A mundet orizi ta shpëtojë celularin tuaj nëse laget me ujë?

0

Ndoshta e keni dëgjuar se ta futësh celularin e lagur në oriz mund të ndihmojë që uji t’i hiqet dhe të rikthehet në funksion të plotë. Por, a mundet orizi në fakt ta shpëtojë celularin tuaj të lagur?

Ka shumë video-eksperimente në internet që shfaqin celularët e lagur me ujë duke u futur në oriz, për ta larguar lagështinë dhe për ta rikthyer në funksion celularin.

Gazelle bëri një eksperiment ku testoi 5 Samsung Galaxy S3, 3 iPhone 4S dhe një iPhone 4. Dy prej celularëve të Samsung nuk funksionuan më që në momentin kur u futën në ujë. Tre të tjerët që mbetën u fikën pas disa sekondave pasi prekën ujin.

Celularët iPhone nuk u fikën menjëherë sapo u futën në ujë. Celularët më pas ishin tharë me peshqirë të banjos dhe u ishin hequr bateritë – atyre që mund t’u hiqeshin, dhe më pas ishin vendosur në oriz gjatë vikendit.

Të hënën, testuesit shikuan se cili celular kishte shpëtuar. Për çudi, vetëm një iPhone 4S punonte ende, duke shfaqur çrregullime të dukshme në ekran. Celularët e tjerë iPhone ishin komplet të dëmtuar.

Në anën tjetër, celularët Galaxy S3 për çudi filluan të funksionojnë pa ndonjë shenjë të dëmtimit me ujë. Siç duket, orizi është në zgjidhje e mirë për celularët Samsung, por jo edhe për ata iPhone – së paku sipas këtij testimi.

Pavarësisht nga provat, orizi vazhdon të jetë metoda më aktuale e ‘shpëtimit’ të celularëve nga lagështia. Orizi absorbon ujin – dhe thithja e ujit është çelësi për të shpëtuar një celular, kështu orizi do ta shpëtojë celularin tuaj.

Gjëja më e keqe që mund t’ia bëni një celulari të lagur është që ta ndizni para se të thahet plotësisht – duke e bërë që ai të dëmtohet rëndë dhe të mos funksionojë kurrë më.

Sa është paga mesatare në rajon dhe Europë ?

0

Bazuar në të dhëna zyrtare nga Institutet e Statitikave në rajon dhe Europë, rezulzon se Maqedonia dhe Kosova janë vendet me pagat mesatare më të ulëta në rajon dhe më gjerë. Në Maqedoni rroga mesatare është 350,99 euro, ndërsa në Kosovë 360, përcjell Portali Albeu.

Pagën mesatare më të lartë në rajon e ka Sllovenia me 1008.10 euro në muaj, e ndjekur nga Kroacia me 754,83, ndërsa sa i përket Europës sipas EuroStat, paga mesatare më e lartë është në Zvicër ku i kalon 5 mijë eurot në muaj, e ndjekur nga Luksemburgu, Holanda, Suedia, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar etj.

Për më shumë shihni foto-galerinë e mësipërme

Thaçi kërkon investime në ekonomi nga Britania e Madhe

0

Kryediplomati i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe është takuar me deputetë të shumtë nga dy partitë kryesore, ajo konservatore dhe laburiste.

Thaçi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar Britaninë për ndihmën që i ka dhënë Kosovës dha ka kërkuar investime në fushën e ekonomisë.

“Në Parlamentin Britanik takova një grup deputetësh nga dy partitë kryesore, konservatorë dhe laburistë, por edhe përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. I falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën dhe i ftova që ta rrisin prezencën britanike edhe në fushën e ekonomisë,” ka shkruar Thaçi në Facebook .

Veseli opozitës: Ta shterojmë debatin së pari në Kuvend(VIDEO)

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli në një intervistë për RTV 21, iu është përgjigjur frontit të subjekteve opozitare, për parlajmërimin e tyre për peticion dhe protesta. Kryeparlamentari Veseli tha se Qeveria nuk është e obliguar që të sjellë në Kuvendin e Kosovës ratifikimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Mohoi se me këtë po anashkalohet Kuvendi. Ftoi subjektet opozitare të shterojnë debatin brenda në Kuvend dhe jo në rrugë, pasi nuk i shërben interesave të shtetit./ 21 Media

Horoskopi ditor, 17 shtator 2015

0

Dashi
Një ditë e mirë sot për të gjithë ata që i përkasin shenjës së Dashit. Ditë plot risi të reja në fushën ku punoni. Kjo ditë ka rezervuar një surprizë për ju, atë dëshirë që prej një kohe të gjatë jeni duke e ëndërruar. Shëndeti i mirë në përgjithësi.

Demi
Ditë e favorshme sot për Demin në lidhje me një ofertë pune. Nëse jeni të angazhuar dhe nuk e pëlqeni punën tuaj aktuale, është koha për ta ndryshuar atë. Për ata që janë në kërkim të një pune më të mirë, duhet të prisni nesër (e premte 18 shtator) për këtë mundësi të re. Shëndeti parashikohet të jetë i mirë.

Binjakët
Nostalgjia për kohët e kaluara duket se ju ka pushtuar këto ditë, por ajo që duhet të bëni është të ecni me hapat e së tashmes. Problemet tuaja të cilat i keni shtyrë ditë pas dite, presin një zgjidhje. Në ambientet e punës jeni të rrethuar nga xhelozia, por mos u bëni merak, gjithçka do të ecë mirë për ju.

Gaforrja
Kushtojini vëmendje shëndetit tuaj, duke u përpjekur të mos e lini veten shumë pas dore. Për ju të shenjës Gaforre sot yjet kanë rezervuar një ditë të mrekullueshme. Për sa i përket personave të cilët janë të dashuruar, mundohuni të jepni më të mirën për partnerin tuaj.

Luani
Për ata të shenjës së Luanit sot këshillohen të mos i bëjnë gjërat e rrëmbyera, por t’i mendojnë më parë, sepse kjo mund t’ju bëjë të merrni vendime të gabuara. Me rëndësi është të vendosni sot, por gjërat merrini shtruar. Në ambientet e punës mundohuni të përkushtoheni më shumë dhe të mos e teproni me pushimet e kafes. Shëndeti paraqitet e mirë.

Virgjëresha
Sot disa nga të afërmit tuaj do të kenë nevojë për këshillën tuaj. Ndoshta mund t’ju kërkojnë ndihmë që herët në mëngjes, mos nguroni edhe në qoftë se ju nuk doni të flisni, kujtoni që kur ju keni pasur nevojë ju kanë ndihmuar. Në fushën e dashurisë parashikohen momente të qeta. Shëndeti i mirë, por tregoni kujdes për veten.

Peshorja
Keni nevojë të pushoni dhe relaksoheni. Nëse sot nuk ju bëhet të bëni asgjë, ju këshillohet të bëni atë që ju vjen për mbarë. Harrojeni rutinën e përditshme dhe bëjeni veten të lumtur. Shëndeti është kryesor, tregoni respekt për veten.

Akrepi
Për ata të shenjës së Akrepit sot parashikohet që të jenë të fokusuar në çështjet familjare dhe ato të punës. Çështjet e pazgjidhura në fakt kanë nevojë për zgjidhje dhe duke marrë disa këshilla të mira prej pjesëtarëve të familjes suaj, do të jetë një zgjidhje e mirë.

Shigjetari
Miqësi të reja në horizont paraqiten për Shigjetarin gjatë kësaj dite. Një person i njohur sot mund të bëhet i domosdoshëm për të ardhmen tuaj. Kushtojini vëmendje çdo veprimi të personave që ju rrethojnë. Mundësi të reja për njohje të reja në dashuri.

Bricjapi
Horoskopi për ata të shenjës së Bricjapit për sot dhe nesër ofron shumë fat në të gjitha fushat. Nëse ju jeni në çift do të kaloni ditët më të mira gjatë muajit shtator 2015. Nëse jeni ende beqar, mundësi të reja janë në horizont për ju.

Ujori
Mundohuni të qëndroni mënjanë problemeve ku përfshihen miqtë tuaj apo familjarët, pasi problemet nuk kanë lidhje fare me ju. Nëse ju vendosni të ndërhyni në mes, mund të përfundoni duke fajësuar veten pa asnjë arsye. Në fushën e dashurisë marrëdhënia paraqitet e mirë. Këshillohet që për shëndetin të merreni pak me veten.

Peshqit
Ju të shenjës së Peshkut duket se keni humbur optimizmin kohët e fundit për të përballuar problemet e së kaluarës. Ajo që duhet të bëni është të tregoheni më shumë të vendosur dhe të ktheni kokën nga e ardhmja. Sipas parashikimit të yjeve në tetorin e këtij viti ju do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme për veten dhe familjen tuaj.

Në Kroaci kanë hyrë rreth 1.200 refugjatë

0

Numri i refugjatëve që nga mëngjesi i sotëm nisën të hyjnë në Kroaci vazhdon të rritet, ndërsa deri në orën 20:50 ky vend ka pranuar gjithsej 1.191 persona, njoftoi në sajtin e vet Ministria e Jashtme e Kroacisë.

“Numri i përgjithshëm i personave të pranuar përfshin 818 burra, 189 gra dhe 184 fëmijë”, njoftoi MPJ=ja, sipas të dhënave të së cilës në qendrën e regjistrimit në Jezhevo momentalisht gjenden 303 persona.

Refugjatët nga mëngjesi i sotëm arrijnë në Kroaci me autobusë nga Serbia, prej se Hungaria e mbylli kufirin me këtë shtet.

Për të koordinuar punën e të gjithë organeve dhe institucioneve kompetente, Qeveria kroate në mbledhjen e nesërme do të formojë shtab për koordinimin e aktiviteteve me rastin e ardhjes së refugjatëve në Kroaci.

Ministrja kroate e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane Vesna Pusiq deklaroi sot se Kroacia mund të ballafaqohet me disa mijëra, por jo edhe me dhjetëra mijëra njerëz dhe theksoi se në atë rast Kroacia do të kërkojë ndihmën e vendeve evropiane dhe të tjera.

Uji me limon largon yndyrën në gjak

0

Ka disa mënyra që ne të tregojmë kujdes dhe të mbajmë në formë organizmin. Nëse problemet tona lidhen me yndyrën në gjak, ne ju propozojmë një recetë e cila ul yndyrat ndjeshëm në organizëm, por edhe bën pastrimin e tij.

Për të përgatitur një recetë të tillë nevojiten 400 gramë selino, 1 kilogram limon dhe 2 litra ujë. Në fillim duhet të pastroni limonin dhe e preni në rriska të holla, në ujin e vendosur në një enë të madhe shtoni limon. Pastaj selinon e pastroni mirë dhe e vendosni në ujin me limon.

E zieni për 20 minuta në temperaturë shumë të lartë dhe lëreni të ftohet për rreth 6 orë. Më pas këtë lëng kullojeni. Lëngun e fituar pijeni nga 1 gotë para ushqimit (3 herë në ditë).

Nëse dëshironi të keni rezultatet e duhura, kjo është një përzierje që duhet të ruhet në vend të ftohtë dhe të përdoret për gati dy muaj.

“Burrneshat” në kinemanë franceze

0

“Burrneshat” i regjisores Laura Bispuri ka hyrë në repertorin e kinemave franceze. Ky film do të shfaqet më 17 në “Cinema Le Louxor” kurse më datë 21 do të ketë premierën në kinemanë parisiene “UGC Orient Express”.

Filmi “Burrneshat” është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Dodën, e cila kur është ende një vajzë e vogël braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit të vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundësinë për të jetuar të lira si burrat dhe për të pasur një pushkë, duke marrë në këmbim betimin e virgjërisë të përjetshme.
Tanimë, me disa premiera nëpër botë dhe pjesëmarrje në shumë festivale, “Burrneshat” është film me shumë çmime ndërkombëtare

Obama fton nxënësin mysliman që t’ia dhurojë Shtëpisë së Bardhë orën që shpiku

0

14 vjeçarit Ahmed Mohamed i cili u arrestua nën dyshimin se kishte ndërtuar bombë, e që në fakt kishte shpikur një orë, po i shkojnë ftesa për takime nga e gjithë bota.

14 vjeçarin mysliman, i cili vijon shkollën në Teksas, para pak minutash, zyrtarisht e ka ftuar themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.
“E keni parë me siguri sot tregimin për Ahmedin, 14 vjeçarin nga Teksasi që ka krijuar një orë dhe është arrestuar kur atë e mori në shkollë. Duke pasur një ambicie dhe aftësi të tillë, dikush nuk duhet të arrestohet por duhet të duartrokitet. E ardhmja u takon njerëzve si Ahmedi. Ahmed, nëse ndonjëherë dëshiron ta vizitosh Faceboo’un, do të të takoja me kënaqësi. Vazhdo të krijosh..”, shkruan në një status Mark Zuckerberg.
Pas Zuckerbergut, një ftesë interesante për Ahmed Mohamed, ka shkuar edhe nga presidenti amerikan, Barack Obama.
Ai e fton 14 vjeçarin që orën e shpikur ta dorëzojë në Shtëpinë e Bardhë.
“Orë ‘cool’, Ahmed. Dëshiron të na sjellësh në Shtëpinë e Bardhë? Duhet të inspirojmë sa më shumë fëmijët si ti që ta duan shkencën. Kjo është ajo që Amerikën e bën të madhe”, shkruan Obama në Twitter, transmeton Independent.

 

Ronaldo thyen një tjetër rekord të Messit

0

Cristiano Ronaldo ka thyer rekordin e Lionel Messit sa i përket Hat’trikave të shënuara.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me Hat’trikun që shënoi ndaj Shakhtar Donetskut, ka thyer rekordin e Lionel Messit duke quar numrin në 33 tre golsha.

Leo Messi gjatë karrierës së tij, ka shënuar 32 Hat’trika duke përfshirë këtu 3 e më shumë gola. Në ndeshjen e fundit Ronaldo shënoi edhe një Hat’trik duke quar numrin e tij në 33 të Hat’trikave për Real Madridin, që thyen rekordin e Messit duke u bërë lojtari me më së shumti Hat’trika për një klub spanjoll.

Derisa në total, Cristiano Ronaldo ka shënuar 3 ose me shume gola në një ndeshje për të 36-tën herë në karrierën e tij.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 31 herë nga 3 gola, 3 herë nga 4 gola dhe 2 herë nga 5 gola në një ndeshje të vetme.