Vuçiqin në Washington e pret letra me akuzat e pesë kongresistëve amerikanë

0

Nënpresidenti i SHBA Joe Biden u takua dje në Washington me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq dhe vuri në dukje rëndësinë strategjike, që sipas tij, kanë përpjekjet e Serbisë për të nxitur pajtimin rajonal në Ballkan dhe çuarjen përpara të dialogut me Kosovën, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas zyrës së Nënpresidentit, Biden dhe Vuçiq diskutuan edhe mbi procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, për të cilin të dy udhëheqësit janë dakord se do të garantonte qëndrueshmërinë dhe begatinë afatgjatë për Serbinë dhe rajonin. Biden përshëndeti përpjekjet dhe durimin, që sipas tij, po tregon Serbia për të përballuar valën e refugjatëve dhe krizën e tanishme të emigracionit. Ai premtoi se do të shikojë mundësinë që SHBA të japin mbështetje shtesë, raporton VOA.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi zbatimin nga Serbia të reformave të nevojshme ekonomike dhe mbi rëndësinë e krijimit të një klime pozitive biznesi për të tërhequr investimet e ardhshme amerikane në Serbi. Ata diskutuan edhe mbi çështjen e sigurisë energjetike dhe të sundimit të ligjit.

Duke folur me gazetarët pas takimit, Vuçiq komentoi për panikun që, siç tha ai, ka shkaktuar kriza e emigrantëve në të gjitha vendet evropiane, duke përfshirë edhe publikun serb. Ai tha se nuk ka arsye për një panik të tillë.

“Ne mund t’i zgjidhim këto probleme në një atmosferë solidariteti të sinqertë. Nuk mendoj se këto çështje janë aq të frikshme dhe të pakapërcyeshme sa ç’pretendojnë disa vende”, tha kryeministri Vuçiq.

Në prag të vizitës së Vuçiqit në Washington, pesë anëtarë të Kongresit amerikan i dërguan një letër Nënpresidentit Biden, ku akuzonin kryeministrin serb se ka lidhje me blerjen e disa kompanive strategjike dhe me keqësimin e mjedisit mediatik në vend. Letra u bë e ditur të hënën nga portali serb “Teleprompter”.

Anëtarët e Kongresit ngrenë akuza se një grup i vogël njerëzish të drejtuar nga vëllai i kryeministrit, Andrej Vuçiq, dhe dy miq të tij të ngushtë, Nikolla Petroviq dhe Zoran Korac, “kanë konsoliduar ndikimin dhe interesin e tyre në fushat e energjisë, telekomunikacionit, infrastrukturës dhe në të gjitha bizneset e mëdha në Serbi”.

Kongresistët thonë në letër se marrëdhëniet e këtij grupi me të dërguarin e posaçëm të presidentit rus Putin, Alexander Babakov, duhet të shqyrtohen me imtësi.

Në letër thuhet gjithashtu se të drejtat e gazetarëve “kanë rënë në pikën e tyre më të ulët që prej tiranisë së Sllobodan Millosheviqit” dhe se mediat në Serbi kontrollohen drejtpërdrejt nga kryeministri, familja e tij dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të tij të biznesit.

Anëtarët e Kongresit kritikojnë edhe mungesën e përparimit në zgjidhjen e çështjes së tre vëllezërve Bytyqi, shtetas amerikanë me origjinë shqiptare që luftuan përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më vonë u vranë në një qendër stërvitore të policisë në Serbi.

Pavarësisht nga premtimet e bëra ndaj familjes Bytyqi dhe qeverisë amerikane, – thuhet në letër, – Serbia ende nuk i ka gjetur fajtorët.

Çollaku: Kosova ka përmbushur kërkesat për liberalizim

0

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz tani me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e MSA-së. Kështu deklaroi ministri i integrimeve evropiane Bekim Çollaku në takim me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marizë Davie. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, me ç’rast ambasadorja franceze rikonfirmoi qëndrimin përkrahës të shtetit të saj në këtë drejtim.

Bajrami: Me turizëm përmirësohet imazhi i Kosovës

0

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës e konsideron turizmin si një nga mundësitë për zhvillimin e vendit, i cili ofron kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, zhvillimin rajonal dhe lokal, si dhe integron natyrën, kulturën, historinë, gastronominë dhe mikpritjen tradicionale në mënyrë kreative të bazuar në përvojën ekonomike dhe mënyrat inovative.

Ajo këto komente i bëri në një konferencë të organizuar nga Shoqëria Austriako Kosovare në mbështetje të Projektit PPSE (Swiss Contact) dhe Odës Ekonomike Austriake si dhe Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), me temën: “Dita e turizmitAustriako-Kosovar 2015”.
Në fillim të fjalës së saj, ministrja Bajrami theksoi se organizimi i këtij takimi është i mirëseardhur për promovimin e vlerave turistike të Kosovës, si dhe ofron mundësi për krijimin e rrjetëzimeve në mes të bizneseve kosovare dhe të atyre austriake.

“Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë rreth 20,000 persona të punësuar në sektorin e akomodimit dhe ushqimit, që përfaqësojnë mbi 5% të të gjithë personave të punësuar në Kosovë”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja e MTI-së po ashtu ka thënë se turizmi, pa mëdyshje është një sektor i rëndësishëm në Kosovë,i cili jo vetëm krijon shumë shpejtë vende të punës, por është gjithashtu një mundësi për përmirësimin e imazhit të Kosovës si shteti më i ri në Evropë, imazh i ndryshëm nga ai i cili paraqitet në media dhe që korrespondon në mënyrë autentike me karakteristikat specifike dhe asetet unike të Kosovës.

“Kosova është aktualisht e njohur në skenën ndërkombëtar për turizëm natyror, me aktivitete në natyrë- Majat e Ballkanit, në rajonin e Pejës ose në Bjeshkët e Sharrit, trashëgiminë kulturore,monumente fetare të fesë myslimane, katolike dhe ortodokse, si dhe e njohur për kulturën, diversitetin etnik dhe ngjarjet kulturore si Dokufest-i”, shtoi minstrja Bajrami.

Ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, po ashtu theksoi se Qeveria e Kosovës po punon në ngritjen e kapaciteteve njerëzore në fushën e turizmit, në mënyrë që të vazhdohet me ofrimin e shërbimeve cilësore, si dhe hartimin e politikave për promovi min e turizmit vendor.

“Është hartuar Plani zhvillimor në sektorin e turizmit i cili është në fazën finale. Synimi ynë është që deri në vitin 2020, sektori i turizmit të marrë pjesë në GDP me 7-8 %”, tha ministrja Hykmete Bajrami, duke shtuar se është filluar me rishikimin e legjislacionit në fuqi, në mënyrë që të krijohet një ambient më i përshtatshëm për sektorin privat.

Ministrja e MTI-së, me këtë rast i ka bërë thirrje operatorëve turistik kosovar që të orientojnë lëvizjet turistike dhe krijimin e ofertave, në prurjen e turistëve nga vendet tjera në Kosovë si dhe ofrimin e paketave brenda Kosovës për vendorët, dhe të mos fokusohen vetëm në ofertat për vizita jashtë vendit.

Diktatori rimbledh parlamentin për të lexuar fjalimin e duhur

0

Presidenti i Zimbabveve, Robert Mugabe, ka thirrur mbledhjen e parlamentit në një seancë të posaçme, një ditë pasi ai u lexoi deputetëve fjalimin e gabuar në nisjen e punimeve për sezonin e ri.
Mugabe, 91 vjeç, pritet të lexojë fjalimin e duhur gjatë seancës së jashtëzakonshme të mërkurën.

Të martën ai aksidentalisht lexoi të njëjtin gabim që u kishte lexuar deputetëve më 25 gusht.

Disa deputetë opozitarë kanë ngritur pikëpyetje nëse ai është në gjendjen e duhur mendore për të drejtuar vendin.

Mugabe e drejton këtë vend që nga viti 1980. Ai është lideri më i vjetër në Afrikë.

Vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni

0

Së paku 585 shtëpi dhe qindra objekte tjera janë djegur si pasojë e zjarrit të madh, i cili po vazhdon që disa ditë në shtetin e Kalifornisë. Autoritetet në këtë shtet në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa me mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën së paku një person, ndërsa mbi 13 mijë banorë janë evakuuar. Siç njoftuan agjencitë e lajmeve, mbi 9 mijë objekte në rajonin rreth 80 kilometra në perëndim të Sakramentos mbesin të rrezikuara nga flakët.
Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar mbi 2300 zjarrfikës, ndërsa katër prej tyre kanë pësuar lëndime.
Zjarri shpërtheu javën e kaluar dhe u përhap brenda vetëm disa orëve.
Ministria e Kalifornisë për Pylltari dhe Mbrojtje nga Zjarri ka njoftuar se flakët janë përhapur në një hapësirë prej mbi 10 mijë hektarë./21Media

​Lu: Drejtësia në Shqipëri e ngjashme me atë të Pakistanit

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, e ka krahasuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri të ngjashëm me atë të Pakisatanit.
Këtë konstatim shqetësues ai e bëri publik në tryezën e Forumit Civil për reformën në drejtësi, kur kërkoi që të mos lejohen politikanë dhe gjyqtarë të korruptuar, të fitojnë ndaj transformimit te sistemit.

“Pakistani sigurisht është një vend i ndryshëm nga Shqipëria. Në të dyja vendet ne shqetësohemi për gjyqtarë të korruptuar, politikanë kriminelë dhe një sistem ku më të pasurit e blejnë drejtësinë e tyre. Gjykatës, prokurorë e politikanë të korruptuar dhe të paaftë do ti kundërpërgjigjen kësaj reforme ne nuk duhet t’i lejojmë ata të fitojnë”, ka thënë Lu.

'Qytetarët e kanë humbur besimin në sistemin e drejtësisë'

0

Edhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi e ka pranuar se qytetarët e Kosovës, e kanë humbur besimin në sistemin e drejtësisë.

Ai në takimin e Bordit të Përbashkët për Sundim të Ligjit ku ka prezantuar raportin për sundimin ligjit, tha se do të punohet që të rritet vullneti dhe besimi i qytetarëve të Kosovës për drejtësinë.

Gjithashtu, edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, tha se qytetarëve do t’iu kthehet besimi. Ndërsa, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci tha se do t’i ngritin kapacitetet e institucioneve që të bëhet pavarësimi i tyre në drejtësi dhe që akterët t’i zgjedhin problemet me të cilat përballen qytetarët.

Në takim kanë marrë pjesë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dhe shefi i EULEX-it Gabriele Meuci.

Liga e Kampionëve: Roma – Barcelona

0

Po sonte zhvillohen edhe ndeshjet e tjara fillestare të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ja palët rivale:
Bajer Leverkuzen – Bate Borisov
Roma – Barcelona
Dinamo Zagreb – Arsenal
Olimpiakos – Bajern
Çelsi – Makabi
Dinamo Kiev – Porto
Gent – Lion
Valanecia – Zenit
Takimet në terminin e rendomtë prej roës 20 e 45 minuta./21 media

Rajfajzensupërliga: Sot java e V-të

0

Sot zhvillohen ndeshjet e tjera të të javës së pestë të Rajfajzensupërligës së Kosovë në futboll.
Takohen:
Trepça’89 – Hajvalia
Liria – Llapi
Drenica – Istogu
Prishtina – Vushtrria
Drita – Besa
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16.00
T’iu kujtomë dje u arrit ky rezultat Gjilani – Feronikeli 1:0 / 21 Media

Liderët e Luginës në SHBA për Asociacionin!

0

Sikurse serbët e Kosovës, edhe shqiptarët e tri komunave të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit miratuan një Deklaratë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi.

Mirëpo, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk kanë dhënë sinjale të mira për këtë veprim. Ata kanë deklaruar se AKSHL-ja nuk ka ngjashmëri me Asociacionin e serbëve në Kosovë.

Kur është fjala për pozitën e pakicës shqiptare në Serbi, zëdhënësja Maja Kocijançiq, ka thënë që nga Beogradi pritet ta zbatohet politika e mbrojtjes së pakicave.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë, Jonuz Musliu ka reaguar pas këtyre deklaratave të zyrtarëve të BE-së. Ai në një prononcim për “Zeri.info”, ka thënë se, vlerësimi i evropianëve karshi këtij vendimi është i padrejtë.
Sipas Musliut, Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi ka filluar të jap sinjalet e para të përkrahjes.

“Unë besoj se shqiptarët janë autokton dhe nuk janë ardhacak. Mendoj se vlerësimi i Bashkimit Evropian nuk është i drejtë. Por, këta të fundit nuk mund të punojnë me dy standarde, ndryshe me serbët në Kosovë e ndryshe me shqiptarët në Luginë të Preshevës. Problemet duhet t’i zgjedhin në mënyrë proporcionale”, ka thënë ai .

Më tutje, Musliu ka treguar se javët e ardhshme ai dhe delegacioni nga Lugina do të kenë takime me zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe atyre të BE-së.

“Besoj se së shpejti këto përkrahje do të vijnë për njohjen e asociacionit. Natyrisht se me mbështetjen e Amerikës dhe Bashkimit Evropian si dhe vullneti i shqiptarëve autokton. Dua të them se me 7,8 dhe 9 tetor ne do të udhëtojmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të kemi takime të ndryshme me senatorë dhe përfaqësues të ‘Lobit Shqiptarë’ atje. Pra, kjo është njëra prej mbështetjeve të para. Gjithashtu, me datën 30 të këtij muaji do të zhvilloj takim në Bruksel me përfaqësues për të drejta e njeriut”, është shprehur ai.

Ndryshe, Deklarata për AKSHL-së u miratua më 12 shtator në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër.

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa deklaroi se shqiptarët e Luginës çdo ditë janë nën trysninë e deklaratave kërcënuese të qeverisë së Serbisë.

Vlen të theksohet se në mbledhje nuk morën pjesë shumica e përfaqësuesve të opozitës në Preshevë, gjegjësisht Partia e Veprimit Demokratik e Riza Halimit.