Almeda Abazi: S' jam shqiptare!

0

Almeda Abazi, modelja dhe aktroja shqiptare, ka mohuar rrënjët shqiptare në një show televiziv turk.

Abazi në emisionin televiziv “Para Bende” ka thënë se është turke, duku mohuar se është shqiptare, transmeton Telegrafi.

Në fakt, modelja “shqiptare” në një episod televiziv takohet në Nice të Francës me disa shitës të kombësisë turke, ku ajo para tyre prezanton veten si turke.

Formati i emisionit ka të bëjë me personalitet e njohura, të cilët duhet të kalojnë disa ditë duke punuar punë të ndryshme nëp shtetet e huaja për të fituar para për jetesë.

Kujtojmë se 23-vjeçarja aktualisht është në lidhje me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, i njohur më mirë në Kosovë si Çenari.

Vdesin shtatë alpinistë në Alpet franceze

0

Shtatë alpinistë kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë nga një ortek i borës në Alpet franceze.

Ngjarja ka ndodhur në malin Dome de Neige des Ecrins, i lartë 4,000 metra.
Sipas raporteve, në mesin e viktimave ka edhe shtetas të huaj, por nacionaliteti i tyre nuk është bërë ende i ditur.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të parë nëse ka më shumë viktima.

​Presidenti zimbabvian lexon në parlament fjalimin e gabuar!

0

Presidenti zimbabvian, 91-vjeçari Robert Mugabe, lexoi sot në parlament një fjalim të gabuar, pasi ai ishte lexuar një muaj më parë dhe i drejtohej kombit dhe jo parlamentit.

“Ka pasur një ngatërresë, që solli një situatë ku presidenti mbajti fjalimin e gabuar”, tha zëdhënësi i presidentit, George Charamba në një deklaratë, ku fajësoi zyrën e sekretarisë për gabimin.

“Jemi sinqerisht të penduar për gabimin dhe masa korrigjuese po merren në shqyrtim”, tha ai në deklaratën e rastit.

”Mugabe do të lexojë fjalimin e saktë më vonë në një hotel, në Harare”, shtoi Charamba.

Ligjvënësit e opozitës ndiheshin në siklet ndërkohë që Mugabe vazhdonte fjalimin, i cili zgjati më pak se 30 minuta.

Por, kritikët për një kohë të gjatë të liderit, i cili erdhi në pushtet më 31 dhjetor 1987, ishin të shpejtë për të reaguar ndaj gafës.

“Sinqerisht, nëse ai harron se fjalimi drejtuar kombit nuk është hapja e parlamentit, sigurisht unë tani mund të kuptoj dhe ta fal atë që ka harruar se ne duam prosperitet në Zimbabve”, tha ak tivisti Krenaria Mukono, 26 vjeç.

Udhëtimet e presidentit për kontrollet mjekësore jashtë vendit kanë ndezur spekulimet se shëndeti i tij nuk mund ta lejojë për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2017.

Nje kafe me Big Mamen,nga Labi

0

Emisioni mjaft i shikuar “Një kafe me Labin”,shumë shpejt edhe në televizionin  21 në Maqedoni.

Nga një foto e publikuar në Instagramin e Labinot Gashit,që është edhe autor i emisionit “Një kafe me Labin” shihet qartë që ky emision shumë shpejt do të transmetohet edhe në Maqedoni,por nga fotoja kuptojmë  që emisionin do ta drejtojë këngëtarja e njohur për publikun Big Mama.

Shume shpejtë fytyra të njohura publike,këngëtarë dhe njohës të mirë të artit do të jenë të ftuar në këtë emision,që do të transmetohet në televizionin 21 në Maqedoni.

​Në SHBA është arrestuar 15-vjeçari që planifikonte atentat kundër Papës

0

Policia amerikane njoftoi sot se muajin e kaluar në Filadelfi ka arrestuar një 15-vjeçar për të cilin ka pasur dyshime se ka planifikuar atentat kundër Papës Francesk.

Siç njoftoi televizioni ABC, tinejxheri, emri i të cilit nuk është publikuar, është frymëzuar nga grupi xhihadist Shteti Islamik dhe ka planifikuar që atentatin ta kryejë gjatë vizitës së Papës në SHBA.

“Plani ka përfshirë armë zjarri dhe mjete shpërthyese dhe është drejtuar kundër një përfaqësuesi të lartë të huaj gjatë një ngjarjeje të nivelit më të lartë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Zyrës Federale të Investigimit (FBI) dhe Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-ve.

Papa Francesk do të qëndrojë në SHBA prej 22 deri më 27 shtator, me ç’rast do t’i vizitojë Uashingtonin, Nju-Jorkun dhe Filadelfinë./kp/

​Merkel kërkon samit të BE-së për krizën e refugjatëve

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje sot për një samit të BE-së, javën e ardhshme, për krizën e refugjatëve, duke thënë se një zgjidhje e përbashkët është e nevojshme për të marrë kontrollin për këtë çështje.

“Ne do ta zgjidhim këtë sfidë, por vetëm së bashku”, tha Merkel për gazetarët gjatë një konference për shtyp në Berlin pas bisedimeve me homologun e saj austriak, Verner Feyman.

“Ne jemi në një situatë që nuk është shumë e lehtë dhe kjo është një nga sfidat më të mëdha që kemi pasur në dekada”, shtoi Merkel.

Vendet anëtare të BE-së dështuan në samitin e të hënës me ministrat e Brendshëm për të rënë dakord mbi një sistem për rishpërndarjen e refugjatëve midis tyre bazuar në një sistem të detyrueshëm kuotash, që u mbështet nga Gjermania dhe Franca, por u kundërshtua nga shumë vende lindore, si Hungaria dhe Polonia.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere bëri thirrje për sanksione financiare për shtetet anëtare të BE-së që refuzojnë për të ndarë barrën e pranimit të refugjatëve.

“Ato vende që refuzojnë, asgjë nuk u ndodh përv eç se refugjatët kalojnë përmes tyre”, tha de Maiziere për televizionin ZDF.

“Dhe për këtë arsye, ne duhet përdorim presionin”, shtoi ai duke vënë në dukje se këto shtete anëtare kanë marrë shpesh fonde të konsiderueshme strukturore nga Bashkimi Evropian.

Thaçi për mediat franceze: Me historinë tonë të vjetër, duam t’i bashkohemi UNESCO-s

0

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në një intervistë për Le Lettre Diplomatique ka folur për prioritetet diplomatike të, siç e quan media franceze, “republikës së vogël që gjendet në Ballkan”. Le Lettre Diplomatique e portretizon Hashim Thaçin si personin kryesor në të dy negociatat – në ato të vitit 2008 të mbajtura me ndërmjetësimin e lehtësuesit nga OKB-ja, Presidentit Ahtisari, ku Kosova edhe mori përkrahje ndërkombëtare për pavarësinë, si dhe ato në vitin 2013 të lehtësuara nga Baronesha Ashton, kur Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen historike që të mos bllokojnë njëra-tjetrën në integrime evropiane. Pasi ka shërbyer dy herë si kryeministër, sipas Le Lettre Diplomatique, tash planet e Thaçit janë të zgjerojë ndërkombëtarizimin e Kosovës.

Në vazhdim transmetojmë intervistën e plotë të Thaçit për “Le Lettre Diplomatique”.

Ku është Kosova sot pas 7 vitesh nga pavarësia dhe 16 vitesh nga intervenimi i NATO-së që ndau Kosovën nga Serbia dhe e vendosi Kosovën nën protektoratin e OKB-së? Cilat janë prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës në ditët e sotme?

Hashim Thaҫi: Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe kemi pasur një rrugë të vështirë historike ku ishim të detyruar të japim rezultate në disa procese të shumta paralelisht. Duhej të rindërtonim shtetin dhe ekonominë plotësisht pas represionit nga regjimi i Millosheviqit në vitet e 90-ta. Gjithashtu duhej të ndërtonim institucione të pavarura dhe demokratike pas shpalljes së pavarësisë, ndërsa tani jemi të thelluar në procesin e integrimeve evropiane. Tani Kos ova po shqyrton diversifikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, jo vetëm në peizazhin diplomatik dypalësh, por edhe në atë shumëpalësh. Kosova është njohur nga 111 shtete, së fundmi u njoh nga Niue, dhe kemi punuar që të integrohemi në komunitetin ndërkombëtar duke u anëtarësuar në organizatën e Frankofonisë, në komitetin ndërkombëtar olimpik, etj. Gjithashtu, jemi anëtar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe në mbi 20 organizata rajonale të Evropës Juglindore. E rëndësishme është që së shpejti do të nënshkruajmë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, që është hapi i parë drejtë anëtarësimit të plotë në BE.

Sa është i rëndësishëm për Kosovën anëtarësimi në OKB? A mund të vazhdoni integrimin tuaj në komunitetin ndërkombëtar nëse nuk jeni anëtar të OKB-së?

Hashim Thaçi: Anëtarësimi në OKB nuk e përkufizon shtetësinë. E dimë se Kina, Izraeli apo edhe Zvicra nuk kanë qenë anëtare të Kombeve të Bashkuara për vite apo dekada të tëra pas përfundimit të luftës së dytë botërore, por të gjitha këto shtete janë anëtare të rëndësishme të komunitetit ndërkombëtar. Disa nga anëtarët e OKB-së janë shtete të cilat kanë dështuar dhe janë në luftëra civile apo kanë ekonomi të shkatërruara. Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, por është një vend i lirë dhe demokratik. Raporti i krimeve për kokë banori është më i ulëti në Evropë. Kemi një rritje mesatare të PBB-së prej 4 për qind për 7 vite të njëpasnjëshme. Qasja në internet e ekonomive familjare është mbi 85 për qind. Progresi ka qenë shumë i madh.

Gjithashtu, jemi bërë anëtar sovran të agjencive të specializuara të Kombeve të Bashkuara, siç është Banka Botërore e FMN-ja dhe kjo e ndihmon ekonominë tonë. Jemi duke aplikuar për anëtarësi m në Këshillin e Evropës dhe UNESCO gjatë këtij viti në mënyrë që njerëzit tanë gradualisht të rrisin bashkëveprimin me popujt e tjerë dhe të jenë në gjendje të përdorin instrumentet dhe programet e agjencive të ndryshme të OKB-së, ashtu që të mund të vazhdojmë rindërtimin e shtetit dhe të reformojmë ekonomin tonë.

Ju dhe zëvendësi juaj gjatë muajve të kaluar e keni vizituar shpesh Parisin në përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në UNESCO. Si mund Kosova të përfitojë nga anëtarësimi në UNESCO dhe sa jeni të sigurt që do t’i merrni votat e nevojshme në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-së që do të mbahet në nëntor?

Hashim Thaçi: Kosova ka popullsinë më të re në Evropë dhe nevoja për të reformuar dhe investuar në arsim, kulturë dhe shkencë është shumë e rëndësishme. Çfarë do të fitonim nëse Kosova do të lihej e izoluar? Synimi im është të sigurohem që populli i Kosovës të mos mbetet i izoluar. Nuk dua që anëtarësimi i Kosovës të mbetet peng i debateve të pafundme gjeopolitike.

I kuptoj disa nga vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën në baza bilaterale, por kjo nuk i ka ndaluar që të votojnë në favor tonin në organizata të shumta. Mbi 170 shtete tani e njohin pasaportën e Kosovës, dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, përfshirë edhe Rusinë dhe Kinën, e njohin të drejtën e kosovarëve që të udhëtojnë me pasaportë të Republikës së Kosovës. Prandaj, jam i sigurt që shumica dërmuese e anëtarëve të UNESCO-së do të jenë të lumtur që Kosova do t’i bashkohet familjes në mënyrë që të kontribuojë në UNESCO me historinë tonë shumë të vjetër dhe popullsinë shumë sipërmarrëse, por edhe të pranojmë ndihmë praktike nga UNESCO mbi atë se si të përmirësojmë mbrojtjen e trashëgimisë tonë, produkteve shkencore dhe niveleve të arsimit.

Kosova muajve të fundit është përmendur në disa media ndërkombëtare si platformë e dialogut ndër-fetar, por edhe si vend i origjinës i disa prej ekstremistëve të dhunshëm që luftojnë në lindjen e mesme. Cila është e vërteta? A është Kosova model i tolerancës ndër-fetare apo burim i ekstremizmit?

Hashim Thaçi: Duhet ta vizitoni Kosovën që të shihni të vërtetën. Ne jemi një shoqëri sekulare. Një sondazh i opinionit i bërë nga Këshilli Britanik në Kosovë nxori se 90 për qind e popullsisë mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO, prandaj ekziston konsensusi kombëtar që të përmbushim të gjitha standardet dhe të bëhemi pjesë e BE-së. Ne jemi vendi i parë në Ballkan që kemi zgjedhur një grua si presidente të vendit dhe ekziston një ndarje strikte e religjionit nga institucionet shtetërore. Norma e krimit ësht ë më e ulëta në Evropë, ndërsa një e treta e popullsisë tonë tashmë jeton në komunitete të mëdha të diasporës në Gjermani, Britani të Madhe, Zvicër, SHBA, etj. Jam krenar që Sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, së fundmi ka deklaruar që Kosova është lider në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kjo është arsyeja pse kemi investuar në promovimin e dialogut ndër-fetar si një segment i diplomacisë sonë publike, në mënyrë që të tregojmë se Kosova është duke u shndërruar nga një importues i burimeve të sigurisë në një eksportues të iniciativave të paqes.

Por, në margjinat e shoqërisë edhe ne kemi sfida. Njësoj si në Francë apo në Skandinavi, disa kosovarë ju kanë bashkuar ISIS-it në 3 vitet e fundit. Aktualisht janë rreth 50 prej tyre, por policia jonë ka vepruar në mënyrë shumë efikase dhe ka arrestuar dhjetëra të dyshuar. Tani e kemi edhe ligjin që e ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja. Pra , Kosova nuk është imune ndaj rrezikut global të radikalizmit dhe agjendave nacionaliste, por jemi një partner efikas dhe i sinqertë në luftimin e këtyre rreziqeve globale.

Sa janë të sigurta vendet e trashëgimisë të UNESCO në Kosovë?

Hashim Thaçi: Janë shumë të sigurta. Ne e respektojmë dhe kemi siguruar një mbrojtje të pa-precedent kushtetuese të Kishës Ortodokse Serbe, që është pronare e vendeve të trashëgimisë të UNESCO-s. Këto ndërtesa mesjetare janë në pronësi të Kishës Ortodokse Serbe, por gjenden në Kosovë dhe janë aty që njerëzit të mahniten me ato. Megjithëse, shumica e njerëzve deklarohen si myslimanë, tradicionalisht kemi pasur marrëdhënie të mira ndër-fetare. Lufta e Kosovës e vitit 1999 nuk ka qenë luftë fetare, por luftë etnike. Gjithashtu, shqiptarët e Kosovës i takojnë besimeve të ndryshme fetare, prandaj ne jemi të mësuar me pamje të tilla ku një xhami dhe një kishë e ndajnë të njëjtin kopsht. Regjimi serb ka djegur rreth 300 xhami në vitin 1999 të cilat është dashur t’i restaurojmë me kujdes me ndihmën e shumë njerëzve nga e gjithë bota, përfshirë edhe Arabinë Saudite dhe Izraelin. Fatkeqësisht edhe disa nga kishat janë dëmtuar gjatë trazirave të dhunshme të vitit 2004, por që nga atëherë Qeveria e Kosovës ka investuar fonde në restaurimin e kishave dhe kemi përfshirë në sistemin tonë ligjore dispozita të veçanta për mbrojtjen e vendeve të kishave. Ditëve të sotit edhe lokacionet e besimit mysliman edhe ato të krishtera vizitohen nga turistët nga e gjithë bota, ndërsa Policia e Kosovës është përgjegjëse për mbrojtjen e tyre në 95 për qind të rasteve. Dikur ishin trupat e NATO-së, por tani i është besuar policisë tonë të bëjë mbrojtjen.

Si është duke ecur ekonomia e Kosovës? E keni pasur fatin e keq që e shpallët pavarësinà « atëherë kur kriza globale financiare e goditi botën. A ia keni arritur të përmirësoni kushtet ekonomike pas luftës dërmuese të vitit 1999 dhe tranzicionit të vështirë gjatë administrimit të OKB-së deri në shpalljen e pavarësisë?

Hashim Thaçi: Shumica e njerëzve në Kosovë nuk shqetësohen për agjendat diplomatike apo politike, por për agjendat ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. E kemi rritur zhvillimin ekonomik, por duhet të punojmë që të zvogëlojmë nivelin e papunësisë që tani është në 30 për qind. Jam shumë i përkushtuar që të gjejë partnerë ndërkombëtarë dhe investitorë që të na ndihmojnë të largojmë varfërinë. Këtë vit, një konsorcium francez e ka fituar tenderin që të ndërtojë resorin e skijimit për 400 milionë euro, ndërsa një kompani amerikane do të investojë mbi 1 miliard në termocentralin e ri, ashtu që të mund të mbyllim të vjetrin që e ndotë ambientin . Pra, ka shenja të mira për rritjen e interesit nga investitorët privat. Por, duhet të punojmë më shumë në arsim, që fuqia jonë punëtore të jetë kompatibile me kërkesat e tregut të punës. Na nevojitet e gjithë ndihma që mund ta sigurojmë në mënyrë që të kemi reforma të mira në arsim të cilat do të sigurojnë investime afat-gjata në shoqërinë tonë dinamike dhe të re. Jam optimist se Kosova ngadalë, por sigurt, po bëhet një shembull i mirë i rindërtimit dhe zhvillimit pas konfliktit

Në nëntor publikohet albumi i ri i Rita Oras

0

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, në muajin nëntor do të promovojë albumin e saj më të ri raporton, Bilboard. Këtë gjë këngëtarja e ka konfirmuar gjatë performancës së fundit në Nju Jork.

“E kam incizuar në Londër pasi kam dashur që t’i ruaj rrënjët e mia aty ku jam rritur”, ka thënë Ora për Bilboard.

Pjesë e këtij albumi është edhe kënga e suksesshme “Body on me” e publikuar javë më parë që është bashkëpunim mes saj dhe këngëtarit amerikan Chris Brown.

Për këtë album Rita ka folur me entuziazëm në plotë media botërore, duke thënë se po i kushton atij shumë energj

Kocijançiq: Këto janë asociacione të ndryshme

0

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë dhe Siguri të Jashtme Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot se Asociacioni i Komunave Shqiptare i formuar në jug të Serbisë nuk është njësoj me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.
Ajo tha se Asociacioni i Komunave Serbe është rezultat i bisedave specifike, të cilat janë zhvilluar në kuadër të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kur është fjala për pozitën e pakicës shqiptare në Serbi, Kocijançiq ka thënë që nga Beogradi pritet ta zbatojë politikën e mbrojtjes së pakicave.

Policia: Shpuesit e gomave të makinave në Gjilan, aktivistë të VV

0

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan, ka konfirmuar se sot aktivistët e Vetëvendosjes kanë dëmtuar tri vetura zyrtare pronë të komunës së Gjilanit.

Hashani tha për Rajoniopress se të martën rreth orës 14:05 kemi pranuar informatën se te objekti i Komunës në parking janë dëmtuar tri automjete, dy nga to zyrtare. 1. Automjeti Peugeot-307 me targa 06Z.

“Tri veturave siç janë cekur më lartë iu kishin shpërthyer gomën e parë ana e djathtë. Në vendin e ngjarjes pos patrullës policore ka dalë edhe njësiti i NJHK-së të cilët kanë menaxhuar me vendngjarjen”, citohet të ketë thënë Hashani.

Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të kompletohet si Dëmtim i Pasurisë së Luajtshme dhe dërgohet në NJHK-le për hetime të mëtutjeshme.

Sipas Hashanit, të dyshuarit janë aktivistë të Vetëvendosjes.