Shembull nga Prishtina: Dy zyre për të drejtat e pacientëve (VIDEO)

0

Në Prishtinë u hapën dy zyra për të drejtat e pacientëve. Do të jenë adresë për ankesa të pacientëve për ankesave si mosshërbim nga personeli mjekësor, për pritje të gjata, për kërkim ryshfeti a ndonjë shkak tjetër./ 21 Media

Thaçi në Mbretërinë e Bashkuar

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë vizitës dyditore, zëvendëskryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Parlamentit, të shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve dhe të mediave.

Krahas bisedave për thellimin e bashkëpunimit bilateral me homologun e tij dhe deputetë të parlamentit, në këto takime do të flitet edhe për mbështetjen e Britanisë së Madhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Në Londër, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve të cilëve do t’ua prezantojë mundësitë për të investuar në Kosovë.

Korenica: Kryeministri po e shpërfill Kuvendin(VIDEO)

0

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike thotë se informimi i kryeministrit në Kuvend për marrëveshjet e arritura në Bruksel pas nënshkrimit të tyre është shpërfillje e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij në Kuvend duhet të zhvillohet raportim dhe debat i mirëfilltë për këto marrëveshje. Në një intervistë për RTV 21 Korenica thekson se as protestat e dhunshme nuk janë zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar. / 21 Media

Rihanna si sportiste(Foto)

0
Rihanna ka shkëlqyer me stilin e saj në festën e hapjes së javës së modës në Nju Jork.

Por këngëtarja ka vërtetuar që di të vishet edhe sportive teksa është fotografuar ditën e hënë në aeroportin e Los Anxhelosit LAX.

34 vjeçarja kishte veshur bluzë dhe tuta të zeza ndërkohë që mbante në dorë një xhup jeshil.

2C5517B900000578-3234574-image-a-117_1442311874587 2C5517A900000578-3234574-image-a-100_1442311604532 2C55158D00000578-3234574-image-a-98_1442311569115 2C5514A900000578-3234574-image-m-97_1442311563500 2C55512600000578-3234574-image-a-84_1442310729507

Elvana Gjata ka një mesazh… (Foto)

0

Këngëtarja e njohur e shumë hiteve muzikore Elvana Gjata,përveq zërit të ëmbël që posedon ajo shquhet edhe për nga bukuria dhe stili i saj mjaft i veqantë.

Së fundmi bukuroshja shqiptare ka transmetuar një mesazh për fansat e saj, ajo këtë e ka bërë përmes një fotoje në të cilën është shfaqur si çdo herë e buzëqeshur, derisa kë vënë mbishkrimin “buzëqesh gjithmonë”.

Siç duket ky është një sugjerim nga këngëtarja që të dukeni çdo herë bukur, andaj ndiqeni.elva(1)

Kaos nga zjarret në Kaliforni, aktivizohen 1500 zjarrfikës

0

Në Kaliforni, zjarrfikësit vazhduan sot betejën me zjarret, një prej të cilëve në perëndim të kryeqytetit të shtetit ka djegur mbi 24 mijë hektarë tokë që nga dita e shtunë. Rreth 9 mijë ndërtesa kërcënohen nga flakët, raporton Zeri i Amerikes.

Governatori Jerry Brown shpalli gjendjen e emergjencës në dy distrikte. Urdhëri i tij përfshiu mobilizimin e ushtarëve të Gardës Konbëtare për t’i ardhur në ndihmë mijëra banorëve që janë detyruar të evakuohen.

Rreth 1 mijë e 500 zjarrfikës po përpiqen të venë nën kontroll 12 zjarre që kanë shkatërruar 400 shtëpi. Katër zjarrifikës kanë marrë plagë nga djegia në përleshjet e tyre me flakët. Ndërkohë, është gjetur trupi i një gruaje 72-vjeçare të sëmurë me sklerozë në rrënojat e shtëpisë së saj në rajonin Napa Valley, të njohur për prodhimin e verës. Zjarrfikësit nuk mundën të hyjnë në lagjen ku ajo banonte, të përfshirë nga flakët.

Në Kaliforni ka patur një mungesë të madhe rreshjesh dhe javën e kaluar ky shtet u prek nga temperaturat e larta, që e kanë lehtësuar përhapjen me shpejtësi të flakëve.

Presheva nesër te Mustafa: Kërkojnë mbështetje për Asociacionin

0

Këshilltarët e tri komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, gjatë javës së kaluar shpallën themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare me shumicë në Serbi.
Por Prishtina zyrtare ende nuk ka dalë me ndonjë reagim lidhur me themelimin e këtij Asociacioni.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme delegacioni i Luginës së Preshevës do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, prej të cilit do ta presim mbështetjen.

“Nesër do ta kemi takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në orën 13:00 të pasdites të cilin do ta njoftojmë në lidhje më gjithë zhvillimet e fundit që ishin në Preshevë”, ka bërë të ditur Mustafa.

Takimi do të zhvillohet në Prishtinë. I pari i Preshevës u shpreh presin mbështetjen e Prishtinës zyrtare lidhur me këtë çështje.

“Presim mbështetjen nga Prishtina zyrtare sepse është një vendim i Parlamentit të Prishtinës i cili me 31 maj të vitit 2013 u bë plani për zbatimin e reciprocitetit dhe në bazë të këtij dokumenti të miratuar nga Kuvendi i Kosovës para dy viteve besoj që dhe ne do ta kemi mbështetjen e Qeverisë së tanishme kosovare”, ka thënë Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës. /ORAinfo/

Arrestohet drejtoresha për regjistrim civil, regjistronte serbë pa qenë qytetarë të Kosovës

0

Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e sotme drejtoreshën për regjistrim civil në veriun e Mitrovicës.

Policia në Mitrovicë ka thënë për Agjencinë e Lajmeve Kosovapress se Sllavica Generalloviq , shtetase e Kosovës me përkatësi serbe është arrestuar nga njësia e Autokrimeve rajonale në bazën e dyshimeve se e njëjta ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar si dhe e njëjta dyshohet të ketë pranuar aplikacione për regjistrime të falsifikuara për qytetarët që nuk figurojnë të regjistruar në librat amzë si shtetas të Kosovës

Ndaj të dyshuarës është caktuar masa e ndalimit policor.

“Nervi shiatik”,si të largoni dhimbjet

0

Këtu janë disa mënyra natyrale që mund të ju ndihmojnë për të kuruar inflamacionin dhe për të luftuar dhimbjen që shkaktohet nga nervi shiatik.

Akupunktura: është një trajtim alternativ. Ajo stimulon rrjedhjen e energjisë dhe përmirëson funksionin e qelizave nervore. Disa njerëz e shohin efektin pas vetëm një seance, por për shumicën e njerëzve duhen disa seanca. Akupunktura mund të përdoret gjithashtu për trajtimin e shumë sëmundjeve, të tilla si lehtësimin e migrenës, trajtimin e stresit, madje edhe për të ndaluar pirjen e duhanit.

Pako akulli: (ose një paketë bizele të ngrira). Mbështillini në një peshqir, aplikojeni për 20 minuta në zonën e prekur, çdo dy orë, deri sa dhimbja të zhduket.

Temperaturat alternative: dhe pse pakoja e akullit ju hyn në  punë për të gjetur lehtësimin e çastit, nervi shiatik qëndron thellë brenda trupit dhe akulli nuk mund të kurojë inflamacionin e brendshëm. Aplikoni një paketë akulli vetëm (gjithnjë akulli duhet të jetë i mbështjellë me një copë, jo direkt në mish) pasi keni bërë një dush shumë të nxehtë. Temperaturat alternative rrisin qarkullimin e gjakut dhe mund t’ju ndihmojnë për të redukuar inflamacionin e brendshëm duke ndihmuar në procesin e shërimit/Shendeti.

Joga: pasiviteti përkeqëson  problemin. Disa njerëz raportojnë përmirësime nëpërmjet aktivizimit të trupit përmes jogës. Këto ushtrime rrisin fluksin e gjakut, forcojnë muskujt dhe përmirësojnë lëvizshmërinë.

VV: Ne nuk shpuam goma në Gjilan!

0

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me deklarimet e zyrtarëve të komunës së Gjilanit, nga kryetari Lutfi Haziri e zyrtarë tjerë komunalë që fajësuan këtë subjekt politik për aksionin e sotëm të disa individëve që shpuan gomat e veturave zyrtare të kësaj komune.
Vetëvendosje thotë se ky aksion nuk është realizuar nga ky subjekt politik, duke theksuar se aksionet e tyre paralajmërohen, madje ftohen edhe mediat.

“Dëshira e madhe e pushtetarëve për ta akuzuar Vetëvendosjen për gjithçka, doli në pah edhe sot në rastin e shfryrjes së gomave të Lutfi Hazirit. Ky aksion nuk është realizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Çdo aksion ne e bëjmë në mënyrë publike dhe madje i ftojmë edhe mediet”, theksohet në reagimin e VV-së.

Reagimet e këtilla, Vetëvendosje po i quan luftë speciale ndaj Vetëvendosjes, dhe kjo, sipas tyre, “po bëhet nganjëherë me polici e nganjëherë me propagandë të pushtetit”.

“Sidoqoftë, ne nuk e kemi ndërmend t’i ndalim veprimet tona për parandalimin e krijimit të “Zajednicës””, përfundon reagimi.