Ambasada e Rumanisë në Budapest ka kërkuar takim në ministrinë e Jashtme të Hungarisë, për të shprehur kundërshtimin e saj ndaj planeve të Rumanisë, për të ngritur rrethojë në brezin kufitar mes këtyre dy vendeve.
Ambasada ka kërkuar të dhëna dhe shpjegime shtesë për këto plane të autoriteteve hungareze, ka njoftuar ministria e Jashtme e Rumanisë.
Në Budapest, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Siarto, dënoi sot ashpër deklaratat e Kryeministrit të Rumanisë, Viktor Ponta, i cili deklaroi se politikanët hungarezë nuk janë aspak më të mirë se ata sirianë dhe libianë, qytetarët e të cilëve po arratisën nga vendet e tyre.
Siarto tha se Ponta ka humbur kontrollin dhe se deklaratat e tij të pakuptimta kanë fyer gjithë Hungarinë.
Ponta mbrëmë reagoi ndaj planeve të Hungarisë për ngritjen e rrethojës, duke theksuar se planet e Hungarisë ngjallin kujtimet për Evropën e viteve të 30-ta dhe të 40-ta të shekullit të kaluar.
Ponta shkoi sot edhe një hap më larg, duke theksuar se Evropa ende nuk është e gatshme të menaxhojë krizën e refugjatëve, duke theksuar se përdorimi i forcës nuk është zgjidhje.
Kryeministri rumun më tutje shtoi se frikësohet se hungarezët mund të përdorin armët, në përpjekje për të ndalur refugjatët./21Media
Hungaria me rrethojë edhe në kufi me Rumaninë?
Video shokuese: Treni përplas autobusin e fëmijëve
Ky është momenti shokues kur një tren përplas një autobus shkolle.
Ngjarja ndodhi në Gjermani.
Por shoferja 23-vjeçarja ishte treguar e zonja dhe i kishte nxjerrë 60 fëmijët jashtë autobusit në sekondat e fundit.
Autobusi kishte ngecur në shina pasi aty po bëheshin edhe disa punime, çka ia kishte veshtirësuar autobusit të gjatë marrjen e kthesës.
Një shfaqje kushtuar abortit dhe braktisjes së fëmijëve(VIDEO)
Pas plot shtatë viteve në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës në fund të këtij muaji do të rikthehet regjisori Bekim Lumi, me shfaqjen “Nëna dhe fëmija”. Shfaqja trajton abortin dhe braktisjen e fëmijëve, temë kjo e cila do të vjen me një qasje shumë të veçantë regjisoriale. / 21 Media
Brenda shtëpisë së Elizabeth Taylor (Foto)
Elizabeth Taylor është një nga fytyrat më të fotografuara në histori. E cilësuar si një nga gratë më të bukura të botës, Liz ishte e preferuara e shumë fotografëve të kohës kur ishte në majat e suksesit në ekran.
Ajo ishte idhulli edhe i fotografes Catherine Opie, por gjithë sa ajo mundi të fotografonte nga aktorja e madhe ishte ambienti i brendshëm i shtëpisë së saj. Në vitin 2011, Opie mundi të hynte disa herë në shtëpinë e Taylor në Bel Air, por nuk u takua kurrë me të, pasi aktorja ishte e sëmurë dhe nuk mund të bënte foto.
Në vend të fytyrës së aktores, Opie fiksoi me aparatin e saj ambientet e shtëpisë ku ajo jetonte. Në foto bien në sy veshjet e shtrenjta, statujat “Oskar”, këpucët “Chanel”, vepra arti shumë të kushtueshme dhe … diamantet, një pjesë e të cilave u shitën në ankand pas vdekjes së aktores.







Tahiri: Serbia të respektojë marrëveshjet
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Institutit Aspen nga Berlini të organizuar bashkë me Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi, në Budvë, ku temë qendrore është bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor, në aspektet politike, ekonomike dhe të sigurisë, njoftoi shërbimi i informimit i Qeverisë.
Në fjalën e saj, Tahiri mes tjerash ka theksuar se progresi në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor është i lidhur ngushtë me progresin në marrëdhëniet ndërfqinjësore mes vendeve dhe progresin në integrimin në Bashkimin Evropian.
Sipas saj, çështjet e hapura në rajon janë më tepër të lidhura me raportet fqinjësore mes vendeve dhe të kuptuarit e qartë se fqinjësia e mirë mes shteteve ndërtohet përmes bashkëpunimit dhe ndërprerjes së praktikave të ndërhyrjes te njëra tjetra, që janë kushte themelore në raportet bilaterale.
Tahiri ka përmendur shembullin e dialogut të Brukselit si një proces që po ndihmon për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal, mirëpo ka potencuar se zbatimi i marrëveshjeve nënkupton ndaljen e ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë dhe jo vazhdimin e saj përmes strukturave paralele komunale.
Serbia në një anë thotë se po zbaton marrëves hjet e Brukselit dhe në anën tjetër vazhdon të përkrahë strukturat paralele komunale në Kosovë, ka thënë Tahiri.
Ajo, po ashtu, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të njohë rezultatet e Kosovës në Dialogun e Brukselit dhe të vendosë sa më parë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Kosovën dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Tahiri ka theksuar se procesi i Berlinit është bërë një faktor i rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal në planin ekonomik dhe infrastrukturor, duke marrë parasysh nevojat prioritare për zhvillim ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës në gjithë vendet e rajonit.
Gjatë punimeve të kësaj konference, ministrja Tahiri zhvilloi takime bilaterale me përfaqësuesin e Qeverisë gjermane Ernst Reichel, emisar special për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA -s, dhe me përfaqësuesin e Qeverisë amerikane, Jan Campbell, zëvendësdrejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit. Në këto takime, ajo kërkoi përkrahje për shpejtimin e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe rritjen e njohjeve, thuhet në komunikatë.
Pjesëmarrës në këtë konferencë janë qeveritarë, politikanë dhe ekspertë nga vendet e rajonit dhe nga Gjermania, SHBA, Austria etj., ndërsa ajo drejtohet nga Rudiger Lentz, Drejtor i Institutit Aspen.
Refugjatët në Siberi, në ish-kampet naziste, në ishujt pa banorë…
Me rritjen e numrit të refugjatëve, të cilët po hyjnë në Evropë, partitë të ndryshme evropiane dhe përfaqësues politik kanë filluar të ofrojnë propozime nga më të ndryshmet, për shpërndarjen dhe akomodimin e refugjatëve.
Përkundër faktit se strehimore dhe kampe të përkohshme për pranim janë ndërtuar anembanë Evropës, politikanë të ndryshëm evropiane kanë bërë disa propozime të pazakonshme. Siç dihet, Partia e të Gjelbërve e Norvegjisë ka propozuar që refugjatët të dërgohen në Gadishullin Svalbard, në veriun e largët, në afërsi të Arktikut. Ky territor ka 2600 banorë, por ekonomia aty është në rënie e sipër. Politikanët norvegjez kanë argumentuar se dërgimi i refugjatëve në rajonin në fjalë do të ngjallte sektorin e punës.
Në anën tjetër, kryeredaktori i revistës amerikane, Progres Riport, Fred Foldvari, ka një ide tjetër. Ai tha se rajoni i Siberisë në Rusi është një vend mjaft i përshtatshëm për vendosjen e refugjatëve nga Lindja e Afërt.
Siç tha ai, nëse refugjatët vendosen atje, kjo do të shkonte edhe në dobi të Rusisë, edhe të Evropës, ngase në një anë do të zbutej trysnia ndaj pjesës tjetër të Evropës, ndërsa refugjatët do të ngjallnin këto rajone të largëta të Rusisë. Polonia, e cila ka përjetuar humbje të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore, së fundi ka nisur hetimet në lidhje me një shkrim për rindërtimin e ish-kampit të përqendrimit, Aushvic. Teksti u publikua në faqen në Fejsbuk të televizioni TV N24, ndërsa disa nga komentuesit propozuan dërgimin e refugjatëve në ish-kampet naziste. Megjithatë, përdorimi i ish-kampeve naziste, për çfarëdo qëllimi, mbetet një çështje tejet e ndjeshme në Evropë.
Gjithashtu ka propozime që azilkërkuesit të dërgohen në ishujt në Detin Mesdhe, që shtrihen mes Greqisë dhe Italisë.
Ideja rrjedh nga miliarderi egjiptian, Nagib Savirsa, i cili thuhet se synon të blejë disa ishuj nga Greqia dhe Italia, në të cilin do të krijonte një shtet të ri për refugjatët./21Media
Merr detyrën Prokurorja Speciale e Maqedonisë
Prokurorja Speciale e Maqedonisë Katica Janeva u betua sot solemnisht para Këshillit të Prokurorëve, duke filluar zyrtarisht mandatin e saj 4 vjeçar.
Janeva nuk deshi t’u përgjigjet pyetjeve të shumta të gazetarëve për prapaskenat e zgjedhjes së saj, por vetëm falënderoi partitë politike dhe faktorin ndërkombëtar për mbështetjen. Në deklaratën e parë për media pas marrjes së detyrës, Janeva theksoi se puna e mirëfilltë do të fillojë pas 1 muaji, pasi ta ketë kompletuar ekipin e saj.
“I falënderoj të gjithë faktorët politikë dhe faktorin ndërkombëtar të cilët qëndruan pas zgjidhjes sime për Prokurore Publike Speciale. Falënderoj Këshillin i cili më votoi për Prokurore Publike Speciale. Sot qëndroj para jush e vetme, por për 1 muaj do të më shihni me ekipin tim pas meje, duke marrë në dorë rastet që janë në kompetencë të Prokurorisë Publike Speciale dhe do të fillojmë me punë”, deklalroi Katica Janeva, Prokurore Speciale.
Pas marrjes së detyrës, jozyrtarisht, Janeva ka zhvilluar edhe një takim me ministrin e Drejtësisë Adnan Jashari. Siç merret vesh, kryesisht është biseduar për aspektet teknike të punës së Prokurorisë Speciale. Ligji parashikon që 3 ditë pas hyrjes në fuqi, Ministria e Drejtësisë të sigurojë hapësira për Prokuroren Speciale, jashtë hapësirave të prokurorisë shtetërore.
Admirali amerikan Ferguson në Kosovë
Shërbimi i Informimit i KFOR-it përmes një kumtese për opinion ka njoftuar se “Admirali i marinës së SHBA, Mark E. Ferguson III, Komandanti i Forcës së Përbashkët-Komanda Napoli, u takua sot me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, në kampin “Film City”, Shtabin e KFOR-it të NATO-s.
Kjo ishte vizita e parë e admiralit Ferguson në selinë e KFOR-it që nga emërimi i Gjeneralit Miglietta si komandant i KFOR-it, më 7 gusht.
Admirali Ferguson është njoftuar në mënyrë të hollësishme nga komandanti i KFOR-it dhe stafi i Shtabit të përgjithshëm mbi zhvillimet e fundit të gjendjes aktuale të sigurisë dhe asaj politike në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
Komandanti Forcës së Përbashët në Napoli shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e trupave të KFOR-it për stabilitetin e së ardhmes së Kosovës dhe theksoi rëndësinë për të mbështetur zhvillimin e institucioneve të sigurisë të cilat janë në gjendje të funksionojnë pa ndihmën e NATO-s” thuhet në kumtes e KFOR-it.
Mustafa priti shefin e UNHCR-së në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim shefin e misionit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Kosovë, N L Narasimha Rao.
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve për ri-integrim të plotë të të kthyerve, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e UNHCR-së, në këtë drejtim.
Shefi i misionit të UNHCR-së në Kosovë, N L Narasimha Rao, e falënderoi kryeministrin Isa Mustafa për pritjen si dhe për bashkëpunimin e ofruar.
Rao foli edhe për rëndësinë e kornizës ligjore për të kthyerit, duke e vlerësuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, në këtë aspekt.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për krizën aktuale të refugjatëve në rajon dhe Evropë.
Tri vjet burg për shoferin që shkaktoi vdekjen e këmbësorit
Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka dënuar me tri vjet burg Arsim Krasniqin pasi që më 5 gusht të këtij viti në një aksident trafiku ka shkelë një fëmijë ku edhe ka gjetur vdekjen.
Më 5 gusht të këtij viti rreth orës 14:30, Arsim Krasniqi në fshatin Breznicë, të komunës së Obiliqit, përkatësisht në udhëkryqin e rrugëve “Dalip Maloku”, “Hoxhë Breznica” me rrugët dytësore “Shahiqi” dhe “Nezir Muli”, nuk ka treguar kujdes ndaj këmbësorëve në vendbanim ashtu që përderisa drejtonte automjetin e tipit “BMW 328”, me të arritur te udhëkryqi i lartcekur, me kohë nuk i vëren dy këmbësorë fëmijë të cilët ishin duke e kaluar rrugën me ç’rast me pjesën e përparme të automjetit e godet këmbësorin tani të ndjerin Florian Hashani dhe e bartë me automjet, ku pas goditjes në ato momente nga kahja e kundërt ka lëvizur automjeti “Vw Kombi”, që e drejtonte Bekim Krasniqi, i cili me pjesën ballore të anës së djathtë goditet në automjetin BMË, duke mbetur në mes dy automjeteve këmbësori i ndjerë i cili sipas konstatimit të mjekut, ndërron jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq lëndime të lehta trupore pëson i pandehuri kurse pasagjerja e tij Mehreme Krasniqi dhe i dëmtuari Bekim Krasniqi, pësojnë lëndime të rënda trupore me pasoja të përkohshme në shëndet .
Ndaj të akuzuarit Arsim Krasniqi është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
