast, siç njoftoi organizatori, janë ftuar zyrtarë relevantë shtetëror për çështjen në fjalë.

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

0

Hapet sot në Kuvendin e Kosovës manifestimi ”Dita Ndërkombëtare e Demokracisë”, me moton“Institucione të hapura – pjesëmarrje qytetare!”. Me këtë rast, Kuvendi i Republikës së Kosovës hap dyert për qytetarë dhe organizohen disa aktivitete.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në orën 10, në hollin e Kuvendit do të mbajë fjalën e hapjes, ndërsa pastaj do të mbajë një fjalë të shkurtër drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, i cili do t’ ia dorëzojë Veselit publikimin e Raporteve Përmbledhëse për Hulumtimet Ligjore për Komisionet Parlamentare.

Veseli më pas do të ketë një bashkëbisedim me përfaqësues të organizatave që e mbështesin Kuvendin dhe me ata të Shoqërisë Civile. Në vijim do të bëhet prezantimi i PlatformësDigjitale për Pyetje Parlamentare, përgatitur nga KDI-ja, si dhe hapja ePanairit me rastin e shënimit të Ditës së Demokracisë, me një fjalë të kryetarit të Forumit për transparencë parlamentare, Zenun Pajaziti.

Në vazhdim të solemnitetit Veseli do të vizitojë Panairin e OJQ-ve dhe ekspozitën e piktorëve filloristë. Me këtë rast do të bëhet ndarja e çmimeve tre piktorëve të rinj, sipas konkursit të shpallur nga Kuvendi, me rastin e kësaj dite

Dorëzohet sot peticioni për liberalizimin e vizave

0

Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij sot do të bëjnë dorëzimin e 54.829 nënshkrimeve të mbledhura për fushatën për liberalizim të vizave.

Peticioni do t’i dorëzohet përfaqësuesit të Zyrës së Bashkimit Evropian Samuel Zbogar në zyrat e EU Info Center në orën 14:00, ndërsa në orën 15:00 peticioni do t’i dorëzohet ministrit për Integrim Evropian, Bekim Ҫollaku, në zyrën e tij në ndërtesën e Ministrisë.

Fushata për liberalizim të vizave ka filluar në prill të këtij viti, përkatësisht me letrën e hapur që Shoqëria Civile ia ka dërguar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Frederika Mogherini-t. Fushata ka vazhduar me vendosjen e posterëve senzibilues në hapësirat e Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës me mesazh për pamundësinë e lëvizjes së lirë,si dhe nëpër të gjitha rrjetet sociale.

Fushata ka vazhduar aktivitetin e saj me peticionin online, i cili ka mbledhur afër 4, 000 nënshkrime. Në 7 komunat kryesore të Kosovës, është organizuarmbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët. Atyre iu është dhënë mundësia qëti dërgojnë edhe kartolina të personalizuara Zhbogarit dhe Çollakut për të shprehur pakënaqësinë lidhur me mohimin e së drejtës legjitime, asaj të lëvizjes së lirë.

Interesim për ta nënshkruar këtë peticion kanë shprehur54.829 qytetarë ndërsa gjithsej janë dërguar 1.020 kartolina.Pjesë e fushatës është edhe një film dokumentar i cili pritet të shfaqet në tetor të këtij viti

Moti: Me diell, temperatura 32 gradë

0

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët kurse temperatura maksimale e ditës do të arrijë në 32 gradë. Ndërkaq temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 10 deri 19 gradë Celsius.

Meteorologët parashohin që deri të shtunën në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë e me temperatura mbi mesatarën për këtë kohë. Por që nga e hëna priten vranësira dhe shira lokale si dhe zbritje e temperaturës.

Zyrtarët e OVL të UÇK mashtruan veteranët e UÇK-së

0

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së, ka lëshuar një njoftim ku thuhet se nuk duhet paguar asnjë cent për të marrë Certifikatën e statusit.

Kjo sipas komisioni ka ardhur pasi disa prej të autorizuarave të Komandantëve të Zonave kanë marrë para në formë pagese për t’i dhënë Certifikata.

Komisioni bën të ditur që ky është keqpërdorim nga zyrtarët e OVL UÇK-së dhe këto veprime janë në kundërshtim me vendimet e komisionit.

Ky është njoftimi i plotë:

KOMISIONI QEVERITAR PËR NJOHJEN DHE VERIFIKIMIN E STATUSIT TË DËSHMORIT TË KOMBIT, INVALIDIT, VETERANIT, PJESËTARIT APO TË INTERNUARIT TË LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

NJOFTIM

Duke u bazuar në informatat e ardhura nga tereni komisioni i njofton të gjithë Veteranët se për t’u pajisur me Çertifikata nuk janë të obliguar të bëjnë pagesa në asnjë formë.

Këtë njoftim e bëjmë për arsye se kemi marrë disa ankesa nga tereni ku disa degë të organizatës së Veteranëve të Luftës në rajone të ndryshme të cilët janë autorizuar nga Komandantët e Brigadave për shpërndarjen e Çertifikatave, po aplikojnë pagesa për ata të cilët i marrin Çertifikatat.

Gjithashtu i njoftojmë të gjithë veteranët se asnjë nuk është i obliguar të bëjë pagesë dhe se aplikimi i pagesave për veteranët është keqpërdorim nga ana e zyrtarëve të UVL UÇK-së dhe se këto veprime janë në kundërshtim me vendimet e komisionit.

Me kete rast i’u bëjmë thirrje të gjithe eprorëve të cilët i kanë marr çertifikatat për shpërndarje nga komisioni që të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesen që ato t’u dërgohen personave të cilëve u takojnë .

Thaçi: Politikanët serbë vazhdojnë të flasin me gjuhën e Millosheviqit

0

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se reagimet e Serbisë për të pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO janë në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit.

Ai ka thënë se edhe gjuha me të cilën shërbehen zyrtarët serbë është e papranueshme.

“Mendoj se shumica e shteteve të UNESCO-s e vlerëson atë që ne nuk jemi të angazhuar në një kampanjë të ngjashme negative dhe që ta them të vërtetën, nuk me mbetet merak taktika serbe. Jemi të fokusuar në mbledhjen e votave për njerëzit e ri të Kosovës që të kenë mundësi të njëjtë si edhe te gjithë të rinjtë tjerë në botë duke marrë pjesë në trupin global që i kushtohet kulturës, arsimit, shkencës”, ka thënë Thaçi për të përditshmes serbe “Danas”, transmeton Indeksonline.

Ai ka saktësuar se angazhimet e Kosovës janë të drejtuar në marrin e rekomandimit pozitiv të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s në tetor, e më pas edhe shumicën prej dy të tretave për anëtarësim në nëntor.

Sipas tij, faza e fundit e marrëveshjes se Brukselit i referohet asaj që Serbia përfundimisht ta pranoj planin e Ahtisaarit, që tash po ndodh hap pas hapi, transmeton Indeksonline.

“Implementimi është thelbësor, e gjithashtu është e rëndësishme edhe sjellja në pajtim me marrëveshjen e Brukselit. Në Bruksel, qeveria serbe është treguar shumë e gatshme që të tregoj sjellje ndërfqinjësore ndaj Kosovës, kurse më pas në Paris apo në Nju Jork, ata edhe me tej e përdorin gjuhen e kaluar të Millosheviqit”, ka thënë Thaçit.

Ai ka përseritur se sistemi energjetik do të funksionoj në pajtim me ligjet e Kosovës, telekomunikacioni do të jetë i integruar në rregullatorin e Kosovës, kurse Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës.

“Kosova do t’i ketë Forcat e saja të Armatosura, sepse kjo nuk është vetëm dëshirë, por edhe tregues i domosdoshmërisë. Kemi marrë mjaft mbështetje nga NATO për forcat tona të sigurisë dhe evoluimin e tyre dhe tash gjithashtu e kemi përfunduar edhe Strategjinë e Sigurisë”, ka thënë ai.

Hollande: Do të zhvillojmë sulme ajrore kundër ISIS në Siri

0

Presidenti i Francës, François Hollande, ka deklaruar se Franca duhet të zhvillojë sulme ajrore kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Siri.
“Ne kemi njoftuar për zhvillimin e fluturimeve për të përgatitur terrenin për sulme ajrore nëse do të jetë e nevojshme, dhe në Siri do të jetë e nevojshme”, ka deklaruar Presidenti Hollande.