Në spektaklin “Dance with me” – edhe Labi i RTV21

TË FUNDIT

Spektakli televiziv, i cili kohëve të fundit është kthyer në një sensacion të vërtetë të mediumeve tona “Dance with me”, është në përgatitje e sipër të edicionit më të ri të tij.Siç është paralajmëruar edhe më parë, ky edicion do të ketë shumë emra të fushës së kulturës brenda tij. “Dance with me”, spektakël ky që vjen nën produksionin e Vera Grabockës dhe nën udhëheqjen e show girl, Alketa Vejsiut, ka zbuluar disa nga emrat që do të mund t’i shohim duke kërcyer në ekranin e televizionit Klan TV.

E para që u zbulua si pjesëmarrëse në këtë koncept është Alberie Haderxhonaj, e cila ndonëse i ka munguar publikut dhe dashamirësve të muzikës së saj, tash e tutje atë do ta shohim në një kënd tjetër, në atë të balerinës së vërtetë. Për krah saj është zbuluar nga vet organizatorët e “Dance with me”, se do të jetë fituesi i edicionit të fundit të reality show Big Brother, Vesel Kurtishaj.
Surpriza që befasoj të gjithë adhuruesit e këtij spektakli ishte prezantuesi Drini Zeqo, të cilin jemi mësuar ta shohim në drejtimin e platformës pothuajse të njëjtë “Dance with the stars”, mirëpo kësaj radhe ai do të sfidoj vetën e tij në spektaklin “Dance with me”. Gazetari i njohur i cili ka lënë Vizion Plus, do të bëhet pjesë e sfidës së kërcimit në sezonin e tij të dytë “Dance with me”. Nuk dihet ende se cila do të jetë partnerja me të cilën do të kërcej Drini, megjithatë, nga sa mësohet deri tani, Drini e ka pranuar me shumë kënaqësi ftesën, madje edhe ka filluar seriozisht përgatitjet.

Si balerin, në show-un e madh të kërcimit, do të mund ta shohim edhe Labinot Gashin- Labin, duke mos u zbuluar partnerja e tij e kërcimit, ai që tani ka filluar të marr përkrahjen e miqve të tij. Kështu në një postim në rrjetin social, kreatorja Vjollca Llapashtica ka postuar një foto të Gashit duke kërkuar në këtë mënyrë përkrahjen e njerëzve për Labinot Gashin.
Kujtojmë që në edicionin e parë të show-ut, “Dance with me”, fitues dolën Sabri Fejzullahu dhe Rozana Radi. Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë ishin: Nora Istrefi, Xhensila Myrtezai, Zajmina Vasiari..

labi1 labi3