Zbogar për liberalizim të vizave : Po shihet drita në fund të tunelit

0

Shoqëria civile ka dorëzuar peticionin me mbi 50 mijë nënshkrime te përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zbogar.

Peticioni është nënshkruar nga qytetarët të cilët kërkojnë liberalizim të vizave.

Njëri nga përfaqësuesit e shoqërisë civile Luan Shllaku tha se nga ky petcicion kanë dalë dy mesazhe për Bashkimin Evropian dhe institucionet e Kosovës.

Sipas tij mesazhi i parë është që Kosova të trajtohet njëjtë sikurse vendet tjera si dhe Qeveria e Kosovës të jetë më e përkushtuar për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave/

Ndërsa mesazhi i dytë sipas Shllakut ka të bëjë me atë se qytetarët e Kosovës po pengohen në realizimin e aktiviteteve të tyre ekonomike, kulturore dhe sportive.

Ndërsa përfaqësuesi i BE-së Samuel Zbogar tha se mesazhi i vetëm që mund t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës është se Komisioni Evropian gjatë vjeshtës do të mblidhet për të bërë një raport lidhur me heqjen e vizave duke thënë se tash janë në fund të rrugës

“Po s hihet drita në fund të tunelit dhe nuk duhet të kërkojmë fajtorë”, tha Zbogar

Aktivistët e Shoqërisë civile aktivitetin e tyre e kanë vazhduar edhe te Ministria e Integrimeve Evropiane që edhe atyre t’ua dorëzojë peticionin me nënshkrimet e mbledhura./kp/

zhbogar

​Haradinaj: Pushteti nuk ka vizion për Trepçën

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po kritikon dhe njëherë udhëheqësit e Kosovës rreth çështjes së Trepçës. Ai, në një tryezë organizuar në Mitrovicë për këtë çështje ka thënë se statusquoja për Trepçën është e papranueshme dhe ajo e dëmton rëndë ekonominë e Kosovës.

Sipas Haradinajt, ata që nuk kanë guxim apo dije që ta funksionalizojnë njërin prej aseteve më të rëndësishme që sot i ka Kosova, nuk marrin vesh as nga zhvillimi ekonomik e as nga politika.

“Statusi i padefinuar pronësor i Trepçës, lojërat politike rreth pronësisë së saj dhe borxheve të pretenduara, si dhe frika e Qeverisë që të merret me këtë çështje që është pezull tash e sa kohë, dhe që është shndërruar në një instrument përfitimi individual, na bëjnë të mendojmë se qeveria aktuale, është shndërruar në një qeveri emergjente, e cila të vetmin shqetësim e ka, se si të mos bjerë nga pushteti”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ka vazhduar Haradinaj, duke thënë se: “Një qeveri që i din parametrat e Trepçës do të duhej me u përball me sfidat e saj dhe ta lërë në një gjendje të tillë çfarë është sot, sepse vetëm duke investuar në Trepçë, dhe duke ia ndry shuar statusin, Kosova shumë shpejt do t’i hetonte parametrat real që do të buronin nga Trepça”.

Hitzfeld: Ky Bayern është më i miri në histori

0

Ish trajneri i bavarezëve dhe i kombëtares zvicerane Ottmar Hitzfeld mendon e beson se ky Bayern i Mynihut është i miri që ka qenë ndonjëherë duke thënë se edhe është ndër favoritët kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit.

Hitzfeld, i cili e drejtoi Bayernin në ngadhënjimin e tyre në Ligën e Kampionëve në 2000-2001, nuk ka aspak dyshime se ata kanë cilësi të kurorëzohen edhe këtë vit.

“Bayerni ka ekipin më të mirë që ka pasur ndonjëherë”, ka thënë Hitzfeld pëtr Stuttgarter Nachrichten.

“Ata janë një nga favoritet për të fituar Ligën e Kampionëve së bashku me Barcelonën dhe Real Madridin”, ka thënë Hitzfeld.

Ban Ki Moon: Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Jerusalem

0

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka njoftuar se janë të shqetësuar për rritjen e tencioneve në vendet e shenjta në Jerusalemin e vjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

Ban Ki Moon përmes zëdhënësit të tij ka bërë një deklaratë mbi hyrjen e ushtarëve izraelitë në Xhaminë Aksa dhe për ngjarjet e përjetuara më pas.

Ban Ki Moon shprehu shqetësimet për rritjen e tencioneve në vendet e shenjta në Jeruzalemin e vjetër. Ndërkohë në lidhje me vdekjen e një personi si pasojë e goditjes me gurë nga një hebre në Jerusalemin lindor ai ka cekur rëndësinë e lirisë së fesë dhe ka theksuar se duhet të sigurohet hyrja në vendet e shenjta për të gjithë ata që kanë besime të ndryshme fetare.

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon ka theksuar gjithashtu për rëndësinë e vendosjes së një statusi përfundimtarë me anë të bisedimeve në të gjitha çështjet duke përfshirë vendsojen e një rregulloreje për të gjithë.

Forcat izraelite në fundjavë duke hyrë në xhaminë Aksa u konfliktuan me grupet muslimane brenda xhamisë dhe duke përdorur forcë bllokuan hyrjet në xhami për muslimanët.

Suedi, digjet ndërtesa ku qëndronin fëmijët azilantë

0

I vihet zjarri ndërtesës ku qëndronin 38 fëmijë azilantë të pa shoqëruar në rajonin Norrbotten të Suedisë.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror SVT të Suedisë theksohet se gjatë vënies së zjarrit nga persona të pa identifikuar në qytetin Boden në ndërtesë ndodheshin 36 fëmijë.
Theksohet gjithashtu se zjarri u vendos nën kontroll nga ekipet e zjarrfikëseve dhe se në këtë ngjarje u plagosën lehtë 4 fëmijë.

Drejtori i Policisë së Boden, Mathias Strandberg, ka theksuar se zjarri është shkaktuar si pasojë e një zjarrvënie. Strandberg duke vënë në dukje se hetimet janë në vazhdim ka theksuar se deri tani nuk ka asnjë të ndaluar si i dyshuar për këtë zjarrvënien.

Rashiti: Kosovës i mungojnë ambasadorët për lobim rreth UNESCO-s

0

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO duhet të jetë lart në agjendën e presidentes Jahjaga. Ajo dhe MPJ nuk duhet të vonohen në dekretimin e ambasadorëve në disa vende, në këtë fazë kyçe të lobimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Kështu vlerëson analisti Naim Rashiti, i cili thotë se Beogradi ka mobilizuar tërë diplomacinë e vet kundër Kosovës, kurse diplomatët tanë ende nuk janë në detyrë për të lobuar.

Lexojeni të plotë deklaratën e plotë të tij në Facebook

“Në këta muajt e fundit kam pasur shumë takime në disa kryeqytete evropiane, ku shkarazi kam biseduar edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Proces shumë i rëndësishëm, i cili nëse arrihet, do të demolojë votën dhe lobimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare. Ekipi i Ministrisë së Jashtme me ndihmën e vendeve mike ka bërë punë të shkëlqyer. Vizita e Presidentes Jahjaga në New York dhe takimet e shtatorit në OKB, janë mundësi shumë e mirë për të lobuar dhe siguruar votat; anëtarësimi në UNESCO duhet të jetë lart në agjendën e Presidentes. Megjithatë ka diçk a që Presidenca dhe Ministria e Jashtme nuk e kanë menaxhuar mirë, në fakt janë vonuar shumë. Dekretimin e ambasadorëve në disa vende dhe rajone shumë të rëndësishme. Në fazën kyçe të lobimit, mungojnë ambasadorët në Japoni, Zvicër, Panama, New York. Ambasadori në Paris, Kullashi është në ikje e sipër dhe ende nuk është emëruar/dekretuar zëvendësuesi. Zyrtar të një qeverie evropiane përkrahëse të madhe të anëtarësimit të Kosovës të cilët po lobonin shumë në Azi e Paqësor, u shprehën të mllefosur se si Kosova nuk po bën asgjë në atë pjesë. Ambasada e atij vendi në Tokio kishte provuar të takohej me ambasadorin tonë në Tokio; ku në fakt nuk ka ambasador. Nuk i arsyet e vonesave, por e di që derisa Beogradi ka mobilizuar tërë diplomacinë e vet kundër Kosovës, diplomatët tanë ende nuk janë në detyrë për të lobuar. Prandaj, Presidentja duhet me urgjencë të dekretojë ambasadorët në Zvicër, Japoni, Panama dhe Mini stria e Jashtme e Presidenca të bëjnë emërimet tjera me shpejtësi për vendet tjera, po aq me prioritet, Paris, etj. Mos u vononi…”, ka shkruar analisti dhe njohësi i çështjeve ballkanike të sigurisë, Naim Rashiti, në FB.

Revista “Charli Hebdo” sërish në qendër të vëmendjes

0

Revista satirike franceze, “Charli Hebdo” ka ironizuar sërish me penën e saj, pasi seria e radhës mban në kopertinë karikaturën e fëmijës sirianë, të mbytur në brigjet e Bodrumit të Turqisë, gjatë përpjekjeve që së bashku me familjen e tij të kalojë me anije Detin Mesdhe, në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.
Vetëm pak ditë pasi ishin të shumtë ata që u solidarizuan me pamjen pikëlluese që përcollën fotografitë e trupit të pajetë të Ajlan Kurdit, trupin e të cilit uji e kishte nxjerrë në breg, personeli i redaksisë së “Charli Hebdo” vendosi ta ironizojë vdekjen e të miturit. Revista ka realizuar dy karikatura lidhur me të. E para kishte në qendër fëmijën e kthyer përmbys me mbishkrimin “Sa afër qëllimit të tij. Merr dy fëmijë, paguaj një!”.
Ndërsa karikatura tjetër shfaqte vizatimin e Krishtit ngjitur me trupin e fëmijës së mbytur, shoqëruar me komentin: “Dëshmia se Evropa është e krishterë. Të krishterët ecin mbi ujë, ndërsa fëmijët myslimanë mbyten”.
Karikaturat kanë ngjallur debate të shumta në rrjetet sociale, shumë prej të cilave kanë kritikuar “Charli Hebdon” për faktin se përdori vdekjen e Alanit me qëllime fyese. Por, ka pasur edhe nga ata, që mendojnë se revista satirike ka ironizuar Perëndimin për qëndrimin ndaj krizës së refugjatëve.
Vizatimet mbajnë firmën e Loren Ris, i cili u shpëtoi plumbave të sulmit terrorist, që iu bë redaksisë së “Charli Hebdo” tetë muaj më parë, të ndërmarrë nga pjesëtarët e Shtetit Islamik, me ç’rast u vranë 12 persona./21Media

 

Haradinaj: Pushteti nuk ka vizion për Trepçën

0

Statusquoja për Trepçën është e papranueshme dhe ajo e dëmton rëndë ekonominë e Kosovës.
Ata që nuk kanë guxim apo dije që ta funksionalizojnë njërin prej aseteve më të rëndësishme që
sot i ka Kosova, nuk marrin vesh as nga zhvillimi ekonomik e as nga politika, ka thënë Kryetari i
AAK-së, Ramush Haradinaj, në një tryezë për Trepçën, të mbajtur sot në Mitrovicë.
Statusi i padefinuar pronësor i Trepçës, lojërat politike rreth pronesisë së saj dhe borxheve të pretenduara, si dhe friga e Qeverisë që të merret me këtë çështje që është pezull tash e sa kohë, dhe që është shndërruar në një instrument përfitimi individual, na bëjnë të mendojmë se qeveria aktuale, është shndërruar në një qeveri emergjente, e cila të vetmin shqetësim e ka, se si të mos bjerë nga pushteti, ka thënë Haradinaj.
Një qeveri që i din parametrat e Trepçës do të duhej me u përball me sfidat e saj dhe ta lërë në një gjëndje të tillë çfarë është sot, sepse vetëm duke investuar në Trepçë, dhe duke ia ndryshuar statusin, Kosova shumë shpejt do t’i hetonim parametrat real që do të buronin nga Trepça, është thënë ndër të tjera në këtë tryezë, që është mbajtur në Mitrovicë.

Projektligji për Obiliqin shkon në kuvend

0

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor miratoi sot projektligjin për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij. Anëtarët e komisionit vlerësuan se ky është një ligj i vonuar dhe duhet sa më parë të shkoj në kuvend për lexim.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për bujqësi, Pylltari Mjedis e Planifikim, të gjithë anëtarët u pajtuan për dërgimin e këtij projektligji në kuvend.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja tha se ky ligj është jashtëzakonisht i vonuar, duke theksuar kështu se problemi i Obiliqit është problem edhe i Prishtinës.

Se ky ligj duhet të shkojë në kuvend me procedurë të përshpejtuar, e tha edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj.

E për këtë, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi tha se është marrë “qendër” sepse qendra është në mes të dy termocentraleve.

Ai tha se pajtohen sikur çështja e “qendër” të zëvendësohej me tërësinë territoriale komunale.

Për këtë projektligj, vërejte pati më shumë sa i përket aspektit gjuhësor.

Deputeti Adem Salihaj kërkoi që të bëhen korrigjimet e të gjitha gabimeve teknike, në mënyrë që mos të marrin kohë më vonë.

Termocentralet e KEK-ut, ndikojnë që Komuna e Obiliqit të njihet si më e ndotura në vend. Kjo pasi që rreth 72 për qind e territorit të Obiliqit shfrytëzohet nga korporata energjetike e KEK-ut.

Projektligji për Obiliqin pati filluar në legjislaturën e kaluar të kuvendit, por që me përfundimin e punimeve të kuvendit, ka mbetë pa u drejtuar për lexim të dytë

Rusia është duke ndërtuar bazë ushtarake në Siri

0

Hapat e fundit që ka ndërmarrë Rusia në afërsi të portit Latakia, në Siri, dëshmojnë për atë se Moska po planifikon të ndërtojë aty një bazë ajrore, ka kumtuar Pentagoni.
Në afërsi të këtij porti është vërejtur një prani e shtuar e personelit dhe pajisjeve ushtarake, ka njoftuar zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Dejvis.
Rusia nga ana e saj po vazhdon të këmbëngulë se është duke dërguar pajisje ushtarake në Siri, për të ndihmuar forcat e Presidentit Bashar Al Asad, në luftën kundër Shtetit Islamik.
Dejvis tha se ka shenja se Rusia është duke stacionuar njerëz dhe pajisje në rajonin e Latakias, gjë që sipas tij dëshmon për planet e Moskës për të ndërtuar një bazë ushtarake ajrore aty.
Zyrtarët amerikanë frikësohen se mbështetja e Rusisë për Sirinë mund të forcojë regjimin e Asadit dhe të komplikojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin.
Në ndërkohë, Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se është e pamundur që organizata ekstremiste, Shteti Islamik, të mposhtet pa bashkëpunim me qeverinë në Damask.
Gjatë takimit të Organizatës për Siguri Kolektive dhe Bashkëpunim në Taxhikistan, Putin tha se Moska do të vazhdojë ti ofroj ndihmë ushtarake qeverisë së Asadit, duke kërkuar që këtë shembull të Rusisë ta ndjekin edhe shtetet tjera./21Media