​Dëshmitarja : Serbët ma kanë prerë veshin!

0

Myrvete Hoxha, dëshmitare në gjykimin kundër liderit serb Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarve tjerë ka rrëfyer për përjetimet që ajo ka pasur natën e 14 janarit të vitit 2000 derisa ishte në banesën e saj që në atë kohë gjendej në veri të Mitrovicës.

Sipas saj natën kritike gjendej në banesë së bashku me nënën dhe dy fëmijët. Hoxha ka rrëfyer se rreth orës 17 rreth 30 serbë kanë ardhur nga ura e Ibrit dhe kanë hyrë në ndërtesë duke thyer derën e banesës.

Ajo ka treguar para Trupit Gjykues se personat serbë e kanë nxjerrë dhunshëm jashtë duke e rrahur dhe duke ia prerë veshin me thikë.

Myrvete Hoxha tha se edhe nëna e saj në atë kohë ka pësuar më shumë lëndime sepse përveç rrahjes asaj ia kanë thyer edhe dy duart.

Dëshmitarja ka sqaruar se ishte KFOR-i francez ai që i kishte evakuuar nga ndërtesa.

Por as Myrvete Hoxha nuk i ka parë natën që ka ndodhur ngjarja të akuzuarit Oliver Ivanoviq dhe tjerët të cilët po akuzohen për krime lufte.

Nesër do të dëshmojë dëshmitari i fundit i prokurorisë ndërsa pjesa tjetër e seancës do të mbahet e mbyllur ku pritet të diskutohet për masat e sigurisë pà «r të akuzuarit.

Oliver Ivanoviq dhe katër serbë nga Mitrovica akuzohen për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë prillit 1999 dhe vitit 2000./kp/

Kosovë-Kroaci: Ekonomia kërkon forma konkrete të bashkëpunimit (VIDEO)

0

Në forumin ekonomik Kosovë-Kroaci,që po mbahet në Prishtinë e në të cilin po marrin pjesë biznese të dy shteteve, u vlerësua se marrëdhëniet politike ndërshtetërore janë të mira, por duhet të jenë edhe në fushën e ekonomisë, sepse, siç u tha, mundësitë e bashkëpunimit janë të mëdha./ 21 Media

​Meucci, institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë janë pjekur

0

Sistemi i drejtësisë në Kosovë do të punojë për të kthyer besimin dhe vullnetit e qytetarëve të Kosovës tek organet e drejtësisë.

Nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë në prezantimin e Raportit të Progresit të Kompaktit, u tha se kusht i veçantë për institucionet e drejtësisë është sundimi i ligjit dhe si qëllim primar është e fuqizimit të pavarësisë në punën e këtyre institucioneve. Ata thanë që përmes kësaj mund të kthehet besimi i qytetarëve te institucionet e drejtësisë.

Shefi i EULEX-it në këtë takim tha se institucionet e sundimit të Ligjit në Kosovë janë pjekur por akoma po përballen me sfida.

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuçi në Raportin e Progresit të Kompaktit janë dokumentuar aktivitet e sistemit të drejtësisë. Edhe Kuçi tha se duhet të punohet që të rritet vullneti dhe besimi i qytetarëve në drejtësinë e Republikës së Kosovës.

“Ne bashkë edhe me misionin ndërkombëtar që kanë qenë në Kosovë veçanti nga viti 2012 kemi shkruar kompakt mekanizmi që kemi vënë në pah objektivat që do t’i kem përpara për sundimit e rendit dhe Ligjit…Më lejoni të themi që në këtë raport i kemi dokumentuar aktivitete tona, sidomos e pres dhe e vlerësoj punën e palodhshme dhe të madhe që e kanë bërë njerëzit e institucioneve të njerëzve të drejtësisë në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe në fuqizimin e sundimin e rendit dhe Ligjit në vendin tonë…Andaj sot mund të themi se kemi shumë rekomandime dhe sfida që i kemi adresuar dhe cilat shprehin rezultatin e punës sonë, po edhe besoj që bashkërisht do ta rrisim edhe vullnetin dhe besimin e qytetarëve në drejtësinë e Republikës së Kosovës”, tha Kuçi.

Shefi i EULEX-it Gabriel Meucci, premtoi që EULEX-i do të vazhdojë të ndihmojë institucionet e sundimit të Ligjit në Kosovë pasi që institucionet e Kosovës po përballen ende me sfida.

“Institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë janë pjekur, por akoma përballen me sfida. Në konferencën e sotit kemi diskutuar se si t’i adresojmë këto sfida në mënyrën më të mirë dhe mund t’ju siguroj se ekspertet e EULEX-it po vazhdojnë t’i ndihmojnë institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë dhe autoritetet dhe me familjen e BE=së, po punojmë së bashku për të arritur synimin tonë të përbashkët”, tha Meucci.

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi,tha se qëllimi primar i sistemit të drejtësisë është fuqizimi në pavarësimin e punës së institucioneve të gjyqësorit, ku një gjë e tillë do të kthej besimin e qytetarëve në drejtësinë e institucione ve të drejtësisë.

“Si kusht i veçantë është sundimi i ligjit dhe si qëllim primar është e fuqizimit të pavarësisë në punën e këtyre institucioneve, do me thënë institucioneve të gjyqësorit siç po shihet prokuroria dhe Gjykatat nga të gjitha ndikimet e jashtme të cilat i kalon korniza ligjore të veprimit. Gjithashtu dëshirojmë të japim porosi të gjithë qytetarëve të Kosovës se Institucionet e Drejtësisë janë duke bërë përpjekje të mëdha për forcimin e ngritjes së pavarësisë së institucioneve Gjyqësore dhe se besoj që kjo do ta qoj deri te kthimi i besimit te institucionet e drejtësisë”, tha Lumezi.

Shefi i zyrës së BE-së Samuel Zbogar tha se Raporti i Progresit të Kompaktit është bërë për të përmirësuar pavarësimin e sistemit të drejtësisë. Edhe Zbogar tha se zyra e Bashkimit Evropian (BE) tha se do të përkrah përpjekjet e institucioneve të Kosovës.

“Ne e konsiderojmë Raportin e Progresit si një mjet shumë të rëndësishëm, një mjet që është puna që BE në përgjithësi po bën në Kosovë, në veçanti në lidhje me procesin e integrimit të Kosovës sa i përket sundimit të ligjit. Në veçanti dua të theksoj se puna që është bërë për të përmirësuar pavarësimin e sistemit të drejtësisë, si mos përballimi i të gjitha gjerave që ende duhet të adresohen. Natyrisht, Zyra e BE-së në Kosovë do të vazhdojë t’i përkrah përpjekjet e institucioneve të Kosovës në këtë fushë, duke përfshirë edhe ndihmën në ndërtim të kapaciteteve, në zhvillim të infrastrukturës me fonde të IPA-s. Raporti po ashtu luan rol të rëndësishëm në përparim teknik”, tha Zbogar.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci tha se do t’i ngritin kapacitetet e institucioneve që të bëhet pavarësimi i tyre në drejtësi dhe që akterët t’i zgjedhin problemet me të cilat përballen qytetarët.

Miliarderi, u dhuron pagë ekstra 800 mësuesve të matematikës

0

Mësuesit në Amerikë paguhen pak, në krahasim me kolegët e tyre në mbarë botën e zhvilluar. Jim Simons, themeluesi legjendar i “Renaissance Technologies”, dhe një matematikan i njohur, tani është duke bërë diçka në lidhje me këtë çështje.
Simson, kompania e të cilit kap vlerën e 22 miliardë dollarëve, ka vendosur që të dhurojë 15 mijë dollarë në vit, secilit prej 800 mësuesve të matematikës dhe të shkencës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa po fliste në “Ted Talk”, ai është shprehur se këtë gjë po e bënë sepse mësuesit paguhen shumë pak në këtë shtet.

“Mësuesit jo profesionalë janë një problem i të gjithë komunitetit të arsimit, por ne duhet të fokusohemi edhe tek ata që e bëjnë punën e tyre në mënyrë shumë profesionale dhe të rregullt. Duhet të ndihmojmë mësuesit, në veçanti mësuesit e matematikës dhe të shkencës”, ka thënë Simson.

Lëndohet Ramos

0

Real Madrid ka konfirmuar se kapiteni Sergio Ramos ka pësuar një dëmtim në krah në fitoren e mbrëmshme kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.

Besohet se 29-vjeçari do t’i mungojë Los Blancos për disa javë, ndërsa pritet rikthimi i tij në derbin kundër Atletico Madridit më 4 tetor.

Në anën tjetër, vetë Ramos ka shkruar në rrjetin social Twitter se do të rikthehet edhe më i fortë.

Hungari: Përleshen policët dhe refugjatët! (VIDEO&FOTO)

0

 

Qindra refugjatë sirianë të cilët janë grumbulluar në pikën kufitare afër qytetit Horgosh të Serbisë, janë përfshirë në një përleshje të tensionuar me policinë hungareze në anën tjetër të kufirit.

Policët hungarezë kanë filluar të gjuajnë gaz lotsjellës dhe topa uji drejt refugjatëve për t’i detyruar ata të kthehen prapa nga kufiri Serbi-Hungari.

Por, në anën tjetër edhe emigrantë hodhën objekte, duke përfshirë edhe gurë dhe shishe me ujë në drejtim të policëve, pasi që ata me çdo kusht dëshirojnë të arrijnë Gjermanin nëpërmjet Hungarisë.

Sipas raportimeve të medieve të huaja, nga kjo përleshje disa persona tani janë duke marrë shërbime mjekësore nga ambulancat e Serbisë, për shkak se vuanin nga efektet e gazit lotsjellës, ndërsa raportohet se një djalë i ri kishte një këmbë të përgjakshme.

Kjo pikë e kalimit, përveç refugjatëve sirianë, është përdorur edhe nga dhjetëra mijëra emigrant që kanë tentuar përmes sajtë hyjnë në zonën e Shengenit të Evropës, e cila lejon njerëzit të udhëtojnë midis vendeve anëtare pa kufizime.

Por, Hunga ria të martën ka mbyllur kufirin e saj, pas miratimit të ligjeve të reja të cilat ndalojnë hyrjen e refugjatëve në vend, ose dëmtimin e një gardhi kufitar. Përveç kësaj, gjykatat hungareze tanimë veç kanë nisur gjyqe të përshpejtuara për emigrantët e arrestuar.

 

Haradinaj: Të gjithë bashkë kundër qeverisjes së keqe

0

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK, sot në Han të Elezit ka deklaruar se si pasojë e dëshpërimit me situatën e përgjithshme në vend dhe me papërgjegjësisënë totale të pushtetit, partitë opozitare kanë vendosur të jenë pjesë e një front të përbashkët, që për qëllim ka ndaljen e dëmëve që po i bëhën Kosovës. Ai ka deklaruar se ata që, aktualisht janë në pushtet, po ia zënë frymën vendit.
Duke folur për gjendjen në Han të Elezit, Haradinaj tha se shihet qartë që edhe kjo komunë është lënë e harruar nga pushteti qendror, dhe shprehu shpresën se situata do të ndryshojë shpejt edhe për Hanin e Elezit, por edhe për Kosovën në përgjithësi.
Ai, gjatë një vizite pune komunës më jugore të Kosovës, ka takuar Kryetarin e Komunës Suma, përfaqësues të biznesit, simpatizantë të AAK-së, si dhe ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëvë.
Më parë gjatë ditës Haradinaj ka qëndruar në Fabrikën e prodhimit të ambalazhës fleksibile ushqimore, një investim ky i përbashkët edhe me ndërmarrës të huaj. Ky projekt i suksesshëm i kapitalit të përzier, ka thënë Haradinaj, është një mesazh i mirë edhe për sipërmarrës tjerë nderkombëtarë, që të investojnë në ekonominë e Kosovës, e cila është në një situatë bukur të rëndë.

​Opozita: Do ta rrëzojmë Qeverinë! (VIDEO)

0

Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Fatmir Limaj i Nismës dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, kanë paralajmëruar se të premten do të nisin nënshkrimin e një peticioni për t’u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shprehin pakënaqësitë e tyre për rrënimin që po i bëhet shtetit dhe të shprehin kundërshtimet e tyre për marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Opozita, në një konferencë të përbashkët kanë thënë se janë më shumë se kurrë të bashkuar dhe do të veprojnë si një zë i vetëm./ 21 Media

Mustafa u takua me përfaqësues të bizneseve kroate

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kroacisë, Luka Buriloviq dhe përfaqësues të tjerë të bizneseve kroate, të cilët po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci, që po zhvillohet në Prishtinë, njoftoi zyra për informim e kryeministrit.

Mustafa i ka njoftuar mysafirët për zhvillimet ekonomike në Kosovë, për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, përmirësim të mëtejshëm të ambientit të të bërit biznes, krijimin e vendeve të reja të punës dhe avancimin e gjithmbarshëm të proceseve në vend.

Kryeministri ka vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar edhe më tutje legjislacionin, krijimin e kushteve edhe më të favorshme për biznes, si dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tërheqjen e investimeve kroate në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë, Luka Buriloviq, çmoi progresin që po arrihet në Kosovë në aspektin e krijimit të ambientit të favorshëm për zhvillim të mëtejshëm ekonomik, duke shprehur interesimin e bizneseve kroate për investime në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Fillon faza e dytë e procesit të legalizimeve të ndërtimeve pa leje

0

Që nga sot procesi i regjistrit të ndërtimeve pa leje është i hapur për fazën e dytë të procesit të legalizimit, ku do të pranohen dhe procedohen të gjitha aplikacionet për procedurë të legalizimit.

Këtë ata e bënë të ditur në një konferencë për media, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtorët e departamenteve të urbanizmit dhe kryetarët e komunave, si dhe përfaqësuesit e mbështetësve të projektit për të festuar partneritetin e suksesshëm dhe rezultatet që janë arritur tashmë në planifikimin hapësinor dhe në mënyrë të veçantë në kuadër të planifikimit hapësinor nëprocesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Me këtë rast, ministri Ferid Agani, ftoi të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e këtij aplikimi.

“Ejani dhe aplikoni për legalizim. Ne gjithashtu duam të inkurajojmë drejtuesit komunalë që të vazhdojnë me aranzhimin e resurseve, si dhe angazhimin e qytetarëve të tyre në fazën e dytë të procesit të legalizimit – aplikimit për legalizimin e ndërtimeve”, tha Agani.
E shefi i operimeve nga Zyra e Bashkimit Evropian, Christof Stock, të cilët edhe janë financues të projektit të legalizimit, tha se gjatë kësaj kohe është bërë një punë mjaftë e madhe nga ana e të gjithë partneriteteve.