Marrëveshjet e Brukselit të diskutohen një ditë tjetër

0

Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli që pika ku duhet të diskutohet për marrëveshjet e Brukselit të shtyhet për 22 shtator.
Arsye e kryeministrit që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet është mungesa e disa nga ministrave të cilët sipas shefit të Qeverisë kanë qenë të përfshirë në procesin e dialogut.

Prezenca e ministrave që kanë qenë pjesë e këtyre marrëveshjeve sipas kryeministrit Mustafa është në interes të qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë mund të shihni kërkesën e kryeministrit drejtuar kryetarit të Kuvendit.

“Surpriza” prangos 6 persona, akuzohen për 19 vjedhje

0

Policia në Lushnje ka finalizuar me sukses operacionin “Surpriza”, gjatë të cilit u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë nën akuzën vjedhjes në bashkëpunim, më konkretisht 19-të tilla.

Sipas burimeve policore gjatë operacionit në fjalë komisariati i Policisë Lushnje, në bazë të të dhënave ,organizoi shërbimet dhebëri të mundur arrestimin e Fatjon Balliu, 23vjeç, banues nëlagjen Nr.1, Rrogozhinë.Namik Rrethi , 33 vjeç, banuese në lagjen e quajtur “ Ish spitali i Vjetër “Rrogozhinë.ShkëlqimSokoli, 26 vjeç, banuese në lagjenNr. 2 , Rrogozhinë. Leonard Xhafa , 38 vjeç, banuesnëlagjen Nr.1 ,Rrogozhinë. Kastriot Likja , 25 vjeç, banuesnëlagjen Nr.1 ,Rrogozhinë, i dënuar më parë për vjedhje. Qerim Kasa , 21 vjeç, banuesnëlagjen Nr.2, Rrogozhinë .

Ndalimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e dy prej tyre u bë pasi Komisariati i Policisë Lushnje, prej një periudhe një mujore kishte ndërtuar punën gjurmuese dhe hetimore për dokumentimin e veprimtarisë së tyre kriminale, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin për një periudhe kohore disa mujore kanë krye r në bashkëpunim 19 vjedhje në rrethet Lushnje dhe Kavaje të objekteve të ndryshme tregtare dhe banesa.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 automjete, ora dore, parfume, vegla pune edhe mjetet me të cilat kryenin vjedhjet.

Gjithashtu nga hetimi rezultoi se këta janë autorë dhe të 7 vjedhjeve të lokaleve dhe banesave të ndodhura në rrethin e Kavajës së Shqipërisë.

Bashkohen për goditjen e krimit financiar

0

Ministria e Financave, ajo e Brendshme si dhe Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë nënshkruan të enjten një memorandum bashkëpunimi në kuadër të operacionit të qeverisë, nisur në fillim të këtij muaji, kundër informalitetit në ekonomi.
Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar në Kryeministri, synon që çdo rast evazioni fiskal i kryer nga biznesi apo i mbështetur nga zyrtarë, të ndëshkohet nga ligji.

I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, që e cilësoi të ngjashëm këtë memorandum me atë të nënshkruar kundër vjedhjes së energjisë.

Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme siguron edhe mbështetje ligjore për të gjithë inspektorët në terren.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, theksoi në fjalën e tij se operacioni i qeverisë po ecën suksesshëm dhe nëse do të vijohet me këtë ritëm, qeveria do të jetë në gjendje të realizojë objektivat e vendosura.

Sipas tij, operacioni duhet konsideruar reformë dhe jo aksion disa javësh. Duke u ndalur në shifra, Cani tha se vetëm në dy muaj janë regjistruar rreth 15 mijë biznese të reja, ndërsa deri në fund të vitit kjo shifër pritet të shkojë në 30 mijë.

“Rritje me 50 % ka patur kuponi tatimor, edhe fatura tatimore është rritur ndjeshëm, ndërsa rritje ka patur edhe numri i punonjësve të regjistruar”, deklaroi Cani.

Ndërsa, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke vënë theksin në faktin se krimi ekonomik, edhe pse jo me krisma, sjell një dëm më të madh ndaj shtetit e shoqërisë, siguroi për angazhimin e të gjitha organeve shtetërore për thellimin e hetimeve të krimit financiar e ekonomik.

“Do të ketë hetime të kualifikuara në fushën financiare. Përmes këtij memorandumi bashkëpunimi biem dakord të shtrojmë një platformë bashkëpunimi permanente”, deklaroi Tahiri.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili vlerësoi si të rëndësishëm këtë memorandum, theksoi se tre institucionet kanë arritur të hartojnë një plan të mirëpërcaktuar veprimi, në mënyrë që të hetohen e të çohen para drejtësisë të gjitha ato biznese që realizojnë evazion fiskal.

Zafiri i shqetësuar për dukurinë e fajdeve

0

Deputeti Zafir Berisha në seancën e Kuvendit, sot ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në Prizren, ku një person është vrarë për shkak të fajdeve.
Berisha, deputet i Nismës ka ftuar krerët e institucioneve të sigurisë që të ndërmarrin masa ndaj kësaj dukurie, e cila sipas tij, në Prizren është e pranishme tash e 15 vjet.

Po ashtu Berisha ka paraqitur brengën e tij lidhur me orët digjitale që sipas tij po vjedhin qytetarët e Kosovës.

Haradinaj: Personave në shtabet lokale t’u njihet statusi i veteranit

0

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me fjalën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar që edhe personave që kanë qenë në shtabe lokale në mars të vitit 1999, t’i njihet statusi i veteranit.

“Në Dukagjin ekzistojnë shtabe lokale që kanë filluar të operojnë në mars 1998 dhe nuk e di pse po pranohen si veteran. Të gjithë këta njerëz që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm nuk është në rregull të mos jenë veteran. Unë kam qenë komandant i asaj zone dhe unë jap nënshkrimin dhe jap përgjegjësi për atë pjesë para ligjit, andaj ju mos keni frikë”, ka thënë ai.

'SHBA po legalizon hashashin, Shqipëria e shkatërron'

0

Revista e njohur, Foreign Policy, në një shkrim të saj thotë se Shqipëria pretendon se ka shkatërruar të gjithë hashashin në vend.
“Ndërkohë që SHBA po lëviz drejt dekriminalizimit dhe legalizimit të hashashit, Shqipëria ka një plan tjetër: shkatërroje sa më shumë që të mundesh”, shkruan revista.

FP thekson se Shqipëria ka shkatërruar më shumë se 8.5 miliardë dollarë, më shumë se dy të tretat e GDP-së në Shqipëri.

“Politikanët besojnë se duke shkatërruar hashashin, do ndërpresin financimet për grupet kriminale, edhe nëse kjo do e dëmtojë ekonominë në ato rajonë ku zhvillimi varet nga prodhimi i marijuanës’.

Sipas FP, SHBA ka ofruar një agjent të FBI për të asistuar në shkatërrimin e kësaj bime.

Bahtiri: Të ndërpritet shitblerja e pronave shqiptare

0

I shqetësuar nga shpeshtimi i rasteve të blerjes së pronave të shqiptarëve në veriun e Mitrovicës, nga ana e shtetit të Serbisë, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga institucionet më të larta të vendit që të ndërmarrin masa të menjëhershme që të ndërpritet ky trend.

“Serbia nuk po ndalet së pastruari etnikisht lagjet veriore të qytetit të Mitrovicës, tani jo me largim të dhunshëm të shqiptarëve nga atje, por duke ndarë mjete të mëdha për blerjen e pronave të tyre, duke krijuar fonde të posaçme për këtë. Kjo tendencë e shtetit të Serbisë duhet të ndërpritet menjëherë. Duke qenë se institucionet lokale nuk mund ta bëjnë këtë, kërkoj nga Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe institucionet tjera të nivelit qendror, që të angazhohen seriozisht për të ndërpre këtë tendencë të shtetit të Serbisë”, thotë kryetari Bahtiri.

Bahtiri thotë se nëse këto veprime qëllimkëqija të shtetit të Serbisë nuk mund të ndërpriten ndryshe, atëherë do të duhej që edhe Qeveria e Kosovës të siguroj një fond të posaçëm, në mënyrë që të blihen këto prona (shtëpi) dhe në to të vendosen ato familje shqiptare që nga ekstremistët serbë me dhu në janë dëbuar gjatë dhe pas lufte nga lagjet veriore, numri i të cilave vërtetë është i madh, pasi që jetojnë në kushte të vështira në pjesën jugore të qytetit dhe gjetiu nëpër Kosovë.

Të gjithë kundër Trumpit

0

Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump është ndodhur nën sulmin e të gjitha palëve gjatë debatit të ashpër mes rivalëve republikanë për zgjedhjet e vitit 2016.
Biznesmeni miliarder, që nuk ka eksperiencë të mëparshme në politikë, ka refuzuar të kërkojë falje për komentet e bëra ndaj bashkëshortes së Jeb Bush.

Ndërkohë, kandidatja Carly Fiorina ka marrë një sërë duartrokitjesh për reagimin e saj ndaj talljeve që Trump kishte bërë për pamjen e saj.

Janë 15 republikanët që konkurrojnë për të qenë kandidati për Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm.
Kur duhet ende më shumë se një vit nga dita e votimit, debati i dytë republikan i zhvilluar në bibliotekën “Ronald Reagan” të Kalifornisë, pa rivalët Jeb Bush dhe Trump të shpërthenin disa herë.

Përplasja e tyre më e theksuar ishte kur ish-guvernatori i Floridës i kërkoi biznesmenit që të kërkonte falje për komentet ndaj bashkëshortes së tij, për shkak të prejardhjes së saj meksikane. Por zoti Trump refuzoi.

Por përgjigjia më e madhe e audiencës erdhi kur zonja Fiorina u pyet mbi një intervistë në të cilën Trump thoshte se, “ajo nuk mund të garojë për presidente. Shihni çfarë fytyre ka”.

“Unë besoj se të gjitha gratë në mbarë vendin e dëgjuan qartë atë që tha zoti Trump”, u përgjigj nga ana e saj Fiorina.

Ndërkohë, rivalët e Partisë Demokratike do ta zhvillojnë debatin e tyre të parë në tetor, në Nevada, në transmetimin e CNN.
Brenda verës së ardhshme, secila parti do të ketë një kandidat të nominuar që do të garojë për Shtëpinë e Bardhë.

Mourinho falenderon tifozët

0

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka falenderuar jashtëzakonisht shumë tifozët që brohoritën emrin e tij gjatë ndeshjes ndaj Macabbi Tel Aviv. Dua ti falenderoj tifozët për mbeshtetjen ndaj meje dhe që brohoritën emrin tim gjatë ndeshjes. Kjo tregon se ata nuk rrinë duke lexuar atë çfarë gazetat shkruajnë për mua dhe nuk e harrojnë çfarë unë kam bërë këtu.Jam i kënaqur gjithashtu me skuadrën. Ata ishin agresiv edhe pa top. Kjo më pëlqen, deklaroi portugezi.

5 persona të vdekur nga tërmeti në Kili

0

Një tërmet i fuqishëm prej 8.3 magnitud të shkallës së Rihterit, ka goditur bregdetin e Kilit. Paralajmërimet për cunami janë vendosur përgjatë bregdetit të Perusë dhe Kilit, përshirë edhe Havain, Kaliforninë dhe Zelandën e Re. Nga ky tërmet kanë mbetur të vdekur 5 persona, një është regjistruar i zhdukur, përderisa miliona janë evakuuar, kanë lajmëruar autoritete në Kili./21Media