Në spektaklin “Dance with me” – edhe Labi i RTV21

0

Spektakli televiziv, i cili kohëve të fundit është kthyer në një sensacion të vërtetë të mediumeve tona “Dance with me”, është në përgatitje e sipër të edicionit më të ri të tij.Siç është paralajmëruar edhe më parë, ky edicion do të ketë shumë emra të fushës së kulturës brenda tij. “Dance with me”, spektakël ky që vjen nën produksionin e Vera Grabockës dhe nën udhëheqjen e show girl, Alketa Vejsiut, ka zbuluar disa nga emrat që do të mund t’i shohim duke kërcyer në ekranin e televizionit Klan TV.

E para që u zbulua si pjesëmarrëse në këtë koncept është Alberie Haderxhonaj, e cila ndonëse i ka munguar publikut dhe dashamirësve të muzikës së saj, tash e tutje atë do ta shohim në një kënd tjetër, në atë të balerinës së vërtetë. Për krah saj është zbuluar nga vet organizatorët e “Dance with me”, se do të jetë fituesi i edicionit të fundit të reality show Big Brother, Vesel Kurtishaj.
Surpriza që befasoj të gjithë adhuruesit e këtij spektakli ishte prezantuesi Drini Zeqo, të cilin jemi mësuar ta shohim në drejtimin e platformës pothuajse të njëjtë “Dance with the stars”, mirëpo kësaj radhe ai do të sfidoj vetën e tij në spektaklin “Dance with me”. Gazetari i njohur i cili ka lënë Vizion Plus, do të bëhet pjesë e sfidës së kërcimit në sezonin e tij të dytë “Dance with me”. Nuk dihet ende se cila do të jetë partnerja me të cilën do të kërcej Drini, megjithatë, nga sa mësohet deri tani, Drini e ka pranuar me shumë kënaqësi ftesën, madje edhe ka filluar seriozisht përgatitjet.

Si balerin, në show-un e madh të kërcimit, do të mund ta shohim edhe Labinot Gashin- Labin, duke mos u zbuluar partnerja e tij e kërcimit, ai që tani ka filluar të marr përkrahjen e miqve të tij. Kështu në një postim në rrjetin social, kreatorja Vjollca Llapashtica ka postuar një foto të Gashit duke kërkuar në këtë mënyrë përkrahjen e njerëzve për Labinot Gashin.
Kujtojmë që në edicionin e parë të show-ut, “Dance with me”, fitues dolën Sabri Fejzullahu dhe Rozana Radi. Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë ishin: Nora Istrefi, Xhensila Myrtezai, Zajmina Vasiari..

labi1 labi3

Shefi i BMW-së humb ndjenjat në skenë

0

Shefi i gjigandit BMW, Harald Krueger, 49 vjeç, ishte ngjitur sot në skenë për të prezantuar të rejat e sipërmarrjes së tij.
Por pak fjalish ai shembet përtokë, përpara gazetarëve.
Forcat e sigurisë ndërhyjnë menjëherë. Konferenca u ndërpre.
Ai është në spital. Mjekët thonë se gjendja e tij është stabël.
Që në mëngjes ai kishte pasur probleme.
Krueger sapo ishte kthyer nga një udhëtim jashtë vendit, por për të ishte shumë e rëndësishme që të dilte në këtë panair.

Barca i ka gati 50 milionë euro për Mustafin

0

Barcelona është në hall për një mbrojtës cilësor dhe me eksperiencë. Mbrojtësi belg Thomas Vermaelen është dëmtuar sërish në ndeshjen e fundit kundër Atletiko Madridit dhe nuk dihet ende se sa gjatë do të mungojë.

Sipas “Fichajes.net”, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, dëshiron që në janar të përforcohet me një qendërmbrojtës dhe që tashmë e ka zëvendësuesin e Vermaelenit. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi, i cili po vazhdon të shkëlqejë në La Liga edhe këtë edicion, por ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh.

Elina Duni nesër në Shkup(VIDEO)

0

“Dallëndyshe” albumi i ri i Elina Duni Quartet vjen më në fund edhe në Shkup më 16 shtator (e mërkurë) në kuadër të turit Ballkanik me koncerte në Tiranë, Shkup, Prishtinë dhe Beograd. Këngë dashurie dhe këngë të vjetra shqiptare që ndërthuren me tingujt bashkohorë xhaz të Kuartetit i cili tashmë ka dhjetë vjet që luan nëpër Evropë. Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Armatës në Shkup (rr. Maqedonia, prapa Muzeut “Nënë Tereze”) në ora 20:00. Biletat mund ti siguroni tek “Libraria e Çarshisë” në Shkup dhe “Shend e Verë” në Tetovë.

https://youtu.be/MtcZGTi8pSc

Aksion policor në Kumanovë, arrestohen dy persona

0

Policia ka realizuar një aksion në një shtëpi në fshatin Tabanoc të Kumanovës, me çrast ka arrestuar babë e bir për shkak se kanë kultivuar marihuanë në shtëpinë e tyre.

Me irdhër të Gjyqit themelor në Kumanovë, policia në orët e hershme të mëngjesit ka kontrolluar shtëpinë e tyre dhe ka zbuluar 71 rrënjë të bimës kanabis sativa, rreth katër kilogramë marihuanë, një kuti me fara të kanabis sativës, një pushkë ajri dhe një plumb, raporton “lajmpress.com”.

Policia ka konfiskuar edhe mjete tjera, që 65 vjeçari L.J. dhe djali i tij 30 vjeçar, B.J. i kanë shfrytëzuar për kultivim të kanabisit. Pas ndriçimit të plotë të rastit, do të ngritet padi penale kundër tyre.

Zëdhënësja e SPB-së në Kumanovë, Valentin Nikollovska, informoi se B.J. edhe më herët është i njohur për policinë si kryerës i veprave penale nga sfera e tregtisë ilegale me drogë dhe për këtë arsye i janë ngritur disa padi penale, kurse ka vuajtur edhe dënim me burg. Ndaj babait të tij L.B. më herët janë ngritur padi për rrahje me mjete të rrezikshme dhe për mashtrim, për çka poashtu ka vuajtur dënim me burg.

Megjithë vështirësitë, gjendja në klinika është e mirë

0

Grupi i Grave Deputete, kryesuar nga Blerta Deliu – Kodra vizitoi,sot, Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, ku u prit nga drejtoresha Myrvete Paqarada,kryetari i Gjinekologëve dhe Obstetërve, dr Shefqet Lulaj, si dhe stafi i kësaj klinike.
Me këtë rast, kryetarja e GGD-ës, znj. Blerta Deliu -Kodra tha se duke pasur parasysh rëndësinë që ka kjo klinikë për gruan dhe familjen, kjo vizitë bëhet për t’ u njohur me gjendjen në këtë klinikë, si dhe me të gjitha çështjet që lidhen me mbarëvajtjen dhe funksionimin e saj.

Ndërsa, dr. Myrvete Paqarada, duke u falënderuar për vizitën, tha: “Në klinikën tonë bëhen më se 12000 lindje në vit. Falë punës së madhe që bëjnë mjekët dhe i gjithë stafi i kësaj klinike, megjithëse ballafaqohemi me shumë vështirësi,brenda dy vjetësh nuk ka ndodhur asnjë vdekje e lehonave”.
Lidhur me gjendjen në Gjinekologji , foli edhe dr Shefqet Lulaj, i cili theksoi mungesën e buxhetit, qoftë edhe për gjëra materiale bazike e mos të flasim për pajime, si: ultra tingull etj. Ai theksoi edhe problemin e specialisteve, të cilët nuk paguhen, pastaj politikat joadekuate për shpërndarjen e kuadrit mjekësor, çështjen e sigurimeve shëndetësore etj.

Deputetja Time Kadriaj theksoi nevojën e bashkëpunimit me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, me qëllim të trajtimit dhe dhënies së përkrahjes nga ky komision. Lidhur me gjendjen në këtë Klinikë dhe nevojën për t’ u përkrahur nga institucionet përkatëse folën edhe deputetet Besa Baftiu, Selvije Halimi, Maxhide Mjaku, Teuta Haxhiu, Labinot Demi-Murtezi dhe Safete Hadërgjonaj.

Deputetet gjithashtu i bënë një vizitë edhe Klinikës Onkologjike, ku u pritën nga drejtori dr Ekrem Hyseni, i cili tha se kjo klinikë është e pajisur me aparaturë mjaft moderne, ndërsa furnizimi me medikamente është shumë i mirë. Po kështu, edhe personeli është shumë i përgatitur për trajtimin e pacientëve.
Deputetet u interesuan edhe për furnizimin me citostatik etj. për të cilat z. Hyseni tha se gjithçka është në rregull.

FOL: Papunësia, korrupsioni dhe performanca e dobët e Qeverisë-plagë të shtetit/VIDEO/

0

Lëvizja FOL në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, mbajti konferencën Vlerësimi i Nivelit të Korrupsionit dhe Shërbimeve Publike në Kosovë, në të cilën u bë prezantimi i të gjeturave të hulumtimit të opinionit publik në lidhje me nivelin e korrupsionit dhe shërbimeve publike në vend./21M

edia/

Hashim Thaçi: Nuk brengosem për taktikat serbe, kemi përkrahjen globale

0

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas” ka thënë se reagimi i Serbisë ndaj anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në UNESCO bie ndesh me Marrëveshjen e Brukselit, të nënshkruar midis Beogradit dhe Prishtinës.

‘’I kemi dërguar një notë proteste të gjithë anëtarëve të UNESCO-s për shkak të gjuhës që përdorin zyrtarët serbë, e cila është krejtësisht e papranueshme. Në esencë, faza e fundit e Marrëveshjes së Brukselit ka të bëjë me atë që Serbia më në fund të pranojë planin e Ahtisarit. Kosova dhe Serbia gjithnjë e më shumë po e betonojnë ndërveprimin e tyre si dy shtete të pavarura’’, ka thënë z.Thaçi.

‘’Jam shumë i lumtur për shkak të mbështetjes së madhe globale që kemi marrë që nga fillimi i këtij procesi. Kemi filluar që në janar me fushatën tonë pozitive informative, të fokusuar në nevojat e Kosovës në lidhje me arsimin, shkencën, ndryshimet klimatike, kulturën. Javën e kaluar, 44 shtete e mbështetën kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO për t’u përfshirë në agjendën e Bordit Ekzekutiv. Nëse shikoni në agjendën e këtij bordi në vitet e fundit, ky ishte një numër rekord i vendeve që janë bashknënshkruese të iniciativës dhe tregon se ekziston argument i gjerë në botë se Kosova nuk duhet të mbetet e izoluar, por të integrohet në bashkësinë ndërkombëtare’’, tha në një intervistë për Danas Hashim Thaçi, zëvendës kryeministër dhe shef i diplomacisë kosovare, duke komentuar lëvizjet e fundit të bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

‘’Reagimet janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, dhe në disa pjesë janë gjithashtu të papranueshme. Ne i kemi dërguar një notë proteste të gjithë anëtarëve për shkak të gjuhës që përdorin zyrtarët serbë, e cila është krejtësisht e papranueshme. Ambasadori serb në Paris bëri thirrje për një lloj të frontit të krishterë kundër Kosovës, e cila folur butë, është reagim shumë ekstremist. Unë mendoj se shumica e vendeve të UNESCO-s e vlerëson atë se ne nuk jemi të angazhuar në një fushatë të ngjashme negative, dhe, të them të vërtetën, nuk brengosem për taktikat serbe, unë jam i përqendruar në mbledhjen e votave për të rinjtë e Kosovës që të fitojnë të njëjtat mundësi si të gjithë të rinjtë e tjerë në botë duke marrë pjesë në trupin global dedikuar kulturës, arsimit, shkencës, shtoi z. Thaçi. ‘’Kemi një strategji mirë të zhvilluar që përbëhet nga disa faza. Tani do të përqendrohemi në atë që të marrim një rekomandim pozitiv të Bordit Ekzekutiv në tetor dhe pastaj edhe për të marrë një shumicë prej dy të tretash në nëntor. Kemi shpërndarë me mijëra materiale, libra, botime dhe do të vazhdojë të sigurojmë informacione të përshtatshme nga Kosova. Jemi shumë të nderuar që na kanë mbështetur aq shumë shtete.

‘’Në thelb, faza e fundit e Marrëveshjes së Brukselit ka të bëjë me atë që Serbia më në fund të pranojë planin e Ahtisarit. Ata i kanë humbur shtatë vjet, por tani, hap pas hapi, po i pranojnë të gjitha elementet e planit të Ahtisarit. Ju mund të pyesni se pse kanë shpenzuar aq shumë kohë, por siç themi ne në Ballkan, më mirë vonë se kurrë. Implementimi është kyç, e poashtu është me rëndësi jetike edhe sjellja në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Në Bruksel, qeveria serbe është shumë e vullnetshme të tregojë sjellje të fqinjësisë së mirë ndaj Kosovës, por pastaj në Paris apo Nju Jork, ata edhe më tutje e përdorin gjuhën e së kaluarës të Millosheviqit. E kuptoj se është periudhë parazgjedhore në Serbi, dhe si gjithmonë ata e përdorin Kosovën për të fituar pikë nacionaliste në publik, por siç e kemi parë në Bruksel, Kosova dhe Serbia gjithnjë e më shumë po e betonojnë ndërveprimin e tyre si dy shtete të pavarura. Sistemi i energjisë tani do të funksionojë në përputhje me ligjet e Kosovës, sistemi telekomunikacionit do të integrohet në rrjetin e rregullatorit të Kosovës, kurse Bashkësia (e komunave serbe) do të funksionojë pa fuqi ekzekutive, në kuadër të Kushtetutës së Kosovës.

Kosova do të ketë forcat e armatosura, sepse kjo nuk është vetëm dëshirë, por edhe një domosdoshmëri e provuar. Kemi marrë mjaft mbështetje nga NATO për forcat tona të sigurisë dhe evoluimin e tyre, dhe tani poashtu e kemi përfunduar strategjinë e sigurisë. Forcat e armatosura të Kosovës do të jenë një ushtri multietnike nën kontrollin civil dhe është shumë mirë në qoftë se edhe politikanët serbë në Kosovë e shohin si kontribut për paqen dhe arkitekturën qëndrueshme të sigurisë në Ballkan. Gjithashtu jemi të vetëdijshëm se këto forca duhet të integrohet në familjen atlantike të popujve në mënyrë që në kontakt të ngushtë me aleatët tanë të përfundojmë këtë transformim në mënyrën e duhur’’ tha në fund zëvendës kryeministri dhe shefi i diplomacisë kosovare z. Hashim Thaçi.

Lumezi: Të vendosur t'i luftojmë të këqiat e këtij vendi

0

Në Prishtinë u mbajt konferenca rajonale me temë: “Hetimi dhe ndjekja e trafikimit ndërkufitar të narkotikëve dhe krimit të organizuar”, e cilaështë organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë
Me kete rast me nje fjale eshte paraqitur edhe kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Po japim pjese nga fjala e z. Lumezi.

“Me qëllim të luftës më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, krimeve të luftës dhe pastrimit të parave, në Kosovë është themeluar edhe Prokuroria Speciale, si prokurori e posaçme në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, e cila ka kompetencë dhe përgjegjësi për t’i zhvilluar hetimet dhe ndërmarrë ndjekjen penale për krimet më të rënda që janë në kompetencë të veçantë dhe plotësuese në gjithë territorin e Kosovës.
Me formimin e kësaj Prokurorie dhe me ndryshimet e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës janë krijuar parakushtet më cilësore për punë më efikase në ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe në ndjekjen e autorëve të krimit.
Bashkëpunimi i Kosovës me organizatat relevante rajonale dhe organizatat ndërkombëtare si dhe me Prokuroritë dhe Agjensionet Policore të rajonit është e një rëndësie të madhe në luftën kundër të gjitha formave të krimit ndërkombëtar, sidomos kundër atyre të cilët paraqesin rrezikun më të madh për siguri, liri dhe drejtësi siç janë terrorizmi dhe krimi i organizuar.
Prandaj, mund të konstatohet se bashkëpunimi rajonal, por edhe ndërkombëtar duhet të forcohet, veçanërisht në kryerjen e hetimeve të përbashkëta të këtyre krimeve, të cilat njihen si sfida bashkëkohore të sigurisë dhe paqes.

Në këtë drejtim anëtarësimi i Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në organizatat ndërkombëtare të sigurisë dhe drejtësisë siç është Interpoli dhe Europoli, mbetet akoma një nga sfidat kryesore. Inkuadrimi i Policisë në këta mekanizma do ta bënte më të lehtë punën dhe përpjekjet e saj në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative që shtrihen përtej kufijve nacional.
Ne jemi të përkushtuar që në të ardhmen të forcojmë bashkëpunimin me prokuroritë dhe policitë e vendeve të rajonit, si dhe me ato të vendeve të Bashkimit Evropian, duke qenë partner seriozë në përpjekjet tona në luftën kundër dukurive kriminale përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, por edhe përmes rrugës joformale.
Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera të zbatimit të ligjit, do të vazhdojë të tregojë vendosmërinë në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit dhe kërcënimeve tjera të sigurisë.
Megjithatë, rreziqet bashkëkohore të sigurisë dhe kërcënimet tregojnë qartë se për të arritur rezultate, ne duhet të bëjmë përpjekje për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, sepse krimi i organizuar me të cilin po ballafaqohemi i tejkalon kufijtë kombëtar duke paraqitur një kërcënim serioz të sigurisë rajonale, evropiane dhe në disa segmente edhe globale.
Të nderuar pjesëmarrës,
Konsideroj se kjo konferencë rajonale, e cila është duke u organizuar dhe mbështetur financiarisht nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA-ve, mund të shërbejë si një model i mirëfilltë i mbështetjes konkrete të përpjekjeve tona në luftën kundër krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative.
Fakti që sot në këtë konferencë kemi përfaqësuesit e të gjitha vendeve të rajonit, si dhe përfaqësuesit e SHBA-ve, prokurorë dhe hetues policorë, të cilët do të shkëmbejnë përvojat dhe do të diskutojmë metodat e zbatimit të hetimeve, na jep të drejtë, për të besuar se bashkëpunimi ynë në të ardhmen do të japë rezultate konkrete në luftën kundër krimit ndërkufitar.
Unë besoj që gjëja më e rëndësishme gjatë aktiviteteve të kësaj konference rajonale është forcimi i komunikimit, i cili duhet të krijoj besim reciprok, vullnet të mirë, respekt për kolegun, duhet të ketë solidaritet dhe duhet t’i shmangemi në mënyrë absolute tentativave për të qenë të izoluar secili brenda procesit të vet. Kjo është arsyeja që jemi mbledhur të gjithë sot këtu, jemi mbledhur jo vetëm për të shkëmbyer përvojat e ndjekjes dhe hetimit por edhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal i cili është shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e rasteve të krimeve transnacionale, që ju siguroj se i kemi të shumta dhe janë të vështira.

Urbanizmi në Prishtinë: ​Qytetarët mund të informohen “online”

0

Nga data 21 shtator të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës do të mund të aplikojnë “online” për të marrë informata nga plani urban, ndërsa këtë informacion mund ta marrin duke aplikuar në ueb portalit zyrtar të Komunës së Prishtinës.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Liburn Aliu. Ai shpjegoi se tashmë janë thjeshtësuar të gjitha procedurat për të marrë informatat nga kjo drejtori, ndërsa theksoi se procedura e aplikimit ku qytetarët do të shënojnë të dhënat e tyre zgjat 5 – 10 minuta, gjë që i kursen ata nga radhët e gjata dhe procedurat e lodhshme burokratike që kanë ekzistuar më parë. Qytetarët do të mund të marrin përgjigje brenda 72 orëve për çdo kërkesë të tyre, ndërsa nuk do të paguajnë për këto shërbime.

“Këto punë janë realizuar në kuadër të përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve. Aktualisht jemi duke u përgatitur për shërbimin “online” nga plani urbanistik. Në raport me qytetarët dhe shërbimet lehtësuese për ta, Drejtoria e Urbanizmit ka ndërmarrë disa hapa dhe në këtë aspekt janà « përmirësuar marrëdhëniet e komunikimit me qytetarë në mënyra të ndryshme”, tha Aliu duke bërë të ditur se në takime të shumta me qytetarë vetë ata kanë qenë ideatorë të zgjidhjeve të caktuara në planin rregullativ.

Qëllimi i informatës nga plani (rregullues, zhvillimor urban dhe zhvillimor Komunal) është informimi rreth kushteve dhe kritereve të ndërtimit në zonën ku ndodhet parcela ( mbi të cilën kërkohet informat) sipas planeve rregulluese, zhvillimore urbane dhe zhvillimore Komunale.

Ndërsa ushtruesi i detyrës të sektorit të planifikimit, Florin Krasniqi shpjegoi kërkesat e qytetarëve për informata të ndryshme kanë shënuar rritje.

“Gjatë vitit 2012 ishin 180 kërkesa nga qytetarët, 327 kërkesa në vitin 2013, ndërsa në vitin 2014 janë regjistruar 930 kërkesa. Gjatë vitit 2015 deri në muajin shtator janë bërë 550 kërkesa nga qytetarët për informata të ndryshme”, tha Krasniqi.

Drejtori Li burn Aliu, gjithashtu, bëri të ditur se tashmë është duke funksionuar suksesshëm edhe programi“Permit Tracking System”. Ai tha se ky sistem është duke funksionuar jashtëzakonisht mirë, gjë që ua mundëson qytetarëve të informohen për secilën lëndë se në cilën fazë ka arritur, por po ashtu e monitoron edhe punën e secilit zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit.

“Permit Tracking System” e përcjellë lëndën që nga momenti i aplikimit e deri tek vendimi për dhënien eventuale të lejes. Ndërsa, ky program tani do t’iu ofrohet si model i punës edhe komunave të tjera.