Duke e pritur vendimin e UEFA-s!

0

Një prej çështjeve më të përfolura nga media të ndryshme, qofshin ato vendore apo nderkombëtare, është seminari i gjithë kryetarëve dhe skerterarëve të përgjithhsëm të UEFA-s që po zhvillohet në Maltë, e ku janë të ftuar, edhe pse jo të pranuar edhe kryetyari e sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës!
Siç dihet të rnjtrn dhe të premtën mblidhet organi më i lartë i UEFA-s, Komiteti Ekzekutiv, i cili do të diskutojë për shumë çështje, por edhe për statusin e futbollit të Kosovës! Në këtë mbledhje pritet, që të rekomandohet ecuria e ardhshme lidhur me pranimin e Kosovës!
Sipas burimeve të RTV 21, çështja do te marr fund, prej çastit në cast, pasi nuk dihet se kur do të mbahet Kongresi i rregullt i UEFA-s, pasi sipas të gjitha gjasave kryetari Mishel Platini do të kandidohet për kryetar të FIFA-s që kërkon kohë dhe se ky proces edhe mund të shtyhet për fillim vitin e ardhshëm!/ 21 Media

Futboll: Gjilani-Ferronikeli 1:0

0

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së pestë e Rajfajzensupërligës së Kosovë në futboll. Gjilani – Feronikeli 1:0.
Nesër takohen:
Trepça’89 – Hajvalia
Liria – Llapi
Drenica – Istogu
Prishtina – Vushtrria
Ndeshja Drita – Besa zhvillohet të enjten/ 21Media

Në Kosovë, vaj halli nëse je dëshmitar! (VIDEO)

0

Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim publikoi raportin “Mbrojtja e Dëshmitarëve në Republikën e Kosovës”. Sipas këtij publikimi, Kosova vazhdon të përballet me funksionim të dobët të sistemit të drejtësisë, sidomos në mbrojtjen e dëshmitarëve. U kërkua që Kosova të ketë prioritet ndërtimin e një sistemi funksional për mbrojtjen e dëshmitarëve./ 21 Media

Haziri: Akti i VV-së është tinzar

0

Pas aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, aktivistë të së cilës kanë shpuar gomat e veturave zyrtare, ka reaguar kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

Ai thotë se edhe përkundër investimeve të mëdha që janë duke u bërë në infrastrukturën e qytetit, Vetëvendosje në mënyrë tinëzare ka shpuar gomat e veturave zyrtare të Komunës.

Ndërkaq, këtë veprim të këtyre aktivistëve, Haziri e ka quajtur të jashtëligjshëm dhe të dënueshëm me ligjet e Republikës së Kosovës.

Prishtinë: Vazhdon asfaltimi i rrugëve, zgjerimi i parkingjeve (VIDEO)

0

Anipse fundi i verës, në Prishtinë kanë vendosur që të zgjerojnë trotuare e ato t’i shndërrojnë në parkingje. Ndërkaq që një pjesë e projektit përfshinë edhe riasfaltimin e rrugëve kryesore, siç është ajo krah Hotelit Grand Prishtina, që sipas zyrtarëve komunal, kjo rrugë do t• kryhet para dimrit…/ 21 Media

Maqedoni: Emërohet prokurori special

0

Pas bisedimeve të lodhshme disaditore, Maqedonia u zgjua sot me prokuror të ri special dhe ligj për rregullimin e punës dhe kompetencave të tij, njoftoi Alsat-M. Prokurorja publike në Prokurorinë e Gjevgjelisë Katica Janeva ka qenë emri për të cilin palët zgjatën dorën në orën 5 të mëngjesit.

Marrëveshja është arritur vetëm pas arritjes së kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev në Klubin e Deputetëve, rreth orës 3 pas mesnate. Fillimisht liderët kanë harmonizuar qëndrimet për Ligj të posaçëm për Prokurori Speciale, ndërsa më pas edhe për emërimin e Janevës, që ka qenë propozim i pranueshëm për të dyja palët.

Emri i 50 vjeçares Katica Janeva është relativisht i panjohur për opinionin në vend. Është emëruar prokurore në vitin 2003, por nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë proces të bujshëm gjyqësor. Ajo ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme profesionale, mes të cilave edhe në SHBA dhe Evropë. Burime nga bisedimet thonë se marrëveshja për emrin është arritur më lehtë se sa për përmbajtjen e ligjit.

​Provimi i Maturës: Pragu i kalimit, 100 pikë

0

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), pas mbledhjes së mbajtur sot, njofton se nuk ka ulje të kriterit të kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore 2015.

“Duke qenë se gjatë ditës kanë qarkulluar të pavërteta lidhur me pragun e kalueshmërisë, sidomos në rrjetet sociale, KQShM bën të ditur se pragu i kalueshmërisë mbetet i njëjtë, pra 50 përqind, ose 100 pikë”, thuhet në një njoftim nga Ministria e Arsimit.

Kryetari i KQShM-së, Azem Guri iu bën thirrje drejtorive komunale të arsimit dhe drejtorëve të shkollave që të mos bien pre e kësaj të pavërtete. Çdo veprim që është jashtë rregullave të përcaktuara nga KQShM, nuk do të jetë i vlefshëm

​Çollaku i sigurt, me 2016 qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza

0

Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku ka pranuar peticionin me 54 mijë e 829 nënshkrimeve të qytetarëve për liberalizimin e vizave, të cilin ia ka dorëzuar Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe partnerët e tij. Me këtë rast ai tha se peticioni do t’i japë edhe më shumë shtytje procesit të liberalizimit të vizave.

Ministri Çollaku theksoi se qytetarët e Kosovës në vitin 2016 do të lëvizin pa viza. Ai tha se kjo do të ndodhë pasi Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet teknike që dalin nga udhërrëfyesi.

Megjithatë, Çollaku pranoi se Bashkimi Evropian, duke i parë gabimet që ka bërë me vendet tjera të rajonit, është munduar që ato t’i përmirësojë me Kosovën, duke i dyfishuar kriteret për vendin tonë.

“…në vitin 2016…është e parëndësishme…Ne nuk kemi ngelë askund, ne jemi të fundit që kemi marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në krahasim me shtetet tjera të rajonit. BE-ja ka mësuar nga gabimet që ka bërë me shtetet që kanë fituar të drejtë përpara Kosovës dhe në rastin e Kosovës është munduar t’i përmirësojë ato gabime. Kjo à «shtë kthyer në dyfishimin e kritereve teknike të parapara në udhërrëfyes. Mirëpo, ne prej fillimit nuk i kemi vajtuar pse na janë dyfishuar kriteret por iu kemi qasur me seriozitetin me të madh të punës”, tha Çollaku.

Ai tha se Kosova teknikisht i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave dhe tani vetëm presim hyrjen në fuqi.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku tha se peticioni thërret politikanët si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë që të bëjnë më shumë në procesin e liberalizimit të vizave.

“Deri me tash vazhdimisht ndijnë për procesin e liberalizimit të vizave nga politikanët, qoftë ata politikanët në Bruksel apo në Prishtinë. Hajde tash e kemi zërin e sektorit të ashtuquajtur të tretë gjithmonë i c ili është mbrapa një peticioni. E peticioni në rend të parë i thirret të gjithë politikanët, të gjithë ata që e kanë në dorë këtë proces që të bëjnë shumë më tepër seç kanë bërë deri me tash për të nxjerrë vendin nga ky izolim”, tha Shllaku.

Peticioni i qytetarëve për liberalizimin e vizave i është dorëzuar edhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar./kp/

 

Liga e Kampionëve Evropian: Mançester Siti – Juventus

0

Me ndeshjet e fazës së grupeve starton edicionin e ri Liga e Kampionëve Evropian në futboll!
Ndeshja që dallohet në kuadër të takimeve të sontme, padyshim është ajo ndërmjet Mançester Sitit dhe Juvetusit!
Palët rivale të katër grupeve të para:

Pari Sen Zhemen – Malme
Real Madrid – Shahtjor

PSV Ajnd-hoven – Mançester Junajted
Volfsburg – CSKA Moskë

Benfika – Astana
Gallatasaraj – Atletiko Madrid

Mançester Siti – Juventus
Sevija – Borusia e Menhen-glladbahut

Të gjitha ndeshjet tashmë në terminin e njohur 20 e 45 minuta!/21 Media

Vdesin 22 migrantë në detin turk

0

Së paku 22 refugjatë, në mesin e tyre edhe katër fëmijë kanë humbur jetën në bregdetin turk kur anija është fundosur derisa ishte duke lundruar për ishullin Kos në Greqi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Gjermania dhe Austria kanë bërë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm, javën tjetër, për vendet e BE-së për krizën e migrantëve.

Në një konferencë për media sot në Berlin, Merkel ka thënë se Gjermania, Suedia dhe Austria, nuk mund ta përballojnë të vetme krizën e migrantëve.

Hungaria sot ka mbyllur pikën kufitare me Serbinë, para syve të migrantëve nga Siria , Afganistani dhe vendet tjera.

Zyrtarë të Hungarisë kanë thënë se deri tani kanë arrestuar 60 migrantë, bazuar në ligjin e ri, dhe se planifikon t’i dënojë ata.