Në Kinë, të çmendurit pas produkteve të kompanisë “Apple” kanë filluar të shesin organet e tyre, në mënyrë që të blejnë produktet më të fundit të kësaj kompanie.
Kështu, ata shesin veshkën e tyre, në mënyrë që të blejnë një iPhone 6S. Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje të rinjve që të mos ndërmarrin iniciativa të tilla, pasi mund t’iu kushtojë me jetë.
Sipas medieve ndërkombëtare, të rinjtë kontaktojnë përmes rrjetit social kinez “QQ”, njerëz të cilët në mënyrë të jashtëligjshme merren me shitjen e organeve. Rasti i fundit flet për një djalosh i cili është zhdukur, pasi kishte shkuar në Nanjig për të bërë kontrollet e nevojshme mjekësore.
Wu dhe Huang, dy miqtë, po kërkonin për një blerës, pasi më parë kishin porositur një iPhone i cili do të arrinte me datë 12 shtator. Mirëpo, njëri prej tyre është zhdukur pas takimit me personin që kishin rënë në kontakt.
Ndërkohë në vitin 2011-të, një 147-vjeçar, student në Kinë ka shitur njërën veshkë për 2.200 euro, për të blerë një iPhone dhe një iPad.
