Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor miratoi sot projektligjin për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij. Anëtarët e komisionit vlerësuan se ky është një ligj i vonuar dhe duhet sa më parë të shkoj në kuvend për lexim.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për bujqësi, Pylltari Mjedis e Planifikim, të gjithë anëtarët u pajtuan për dërgimin e këtij projektligji në kuvend.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja tha se ky ligj është jashtëzakonisht i vonuar, duke theksuar kështu se problemi i Obiliqit është problem edhe i Prishtinës.
Se ky ligj duhet të shkojë në kuvend me procedurë të përshpejtuar, e tha edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj.
E për këtë, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi tha se është marrë “qendër” sepse qendra është në mes të dy termocentraleve.
Ai tha se pajtohen sikur çështja e “qendër” të zëvendësohej me tërësinë territoriale komunale.
Për këtë projektligj, vërejte pati më shumë sa i përket aspektit gjuhësor.
Deputeti Adem Salihaj kërkoi që të bëhen korrigjimet e të gjitha gabimeve teknike, në mënyrë që mos të marrin kohë më vonë.
Termocentralet e KEK-ut, ndikojnë që Komuna e Obiliqit të njihet si më e ndotura në vend. Kjo pasi që rreth 72 për qind e territorit të Obiliqit shfrytëzohet nga korporata energjetike e KEK-ut.
Projektligji për Obiliqin pati filluar në legjislaturën e kaluar të kuvendit, por që me përfundimin e punimeve të kuvendit, ka mbetë pa u drejtuar për lexim të dytë
