Hahn: Ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor

0

Komisari evropian për zgjerim Johannes Hahn ka deklaruar sot se nuk mund të lejohet që vendet e Ballkanit Perëndimor vetë të luftojnë me valën e refugjatëve, duke tërhequr vërejtjen për rrezikun nga shfaqja e “perdeve të padukshme të hekurta” në Evropë.

Ai ka theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor pa fajin e tyre janë gjendur në një situatë të rëndë për shkak të numrit të madh të refugjatëve që arritën në territorin e tyre.

“Tash kemi problem në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, kurse nesër ndoshta do të kemi kur përmes Kroacisë do të nisen drejt Sllovenisë apo Austrisë”, ka thënë euro-komisari.

Hahn ka shtuar se kurrsesi s’duhet lejuar që refugjatët të gjenden të ngujuar në vendet e rajonit dhe kërkoi që menjëherë t’u ndihmohet në zgjidhjen e krizës.

“Dua të shoh stabilizim dhe përparim të mëtejshëm, e kurrsesi ngarkesa të reja në rajon”, ka theksuar Hahn.

Tërmet në Indonezi, nuk ka rrezik të mundshëm për cunami

0

Sipas deklaratës së Qendrës Kërkimore Gjeologjike të SHBA-së tërmeti është regjistruar në 52 kilometra thellësi të detit Molucca në orën 14.40 sipas kohës lokale.

Sipas deklaratës së Qendrës Kërkimore Gjeologjike të SHBA-së tërmeti është regjistruar në 52 kilometra thellësi të detit Molucca në orën 14.40 sipas kohës lokale.

Ndërsa në një njoftim të Agjencisë Meteorologjike dhe Gjeofizike e Indonezisë theksohet se nuk ka rrezik të mundshëm për cunami dhe se tërmeti është ndierë fuqishëm në ishullin Halmahera. Gjithashtu është theksuar se tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Në cunamin e ndodhur si pasojë e tërmetit me shkallë 9.1 më 26 dhjetor 2004 në Indonezi e cila gjendet në brezin e tërmeteve dhe të vullkaneve në të ashtuquajturin “Rrethi i Zjarrtë i Pacifikut” patën humbur jetën 230 mijë persona.

Të shesësh veshkën për të blerë iPhone

0

Në Kinë, të çmendurit pas produkteve të kompanisë “Apple” kanë filluar të shesin organet e tyre, në mënyrë që të blejnë produktet më të fundit të kësaj kompanie.

Kështu, ata shesin veshkën e tyre, në mënyrë që të blejnë një iPhone 6S. Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje të rinjve që të mos ndërmarrin iniciativa të tilla, pasi mund t’iu kushtojë me jetë.

Sipas medieve ndërkombëtare, të rinjtë kontaktojnë përmes rrjetit social kinez “QQ”, njerëz të cilët në mënyrë të jashtëligjshme merren me shitjen e organeve. Rasti i fundit flet për një djalosh i cili është zhdukur, pasi kishte shkuar në Nanjig për të bërë kontrollet e nevojshme mjekësore.

Wu dhe Huang, dy miqtë, po kërkonin për një blerës, pasi më parë kishin porositur një iPhone i cili do të arrinte me datë 12 shtator. Mirëpo, njëri prej tyre është zhdukur pas takimit me personin që kishin rënë në kontakt.

Ndërkohë në vitin 2011-të, një 147-vjeçar, student në Kinë ka shitur njërën veshkë për 2.200 euro, për të blerë një iPhone dhe një iPad.

Rusia mund të kontrollojë hapësirën ajrore të NATO-s

0

Rusia me ndihmën e forcave ajrore të gjithësisë ka krijuar zona të mbrojtura, nga të cilat mund të kontrollojë pjesë të hapësirës ajrore të shteteve anëtare të NATO-s, ka deklaruar komandanti i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Frenk Gorenc.
Sipas tij, rusët kanë tejkaluar mangësitë teknike kundrejt forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tani janë duke prodhuar aeroplanë mjaftë kualitativ.
Gorenc më tutje qartësoi se rusët tashmë kanë tejkaluar hendekun që ka ekzistuar dhe se me ndihmën e sistemeve për qasje të kufizuar, kanë krijuar zona të mbrojtura mjaft mirë.
Si shembull të zonave të tilla, nga territoret e të cilave forcat e armatosura të Rusisë mund të kontrollojnë hapësirën ajrore të disa shteteve anëtare të aleancës, Gorenc përmendi Kaliningradin dhe Gadishullin e Krimesë.
Ai vlerësoi se forcat ajrore të Amerikës duhet të zgjerojnë mundësitë e tyre teknike, për të siguruar qasje në zona të tilla në rast nevoje./21Media

Shqipëria e shpall veten ‘vend pa hashash’

0

Shqipëria e shpall veten vend pa hashash.
Kështu raportojnë disa nga mediat më të mëdha në botë si Sky News apo ABC News.
Ato i referohen deklaratave të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri se janë asgjësuar 99.2 përqind e bimëve narkotike të mbjella në 44 hektarë.

Por a është Shqipëria tashmë një vend pa hashash?

Para pak ditësh, Shqipëria cilësohej nga Corriere della Sera si një nga importueset e mëdha të hashashit.
Megjithatë suksesi më i madh i kësaj qeverie duket se mbetet ndërhyrja në Lazarat.

Sipas shifrave që paraqiti sot qeveria, referuar tek të dhënat e Guardia di Finanza, në Shqipëri tani mbyllet tetë herë më pak hashash.

Në vitin 2013 mbillej rreth 323 hektarë hashash, nga këto 319 vetëm në Lazarat. Jashtë Lazaratit mblidhej vetëm 4 hektarë.

Ndërsa tani mbillet 44 hektarë jashtë Lazaratit.

Ndërkohë Edi Rama thotë se qeveria e dikurshme asgjësonte vetëm 7 përqind të bimëve narkotike, me pak fjalë thuajse të gjithë lëndën narkotike jashtë Lazaratit.

Kjo histori do ju lërë pa fjalë

0

Disa thonë se ky përqafim ka ndryshuar mjekësinë.
Në fakt kjo histori ka prekur miliona njerëz në mbarë botën prej shumë vitesh.

Ishte viti 1995 kur Kyrie dhe Brielle Jackson do vinin në jetë.

Ishin binjake dhe lindën 12 javë përpara kohe.
Njëra prej tyre, Kyrie ishte më e dobët.

Ndërsa po qante, motra e saj bëri diçka që i la mjekët pa fjalë.
Ajo i vendosi dorën në shpatulla. Prekja e saj bëri që zemra t’i stabilizohet, temperaturat të kthehet në normalitet dhe ajo të vazhdojë të jetojë.

Të dyja janë rritur tashmë.

bebja

brielle und kyrie

 

Vriten tre policë turqë

0

Luftëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit kanë vrarë tre policë turqë, ndërsa një tjetër është plagosur, pas sulmit me bombë të ndërmarrë kundër automjetit të blinduar të forcave të sigurisë.
Sulmi ndodhi në një auto-rrugë në juglindje të Turqisë, njoftuan burimet e sigurisë.
Një polic tjetër pësoi plagë të rënda në sulmin që ndodhi në qarkun Nusajbin, në krahinën Mardin, kur kryengritësit aktivizuan nga larg bombën e vendosur skaj rrugës.
Mediet turke raportuan se policia ka vendosur pika të kontrollit në gjithë qarkun dhe është vënë në kërkim të sulmuesve. Sipas burimeve të sigurisë, forcat turke kanë vrarë 9 kryengritës kurdë, në luftimet që u zhvilluan në pjesët tjera të kësaj krahine me popullatë shumicë kurde, ku përleshjet e armatosura janë bërë përditshmëri, që nga përfundimi i armëpushimit në korrik./21Media

Britania rikonfirmon mbështetjen për Kosovën(Video)

0

Kosova është shtet i pavarur, i barabartë me shtetet e tjera dhe është duke shkuar drejt integrimit evropian. Kështu tha ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell./ 21 Media

Refugjatët nuk janë kërcënim për ekonominë evropiane

0

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit kreditor Standard & Poor’s (S&P) pohon se kriza e refugjatëve në Evropë nuk kërcënon ekonominë, as buxhetin e Evropës, ashtu që në situatën aktuale nuk ka bazë për vlerësimin kreditor në Evropë.
Agjencia S&P ka shpallur raportin për normimin kreditor dhe krizën e refugjateve në vendet e Bashkimit Evropian.
Në raportin thuhet se kriza e refugjatëve sirianë për çdo ditë rritet dhe se kjo është kriza më e vështirë që nga ajo e para gjysmë shekulli kur u dëbuan miliona njerëz gjatë luftës çlirimtare në Bangladesh.

Duke vënë në dukje rritjen e përditshme të numrit të refugjatëve sirianë, në raportin theksohet se thuajse katër milionë prej këtyre refugjatëve janë vendosur në vendet fqinje të Sirisë, konkretisht në Turqi, Liban, Jordani dhe Irak.
Gjithashtu përmendet vlerësimi i qeverisë gjermane se në këtë vend gjatë vitit 2015 do të arrijnë një milionë refugjatë.
“Është e pamundur që ardhja e refugjatëve të shkaktojë dobësimin e ekonomisë dhe buxhetit në Evropë. Situata aktuale nuk jep bazë për zvogëlimin e vlerësimit kreditor në Evropë. Paralelisht me këtë, refugjatët nuk do të ulin problemet me të cilat me dekada të tëra përballet shoqëria evropiane”, thuhet në raportin e agjencisë S&P.

Duke theksuar se asnjë vend evropian nuk mundet vetë të zgjidh problemet aktuale me refugjatët, në raportin e agjencisë S&P theksohet domosdoshmëria e hapave të përbashkëta urgjente,shkruan AA.
S&P paralajmëron se moszgjidhja e krizës dhe rritja e urrejtjes ndaj të huajve mund të shkaktojë destabilizim të ri në aspektin politik dhe ekonomik në Evropë, dhe se kjo akoma mund të shmanget nëse seriozisht ka një qasje drejt zgjidhjes së krizës.

Përleshen policët dhe refugjatët sirianë në kufirin Hungari-Serbi

0

Qindra refugjatë sirianë të cilët janë grumbulluar në pikën kufitare pranë qytetit Horgos të Serbisë, janë përfshirë në një përleshje të tensionuar me policinë hungareze në anën tjetër të kufirit.

Policët hungarezë kanë filluar të gjuajnë gaz lotsjellës dhe topa uji drejt refugjatëve për t’i detyruar ata të kthehen prapa nga kufiri Serbi-Hungari.

Por, në anën tjetër edhe emigrantë hodhën objekte, duke përfshirë edhe gurë dhe shishe me ujë në drejtim të policëve, pasi që ata me çdo kusht dëshirojnë të arrijnë Gjermanin nëpërmjet Hungarisë.

Sipas raportimeve të medieve të huaja, nga kjo përleshje disa persona tani janë duke marrë shërbime mjekësore nga ambulancat e Serbisë, për shkak se vuanin nga efektet e gazit lotsjellës, ndërsa raportohet se një djalë i ri kishte një këmbë të përgjakshme.

Kjo pikë e kalimit, përveç refugjatëve sirianë, është përdorur edhe nga dhjetëra mijëra emigrant që kanë tentuar përmes sajtë hyjnë në zonën e Shengenit të Evropës, e cila lejon njerëzit të udhëtojnë midis vendeve anëtare pa kufizime.

Por, Hunga ria të martën ka mbyllur kufirin e saj, pas miratimit të ligjeve të reja të cilat ndalojnë hyrjen e refugjatëve në vend, ose dëmtimin e një gardhi kufitar. Përveç kësaj, gjykatat hungareze tanimë veç kanë nisur gjyqe të përshpejtuara për emigrantët e arrestuar.