​Marrëveshjet e Brukselit sot para deputetëve

TË FUNDIT

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa do të paraqesë sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës raportin e Qeverisë për Marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht të këtij viti.

Përveç raportit për marrëveshjet e arritura me Beogradin për „Zajednicën“ dhe çështjet tjera, në rend dite të mbledhjes së sotme të Kuvendit janë edhe pyetjet parlamentare, interpelanca e ministrit të Bujqësisë Memli Krasniqi, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Letërnjoftimin, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës etj.

Seanca fillon në orën 10:00.