Tri shqiptare në garën për “Miss Globe 2015”

0

Tri vajza shqiptare do të marrin pjesë për herë të parë në eventin botëror të bukurisë, Miss Gobe 2015, që do të zhvillohet në 8 tetor në Toronto , Kanada.

Vajzat shqiptare që do të marrin pjesë në edicionin e 42-të të konkursit të bukurisë janë Sara Karaj, nga Shqipëria, e shpallur Miss Shqipëria 2015 në Voskopojë, Miss Mali i Zi, Rajmonda Cukaj dhe Miss Kosova, Emnolina Begaj.

Edhe pse duhen edhe disa javë deri në finalen e madhe të Miss Gobe 2015, producenti Petri Bozo prej ditësh ndodhet në Toronto, Kanada, bën të ditur atsh. Ky edicion do të shënojë një risi sa i takon spektakleve shqiptare: për herë të parë një producent shqiptar organizon një garë bukurie të niveleve të tilla, jashtë kufijve shqiptarë. Përgjatë këtyre ditëve, Bozo po mbikëqyr punën për organizimin e eventit të këtij viti. Javën e shkuar ai u zgjodh president i jurisë në “Miss Canada”, ku bashkë me anëtarët e tjerë përzgjodhën më të bukurën kanadeze për vitin 2015.

Bozo, si president i “Deliart Association” dhe mbajtës i patentës së “Miss Globe”, bashkë me partnerin e këtij edicioni të 42-të, “Miss Canada Globe Productions” aktualisht kanë pritur konfirmimet e shteteve pjesëmarrëse në garën e këtij viti.

Po diskutohen detajet e spektaklit, të ftuarit e nderit, sfilatat e vajzave dhe gjithçka tjetër që do të shfaqet në skenën gjigante të Bramton Rose Theatre, mbrëmjen e 8 tetorit, në Toronto.

“Shqiptarët që jetojnë në këto treva në Kanada janë shumë të emocionuar dhe të lumtur që do të kenë mundësinë të presin dhe duartrokasin vajzat shqiptare. Jam në kontakt të vazhdueshëm me komunitetin shqiptar këtu, jemi takuar dhe jam i kënaqur nga mikpritja. Ata presin ditën që do të mbështesin këto vajza në këtë garë të madhe bukurie që zhvillohet për herë të parë në Kanada”, tha Bozo.

Të njëjtin interes duket se kanë treguar edhe mediat vendase për eventin e madh që do të mbahet në Toronto. Producenti shqiptar ka qenë në qendër të vëmendjes, i ftuar në studio dhe edicione informative, për të dhënë detaje rreth eventit. Ndërkaq të gjithë kanë mundësinë të votojnë të preferuarën e tyre në:

http://www.missglobevoting.com

Emnolina Begaj
1

Rajmonda Cukaj
2

Sara Karaj
3

Dukuria e fajdeve shqetësuese për deputetët(VIDEO)

0

Seanca e sotme e kryesuar nga Sabri Hamiti, filloi me deklarimet jashtë rendit të ditës ku u prekën disa nga temat aktuale.
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur për mospërfshirjen e disa personave në listën për veteranë, Armend Zemaj dhe Zafir Berisha folën për dukurinë e fajdeve, ndërkaq Bekim Haxhiu ka shprehur shqetësim për çantat e rënda të nxënësve.
Ndërkaq deputeti Glauk Konjufca ka folur për arrestimet e aktivistëve të partisë së tij nga ana e Policisë./ 21 Media

Prezantohen veturat e James Bondit në Frankfurt

0

Tashmë dihet se James Bond do të vozisë modelin Aston Martin DB10 në filmin e ri Spectre, ndërsa tani Jaguar Land Rover ka shfaqur disa nga veturat që do të jenë pjesë e këtij filmi.

Jaguar Land Rover ka prezantuar modelin Range Rover Sport SVR, Land Rover Defender dhe Jaguar C-X75 në Frankfurt, të gjitha këto vetura do të marrin pjesë në filmin e ri Spectre.

Jaguar C-X75 është veturë të cilën e kemi parë edhe më herët. Kjo veturë do të shfaqet në një sekuencë të filmit ku do të ndodhë një ndjekje e madhe e veturave dhe do ta vozisë aktori David Bautista, në rolin e Hinxit, transmeton Koha.net. Jaguar C-X75 është prodhuar nga Jaguar Land Rover SVO në bashkëpunim me kompaninë inxhinierike Williams Advanced.

Gjithashtu pjesë e këtij filmi do të jetë edhe seria S e Land Rover Defenders dhe është shumë e përshtatshme për këtë film. Këto vetura të kësaj serie janë të pajisur me rrotat e mëdha Off-Road me diametër prej 37-inç, mbrojtjen e karrocerisë të përmirësuar. Po ashtu pjesë e filmit të ri të James Bondit, Spectre, do të jetë edhe modeli Range Rover Sport SVR.

Filmi i ri Spectre do të lansohet muajin e ardhshëm dhe, duke u bazuar nga trailerat që kemi parë, ky film pritet të jetë njëri nga filmat më të mirë të James Bondit.

​Deputetët japonezë rrihen për shkak të ligjit për ushtrinë

0

Në Parlamentin e Japonisë ka ardhur deri te një përleshje për shkak të ligjit të propozuar për sigurinë, me të cilin hapë mundësinë që ushtria japoneze të luftojë jashtë vendit.

Deputetët e opozitës janë ngjitur mbi njëri-tjetrin për t’ia marrë kryetarit mikrofonin, me qëllim të parandalimit të votimit të ligjit kontrovers, ku deputetët e kanë sulmuar njëri-tjetrin që është një imazh i pazakontë në parlamentin japonez, transmeton AFP.

Deputetët e koalicionit qeveritar megjithatë kanë arritur ta votojnë propozimin për ligjin e ri, në të cilin sot ose të premten pritet që të votohet.

Me gjithë kohën e keqe rreth 500 njerëz kanë kërkuar para Parlamentit që propozimi për ligjin e ri të mos miratohet.

Impresum

Tendera dhe Publikime

Arkiva

RSS

© Te gjitha te drejtat e rezervuara KosovaPress.

 

Click here to Reply or Forward
4.93 GB (32%) of 15 GB used

Program Policies

Powered by

Google
Last account activity: in 23 hours

Currently being used in 2 other locations  Details

KosovaPress-Lajmet
Add to circles

Show details

Bullgaria dërgon ushtrinë në kufi me Turqinë

0

Bullgaria ka filluar të dërgojë rreth 1 mijë ushtarë në brezin kufitar me Turqinë, nga frika se do të vërshohet nga vala e madhe e refugjatëve, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme, Georgu Kostov.

Bullgaria ka një brez kufitar me Turqinë në gjatësi prej 259 kilometra, me ç’rast rreth 30 kilometra të kufirit mbrohen nga rrethoja me tela gjemborë dhe autoritetet në Sofje planifikojnë ta zgjasin atë.
Gjatë ditëve të kaluara, me mijëra refugjatë kanë arritur në afërsi të Edirnes, në veriperëndim të Turqisë, në afërsi të kufirit me Greqinë dhe Bullgarinë. Ata synojnë që nëpërmjet Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejtë Evropës Perëndimore./21 Media/

Pasuria (e paligjshme) – konfiskohet(Video)

0

Në gjysmën e parë të këtij viti në Kosovë u konfiskuan pasuri 16 milionë euro, bëri të ditur Agjencia për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara ./21 Media

Opozita bllokon Kuvendin, raporti i Mustafës shtyhet për javën tjetër(Video)

0

Epilogun e seancës së parë të sesionit vjeshtor pak kush e kishte pritur. Nga një seancë në të cilën pritej raportimi i kryeministrit Isa Mustafa lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht, ajo përfundoi me tensione ndërmjet pozitës dhe opozitës.
Derisa kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti deshi të hedh në votim kërkesën e kryeministrit për të raportuar javën tjetër, kjo nuk u lejua nga opozita. Derisa pengohej mbarvajtja e seancës, pati shtyrje me duar dhe fjalosje në mes zëvëndësministrit Kujtim Shala dhe Rexhep Selimit, e deri te çkyerja e fletave nga Sabri Hamiti./ 21 Media

Guximi i tepruar(Foto)

0

Roberta Mancino ka përmbushur një ëndërr të mbajtur gjatë, të notojë nën ujë me zvarranikët disa metra të gjatë.

Mancino ishte i etur për të mësuar në lidhje me sjelljen e tyre, dhe këtë e bëri në Gjirin e Meksikës. Ajo udhëtoi 30 milje nga bregu për t’u ofruar në shtëpinë ku dyshohet se jetojnë afërsisht 700 prej krokodilëve.

Dëshmitari: Dyshoj se Oliveri ka qenë organizator

0

Gani Mikullovci, dëshmitar i fundit i prokurorisë në gjykimin kundër Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarve tjerë, ka rrëfyer të enjten para trupit gjykues për përjetimet e tij, natën e 3 shkurtit të vitit 2000, derisa ishte në banesën e tij që në atë kohë gjendej në veri të Mitrovicës.

Sipas tij, në natën kritike ai gjendej në banesë së bashku me bashkëshorten Naxhijen dhe djalin Bleratin.

Rreth orës 21:00, vazhdoi dëshmitari, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në afërsi të ndërtesës së tyre, dhe pas pak kohësh janë mbledhur më shumë se 200 serbë para ndërtesës.

Ai tha se një pjesë e tyre kanë hyrë me forcë në banesën e Muharrem Sokolit në katin e dytë, dhe pastaj kur është qetësuar pak situata, bashkëshortja e Muharremit, Gjyla, ka ardhur në katin e katërt dhe ka treguar se bashkëshorti i saj është i plagosur rëndë.

“Kam shkuar bashkë me Gjylën për t’i ndihmuar Muharremit. Kur kam hyrë në banesë e kam parë të shtrirë dhe pothuajse të përgjakur tërësisht. Ndjente dhembje të mëdha dhe thoshte unë po vdes”, ka thënë mes tjerash Mikullovci.

Ai ka sqaruar se ka kërkuar ndihmë nga fqiu i parë që ishte serb, Marko Radullo viq, me të cilin e kanë vendosur trupin e Muharremit në shtrat, ndërsa Gjyla, meqë ishte motër medicinale, i ka dhënë vazhdimisht ndihmë.

Megjithatë, dëshmitari tha se pas mesnatës Muharremi vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa ai me familje është evakuuar menjëherë pas kësaj në jug të qytetit me ndihmën e policisë së UNMIK-ut, përkatësisht vajzës së tij, e cila atëherë punonte si përkthyese në UNMIK.

Në lidhje me të akuzuarin Oliver Ivanoviq, dëshmitari bëri të ditur se e kishte njohur mirë edhe para lufte dhe se nuk e kishte parë gjatë natës kritike.

Mirëpo, kur prokurori pyeti dëshmitarin nëse është në dijeni për grupin e ashtuquajtur ‘rojat e urës’ dëshmitari ka rrëfyer vetëm një rast që kishte përjetuar.

“Kam lëvizur shpesh nëpër urë nga pjesa jugore në veri dhe anasjelltas dhe kam parë persona të cilët qëndronin afër urës dhe ndalonin shqiptarët, duke mos i lejuar ata të shk ojnë në veri. Ngjashëm më ka ndodhur edhe mua me një rast. Mirëpo, pasi më kanë ndaluar, kam vërejtur Oliver Ivanoviqin pak metra prapa këtyre personave, i cili po qëndronte në trotuar, dhe kam kërkuar ndihmë nga ai që të më mundësoj shkuarjen në banesën time në veri. Ai ju ka thënë këtyre personave t’ mos më pengojnë dhe unë kam kaluar pa problem”, sqaroi Mikullovci, duke shtuar se vazhdon të dyshojë se Oliveri ka qenë njëri nga organizatorët e këtij grupi.

Pas përfundimit të dëshmisë nga ana e Mikullovcit, seanca po mbahet e mbyllur ku pritet të diskutohet për masat e sigurisë për të akuzuarit.

Po ashtu, trupi gjykues vendosi që inspektimi i vendit të ngjarjes ku kanë ndodhur krimet të bëhet të hënën më 21 shtator fillimisht nga ora 9:30 në veri të qytetit, e pastaj në ora 13:30 në jug.

Në anën tjetër, avokati i të akuzuarit Ivanoviq, Nebojsha Vllajiq, tha se as dëshmitari i sotëm që ishte i fundi t i prokurorisë, nuk ka dhënë fakte që ndërlidhen me aktakuzën kundër klientit të tij.

Seanca e radhës u vendos të mbahet më 6 tetor, me marrje në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarit tjerë, Dragolub Delibashiq, Ilija e Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq,akuzohen për krime ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve1999 – 2000 në Mitrovicë.

Kryeministri Japonez 'duke parë ondrra'

0

Teksa po diskutonin për një projektligj, që synon dërgimin e trupave ushtarakë jashtë Japonisë, kur aleatët kanë nevojë për ndihmë, parlamenti japonez ka shpërthyer në një sherr masiv.

Projektligji në fjalë ka shkaktuar debate dhe kundërshtime edhe nga ana e qytetarëve. Ata mendojnë se ky projektligj cenon natyrën paqësore të vendit të tyre.

Ndërkohë, teksa në parlament kishte plasur sherri, kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, është fotografuar duke duke flejtur.