Pesë filmat ku luan Bekim Fehmiu shfaqen për pesë ditë

0

Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë pesë filma nga krijimtaria kinematografike e aktorit Bekim Fehmiu: “Mbledhësit e Puplave”, “Gethi i Gjerë”, “Era”, “Edukimi Special” dhe “Kurthi për Gjeneralin”.
Edicioni i dytë i Festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, do të vazhdojë në Kosovë. Pas prezantimit të skenës kulturore e artistike kosovare në Serbi, ky festival do të shtrihet edhe në Kosovë nëpërmes organizimit të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut.
Bekim Fehmiu, aktor shqiptar – është simbol i të kaluarës së përbashkët, përmes të cilës, me të gjitha sfidat, të arriturat dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e këtij eventi.

Java e Filmit te Bekim Fehmiut do të organizohet në periudhën 6 – 10 tetor 2015, në dy qytete me rëndësi memoriale në jetën e Bekim Fehmiut, përkatësisht në Prishtinë dhe Prizren. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë pesë filma nga krijimtaria kinematografike e aktorit Bekim Fehmiu: “Mbledhësit e Puplave”, “Gethi i Gjerë”, “Era”, “Edukimi Special” dhe “Kurthi për Gjeneralin”.
Kjo ngjarje do të ketë ceremoninë e hapjes në Kino ABC në Prishtinë, me 6 tetor 2015, prej orës 19.30, ku do të shfaqet edhe filmi “Mbledhësit e Puplave”, ndër të tjera i shpërblyer me Grand Prinë në Festivalin e Kanës më 1967. Ndërsa shfaqja e filmave të tjerë do vazhdoj në bazë të orarit të planifikuar deri me datë 10 Tetor 2015, në Kino ABC and Dokukino.

Në kufijtë e Austrisë, gjithnjë e më pak refugjatë

0

Policia austriake ka deklaruar se që nga dje, kur Hungaria ka vendosur masa të reja ndaj refugjatëve, vetëm 100 prej tyre kanë kaluar kufirin austriak, transmeton agjencia franceze AFP.

Të hënën një ditë para se të hyjë në fuqi ligji hungarez për refugjatët, një numër prej 200 mijë prej tyre kanë kaluar në Austri.

Ministrja e Punëve të Brendshme Johana Miki Leitner ka thënë se sirianët dhe njerëzit tjerë që janë të rrezikuar në vendet e tyre mund edhe më tutje të kërkojnë azil në Austri.

Ajo ka thënë po ashtu se ata do të jenë të lirë nëse duan të vazhdojnë rrugën për në Gjermani sikurse që ka ndodhur deri më tani.

Për rritjen e përfshirjes së grave në proceset zgjedhore

0

Partitë politike kanë nënshkruar sot një deklaratë ku janë zotuar për rritjen e përfshirjes së grave në proceset zgjedhore.

Kjo deklaratë është bërë nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim. Leon Malazoku, si nikoqir i këtij aktiviteti theksoi se perceptimi tek moshat e reja lidhur me përfshirjen e gruas në proceset vendimmarrëse është shqetësues dhe një alarm për shoqërinë pasi që sipas grupmoshave 15 – 18 vjet gruaja e ka vendin në shtëpi.

Valdete Daka nga Komisioni Qendrorë Zgjedhor (KQZ) tha se përfshirja e grave në procesin zgjedhor dhe pjesëmarrja e tyre përveç që është një obligim që duhet kryer ndihmon edhe në demokratizimin e shoqërisë dhe funksionimin më të mirë të saj.

Ndërsa partitë politike shqiptare dhe jo shqiptare u zotuan se do të punojnë më shumë në përmirësimin dhe përfshirjen e gruas në proceset zgjedhore duke thënë se kjo nuk është një favor që i bëjnë gjysmës së popullsisë së Kosovës, por është një e drejtë që u takon atyre.

 

Arrestohet pas katër muajsh hajni i kosës së barit

0

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Gjilan një person i cili dyshohet se ka vjedhur një kositëse bari në një depo.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur më 24 maj të këtij viti, ndërkaq që i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Gjenden dy traktorë me mall kontrabandë në vlerë 60 mijë euro

0

Policia kufitare ka gjetur dhe konfiskuar dy traktorë me mall kontrabandë.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në Llokme të Hanit të Elezit, njësitë patrulluese kanë gjetur dhe konfiskuar dy traktorë me rimorkio të mbushur me mallra të kontrabanduar të tekstilit në vlerë të përafërt rreth 60 mijë euro. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

400 kompani përfitojnë nga Programi i UNDP-së dhe MPMS-së

0

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar dje kontratat e para me kompanitë vendore të cilat janë përfituesit e parë të skemës së Subvencionimit në Pagë.

Të pranishmit kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin me sektorin privat, bashkëpunim ky që në dhjetë vitet e fundit ka arritur të krijojë mundësi punësimi për rreth 13 mijë persona nëpërmjet programeve të ndryshme si ai i trajnimit në punë, subvencionimit të pagës, apo punës praktike.

“Programi për subvencionimin e pagës, që bashkëfinancohet nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ka për qëllim përkrahjen e punëdhënësve të cilët ofrojnë mundësi punësimi afatgjatë sidomos për të rinjtë dhe të papunët nga grupet e cenuara. Programi nënkupton pagesën e së paku 50% të pagave për punëtorët e rinj, për një periudhë 6, 9 ose 12 muajsh, në varësi të vështirësive që kanë punëkërkuesit në hyrjen në treg të punës”, thuhet në një komunikatë të UNDP-së.

Gjatë fazës së parë, siç edhe lajmërohet përmes kësaj komunikate, janë 1100 vende të reja të punës që janë shpallur në zyrat e punës në të gjithë Kosovën, nga të cilat 400 janë përzgjedhur për tu subvencionuar

​Hungari: Arrestohen 367 refugjatë

0

Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të ligjit për kalimin ilegal të kufirit, në Hungari kanë hyrë vetëm 367 refugjatë dhe të gjithë janë arrestuar.

Ndaj 316 prej tyre do të ngriten kallëzime penale për thyerje të gardhit ndarës që është ndërtuar në kufi me Serbinë, ndërsa 51 persona tjerë do të akuzohen për hyrje ilegale në Hungari.

Këtë vit nëpër Hungari kanë hyrë më shumë se 200 mijë refugjatë, nga të cilët shumica kanë shkuar për Gjermani.

Vetëm të hënën, në Hungari kanë hyrë 9308 refugjatë, transmeton AFP.

Sipas ligjit të ri të Hungarisë për kalim ilegal të kufirit do të aplikohet masa e dënimit deri në tri vjet burg.

Mustata kërkoi anulimin e kontratës me djalin e vet

0

​Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se ai nuk ka pasur asnjë informatë për rregullimin e një makine të Qeverisë e cila ka pasur garancionin në të njëjtin servis por që është mirëmbajtur në servise tjera dhe pastaj ka dal se janë kapërcyer të gjitha rregullat, prandaj është dashur një kontratë e re. Mustafa tha se ai ka kërkuar që kjo kontratë të ndërpritet.

Kreu i ekzekutivit ka fol edhe për nivelin e korrupsionit në Kosovë pas publikimit të disa të dhënave nga shoqëria civile.

Ai nw mbledhjen e Qeverisw tha se përceptimi për korrupsionin nga qytetarët del të jetë i lartë çka po ndikon në ndërtimin e një shteti ligjor dhe integrimit të Kosovës në BE dhe organizma të tjera ndërkombëtare.

Mustafa u ka kërkuar të gjithë ministrave që të punojnë që në mënyrë që eliminojnë çdo lloj korrupsioni në dikasteret që udhëheqin. Derisa është shprehur i kënaqur që për tetë muaj të Qeverisë së tij nuk ka ndodhur asnjë aferë korruptive.

Mustafa ka përgëzuar disa prej ministrave që nuk kanë nënshkruar kontrata të cilat kanë dyshuar se nuk janë respektuar procedurat në mënyrë të rregull.

Veteranët e Kaçanikut i japin kohë qeverisë 1 javë

0

Veteranët e Kaçanikut të vendosur për demonstratën, por jo edhe këtë javë. Ata ditë më parë patën paralajmëruar që nëse Qeveria nuk i publikon listat përfundimtare të veteranëve deri më 15 shtator, veteranët e Kaçanikut, Ferizajt dhe qyteteve tjera do të bllokojnë rrugën magjistrale Shkup-Prishtinë.

Rrugët nuk do të bllokohen ashtu siç patën paralajmëruar veteranët, kështu bënë të ditur Jeton Kuçi në emër të veteranëve të Kaçanikut.

Ai tha se kjo nuk do të ndodhë pasi që atyre iu është premtuar nga Qeveria se brenda javës do të hyjë në fuqi udhëzimi administrativ.

Kuçi ka theksuar se do të presin vetëm deri të mërkurën e javës së ardhshme, dhe në rast se një gjë nuk bëhet, atëherë të gjithë veteranët do dalin në demonstratë dhe në mënyrë të dhunshme do të bllokojnë rrugët.

“Ne kemi pas takim Faik Fazliu dhe na është premtuar që brenda kësaj jave ka me hy në fuqi udhëzimi administrativ për të aplikuar veteranët për pensione. Në rast se nuk hyn udhëzimi në fuqi ne jemi të vendosur që javën tjetër, më së largu të mërkurën që të dalim në rrugë pikërisht ashtu siç edhe e kemi paralajmëruar”, tha Kuçi për KosovaPress.

Demonstr atës së veteranëve të Kaçanikut do të i bashkëngjiten gjithë veteranët e Kosovës

Facebook bën gati butonin “s’e pëlqej”

0

Rrjeti social Facebook është duke u bërë gati për të shtuar butonin “s’e pëlqej”, ka thënë themeluesi i tij, Mark Zuckerberg.

Në një sesion pyetje-përgjigje në Kaliforni, ai ka thënë se butoni do të jetë një mënyrë për njerëzit për të shprehur keqardhjen.

Zuckerberg ka shtuar se ai nuk do që opsioni i ri të jetë mekanizëm me të cilin njerëzit mund të zhvlerësojnë postimet e të tjerëve.

Në vend të kësaj, ai duhet të përdoret për “postime të trishtuara”, ka thënë Zuckerberg.

Ai ka krijuar Facebook-un në vitin 2004 derisa ka qenë student i Harvardi