Bashar Al Asad: Nuk jap dorëheqje

0

Presidenti sirian, Bashar Al Asad, në një intervistë për televizionin rus deklaroi se nuk do të jap dorëheqje për shkak të presionit të huaj, duke thënë se sirianët duhet të vendosin për këtë. Lidhur me krizën e refugjatëve, që ka parë mëse katër milionë sirian të largohen nga vendi dhe miliona të tjerë të zhvendosen brenda tij, presidenti sirian thotë se është pasojë e terrorizmit.
Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore që të ndalen së mbështeturi terroristët nëse janë të shqetësuar rreth fluksit të refugjatëve./21Media

​Debat për transparencën dhe llogaridhënien e fondeve publike

0

Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së në Prishtinë (EUICC), në bashkëpunim me CiviKos do të organizojë sot diskutim paneli për transparencën dhe llogaridhënien e financimit publik për organizatat e shoqërisë civile (OSHC).

Qëllimi i kësaj ngjarjeje, sipas organizatorëve, është të kontribuohet në debatin që po zhvillohet për efektivitetin e fondeve publike të shpenzuara dhe për përpjekjet për ndërtimin e një sistemi që do të sigurojë se mbështetja financiare e qeverisë për organizatat e shoqërisë civile do të bëhet në mënyrë transparente.

Diskutimi, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Financave, CiviKos-t dhe organizatës Ec na Ndryshe, do të mbahet në Qendrën Kulturore dhe Informative të BE-së, nga ora 11:00 deri në 12:30.

A është Papa, katolik?

0

E përjavshmja amerikane Newsweek ka botuar një kopertinë që ka ngjallur shumë polemika. Ajo shfaq Papa Françeskun dhe pyet: “A është Papa katolik?” .

Kjo kopertinë bëhet vetëm pak para vizitës së Papës në SHBA. “Newsweek citon edhe një sondazh të Gallup, që ka pikërisht këtë pyetje, “A është Papa katolik?” Pyetja vjen pas disa qëndrimeve provokuese të Papës, si në rastin e homoseksualëve, kur tha se “kush jam unë që t’i gjykoj unë ata”. Por, edhe për vendimin e faljes së mëkatit të abortit si dhe qëndrimet për divorcin. Sipas sondazhit të Gallup, nëse në 2014-n popullariteti i Papës ishte 89%, këtë vit ka rënë në 71%.

“U premtoi shumë progresistëve doktrinalë dhe politikë, por ka trembur tradicionalët, për të cilat feja duhet të jetë imune nga presionet politike”, shkruan NewsWeek. Ndaj dhe ajo ngre pyetjen: “A është Papa katolik?

Victoria fshin tatuazhin mbrapa qafës

0

Victoria Beckham ka fshirë tatuazhin mbrapa qafës, të cilin ia kishte kushtuar burrit të saj, e ku shkruante: “Jam e atij që dua, dhe ai që dua është imi”.
Gjatë verës, David Beckham, ka treguar tatuazhet e shumta që ka në trup. Kushtuar familjes. Ndërsa, bashkëshortja e tij, Victoria, nuk është një fanse e madhe e tatuazheve.

Sipas burimeve për “The Sun”, 41-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, ka ndjekur disa seanca me trajtime lazer, për të hequr tatuazhin mbrapa qafës të cilin ia kishte kushtuar bashkëshortit.

Tatuazhi mbante mbishkrimin “Jam e atij që dua, dhe ai që dua është imi”. Victoria është shprehur se e ka marrë këtë vendim në mënyrë që të merret më seriozisht në industrinë e modës.

Florenzi, jam i emocionuar

0

Golashënuesi i Romës në barazimin ndaj Barcelonës, Alessandro Florenzi ka reaguar pas golit të bukur që shënoi kundër katalanëve.
Italiani shënoi nga një distancë rreth 50 metra në portën e Barcës, ndërsa thotë se ndihet i emocionuar kur e shikon golin në video.

“Goli ishte i rëndësishëm sepse ai i solli Romës një pikë. Ky ishte një objektiv i madh”, deklaroi italiani.
“Kjo nuk është diçka që ndodh me ju çdo ditë. Shikimi përsëri i asaj videoje më emocionon”.

​Hapet Objekti Përshpejtues i Bizneseve në Mitrovicën Veriore

0

Me rastin e ceremonisë hapëse të Objektit Përshpejtues të Bizneseve në Mitrovicën Veriore, që do të mbahet sot, agjencia implementuese – D&G Solutions do të organizojë një konferencë për shpërndarjen e informatave lidhur me aktivitetet e ardhshme të projektit në ndërtesën e sapondërtuar të Objektit Përshpejtues të Bizneseve në Mitrovicën Veriore.

“Projekti për Objektin Përshpejtues të Bizneseve” është projektuar për mbështetjen e zhvillimit të potencialeve ndërmarrësore të rajonit të Mitrovicës Veriore dhe për rritjen e punësimit të grave dhe të rinjve.
Kjo ngjarje, që do të hapet nga Christof Stock, shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, do të zhvillohet në Objektin Përshpejtues t Bizneseve, në Mitrovicën Veriore, në orën 11:00.

​Marrëveshjet e Brukselit sot para deputetëve

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa do të paraqesë sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës raportin e Qeverisë për Marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht të këtij viti.

Përveç raportit për marrëveshjet e arritura me Beogradin për „Zajednicën“ dhe çështjet tjera, në rend dite të mbledhjes së sotme të Kuvendit janë edhe pyetjet parlamentare, interpelanca e ministrit të Bujqësisë Memli Krasniqi, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Letërnjoftimin, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës etj.

Seanca fillon në orën 10:00.

UEFA shqyrton kërkesën e FFK-s për pranim

0

Një super lajm vjen nga mediat e huaja. Kosova mund t’i hapen dyert për anëtarësim në UEFA pas vetëm dy ditësh. Është UEFA e cila do ta shqyrtojë kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësim në UEFA, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të saj që mbahet të enjten në Malta.

Ka qenë vetë sekretari gjeneral i UEFA-s, Gianni Infantino ai që e ka dhënë një informatë të tillë. “E kemi në agjendë për ta shqyrtuar aplikacionin e Kosovës”, kan thënë Infantino, shkruan ‘theolympian.com’, përcjell GazetaOlle.com.

Sipas këtij sajti Kosova mund të bëhet anëtare e UEFA-s, në muajin mars të vitit të ardhshëm, kur mbahet Kongresi i UEFA-s, në Hungari.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në lidhje me këtë tha. “Vullneti i UEFA-s është që të gjejë një zgjidhje për problemin e Kosovës”.

“Me përkrahjen edhe të FIFA-s, Kosova mund të nis kualifikimet për Kupën e Botës, në shtator të vitit të ardhshëm”, mbyllet shkrimi i ‘theolympian.com’, shkruan GazetaOlle.com.

Edhe mediat tjera kanë shkruar sot se kërkesa e Kosovës për anëtarësim do të shqyrtohet të enjten, derisa pranimi pritet të ndodh në mars. Sipas tyre, ky është një hap i madh i Kosovës për pranim në UEFA dhe hyrjen në grupe të kualifikimeve për botërorin 2018.

Vokrri bashkë me sekretarin e FFK-së, Eroll Salihun, ndodhen në Maltë, ku janë ftuar nga UEFA ditë më parë.

Moti: Vapë, deri në 36 gradë

0

Në Kosovë sot do të mbajë mot i kthjellët, vapë deri në 36 gradë Celsius. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 14 deri 22 gradë.

Meteorologët parashohin që nga dita e diele do të ketë rënie të temperaturës të përcjella me vranësira e vende-vende me shi e bumbullima.

Të hënën dhe të martën do të jetë mot i vranët dhe i freskët, me shira lokale kurse nga e mërkura pritet një ngritje e lehtë e temperaturës./ 21 Media

15 ishuj me forma natyrale(FOTO)

0

Mos jeni person që pëlqeni të krijoni figura imagjinare nga formacionet e reve, hijeve apo dhe ushqimit? Atëherë, ndoshta do t’ju pëlqente të bënit një gjë të tillë edhe me format e ndryshme të ishujve nëpër botë.T’ju ndihmojmë pak. Tashmë janë realizuar një mori fotografish nga ajri të ishujve të ndryshëm nëpër botë, që varësisht prej pozitës nga i shikoni – duken sikur objekte apo dhe gjallesa, si psh. ishulli me formë të zemrës, pastaj helikopterit, krokodilit, breshkës, etj.

Në vijim ju sjellim galerinë e plotë, bashkë me zotimin se, fotografitë nuk janë të manipuluara në “Photoshop”. /NGJYRA.COM/

1. Ishulli helikopter, Filipine

ishulli forma 001

2. Ishulli breshkë, Taivan

ishulli forma 002

3. Ishulli zemër, Fixhi

ishulli forma 003

4. Ishulli krokodil, Filipine

ishulli forma 004

5. Ishulli Kali i detit, Ekuador

ishulli forma 005

6. Ishujt e buzëqeshur, Malajzi

ishulli forma 006

7. Ishulli Hënë, Havai, SHBA

ishulli forma 007

8. Ishulli penis, Fixhi

ishulli forma 008

9. Ishulli bumerang, Malajzi/Filipine/Vietnam

ishulli forma 009

10. Ishulli peshk, Kroaci

ishulli forma 010

11. Ishulli delfin, Itali

ishulli forma 011

12. Ishulli picë, Portugali

ishulli forma 012

13. Ishulli syri, Maldive

ishulli forma 013

14. Ishulli mushkëri – Floridë, SHBA

ishulli forma 014

15. Ishulli karotë, Maldive

ishulli forma 015