​Edhe 290 policë të rinj nisin trajnimin në Akademinë e Kosovës

0

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) të hënën e ardhshme, më 21 shtator, do të fillojnë trajnimin 290 policë të rinj. Është kjo gjenerata e 53-të e policëve të rinj të cilët për gjashtë muaj do të marrin trajnime në këtë Akademi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për KosovaPress tha se policët e suksesshëm do të caktohen nëpër stacione policore për të vazhduar trajnimin fushor praktik, i cili trajnim zgjat dy vjet.

“Me datë 21.09.2015, fillon trajnimin gjenerata e 53-të (gjithsej 290 kandidatë) e Policisë së Kosovës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, i cili trajnim zgjatë 6 muaj. Pas përfundimit me sukses të këtij trajnimi gjashtëmujor, këta kandidatë caktohen nëpër stacione policore për të vazhduar trajnimin fushor praktik, i cili trajnim zgjat 2 vite. Pra, pas përfundimit të këtij trajnimi për dy vite e gjysmë, dmth në AKSP – 6 muaj dhe trajnimit fushor praktik nëpër stacione – 2 vite, të njëjtit do të ushtrojnë detyrat dhe autorizimet si policë të pavarur”, tha Hoxha.

Pas një trajnimi gjashtëmujor në AKSP, më 12 qershor të këtij viti diplomuan 141 kadetà « të rinj të gjeneratës së 52-të të Policisë së Kosovës, të cilët për herë të parë prezantuan edhe uniformën e re të Policisë së Kosovës

Trajnimet për pakon e re fiskale janë të vonuara

0

Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) mbajti sot seminarin e radhës në Prishtinë me tatimpaguesit për pakon e re fiskale me qëllim që të jetë më afër tyre për t’i përmbushur detyrimet tatimore në mënyrë vullnetare. Disa prej tatim paguesve u deklaruan se këto trajnime të cilat po mbahen nga ATK-ja janë të vonuara, ngase, sipas tyre, është dashur të mbahen para se ligji i ri fiskal të hyjë në fuqi.

Menaxheri i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në ATK, Sami Salihu, për KosovaPress deklaroi se janë duke i bërë sqarimet për Pakon e re fiskale me tatimpaguesit, në mënyrë qëdeklaratat tatimore të jenë korrekte.

Ai theksoi se bizneset duhet ta zbatojnë Ligjin e ri fiskal pasi, sipas tij, ai është në favor të tyre.

Tatimpaguesi Vehbi Pireva në deklaratë për KosovaPress shprehu pakënaqësinë për vonesat e këtyre trajnimeve me tatimpaguesit.

Sipas tij, ata është dashur të njoftohen me ligjin e ri para se ky ligj të hyjë në fuqi.

Ai theksoi se është kohë e shkurtër për të vlerësuar se sa po zbatohet ky ligj, për faktin se vetëm sa ka hyrë në fuqi pakoja e re fiskale.

Pritjet e komunitetit për këtë ligj kanë qenë më të mëdha sesa që janë bërë me këto ndryshime. Shumica e ndryshimeve, sipas tyre, janë kozmetike.

Kontabilisti i cili mori pjesë në seminar Isuf Dumani, deklaroi se ka disa risi në këtë pako. Njëra prej këtyre është tatimi i mbajtur në burim për personat jo afarist, i cili vlerësohet të jetë adekuat.

Kontabilisti vlerësoi se në parim ligji i ri fiskal ka ndryshime, por çka është interesant për të, janë disa ridefinime dhe disa sqarime që janë më të mira sesa në ligjin e kaluar./

Modelet e flokëve vjeshtë/dimër 2016

0

Flokët e gjatë mbase janë më të thjeshte për ti realizuar por në të njëjtën kohë edhe më të vështirë për tu mbajtur.
1
Ka nga ato femra të cilat nuk heqin dorë nga flokët e drejtë në fakt për këtë sezon është një ndër modelet më cool ku janë parë dhe modelet në shume pasarela të rëndësishme. Sigurisht nuk është e thjeshte të kesh flokë të drejtë dhe të shkëlqyer.
6

4

Flokët e gjatë mbase janë më të thjeshtë për ti realizuar por në të njëjtën kohë edhe më të vështirë për tu mbajtur. Sepse flokët duhet të jenë perfekt, nuk duhet të kenë maja të dyfishta apo të jenë të ashpër dhe të tharë në të kundërt efekti do të jetë i kundërt. Modelet e flokëve të gjatë dhe të drejte duhet të jene edhe me volum gjithashtu me shkallëzim anës fytyrës për te krijuar kështu fije anësore. Ne rastin e flokëve te drejte mund te synoni edhe modele me balluke mundësisht te jene me një model te plote dhe kompakt. Një look perfekt për ta mbajtur me një ngjyre te bukur flokësh.

7

Vendimi për Oliver Ivanoviqin, nesër

0

Edhe pas katër orë diskutimesh në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, trupi gjykues ka vendosur që vendimi për ndërprrerjen e paraburgimit kundër Oliver Ivanoviq dhe Dragolub Delibashiq të merret nesër.
Seanca është zhvilluar e mbyllur për publikun.

Itali: Kapen 3500 kg drogë,9 shqiptarë të arrestuar

0

Një operacion i koduar “Odisea” në Katania të Italisë ka prangosur 15 persona, 9 shqiptarë dhe 6 shtetas italianë të akuzuar për trafik droge mes Shqipërisë e Italisë.

Mediat italiane duke iu referuar policisë bëjnë me dije shqiptaret e arrestuar janë: Oresti Mufali 33 vjeç, Albert Shqau 31 vjeç, Erion Mucaj 34 vjeç, Ermir Baja, 46 vjeç, Jodian Shametaj 25 vjeç, Emiliano Shametaj, 28 vjeç, Gentian Hoxaj, 35 vjeç, Fatjon Hoxaj, 28 vjeç, e Erson Zhuka, 31 vjeç.

Gjatë këtij operacioni u sekuestrua një sasi prej 3500 kg drogë, që sipas policisë italiane llogaritej ne vlerën e 70 milionë euro.

“Bridge Film Fest" – 37 filma artistik(VIDEO)

0

Në Mitrovicë, është hapur edicioni i dytë i festivalit të filmit “Bridge film fest”. Qëllimi i këtij festivali është që përmes filmit të bëhet bashkimi i qytetarëve në qytetin e Mitrovicës. Ndryshe, ky edicion ka sjell 37 projekte filmike, nga vende të ndryshme të botës. I ftuar special në Bridge Film fest sivjet është aktori shqiptar që luan në filma të Hollivudit, Marko Caka./ 21 Media

Ia pa "hajrin" shqelmit të kameramanës!

0

Osama Abdul Mohsen, i arratisuri nga Siria, i cili ndërsa vraponte me të birin në krahë, u godit nga një fotoreportere hungareze në kufirin me Serbinë, mund të gjejë azil në Spanjë.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja sportive Madrid As. Mohsen, ish trajnues në Siri, i skuadrës së futbollit Al Fotuëa, tani në Gjermani, ka marrë një ofertë pune nga presidenti i shkollës së trajnuesve në Spanjë (Cenafe) Miguel Angel Galan.

Presidenti i Cenafe i ka propozuar ta mirëpresë bashkë me familjen dhe fëmijët në Getafe, pranë me Madridin dhe ndër të tjera, t’i japë djalit të tij mundësinë të trajnohet dhe të shndërrohet një futbollist profesionist, duke realizuar kështu ëndrrën e tij. Mohësen duhet të udhëtojë së shpejti për në Madrid, ku me shumë mundësi e pret një e ardhme e mirë

“Jaguari” arreston tre persona për fajde

0

Policia e Kosovës sot në Prishtinë ka arrestuar tre persona si të dyshuar për fajde. Sipas Policisë pas hetimeve të kryera disamujore, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’, ‘kanosje’ dhe ‘krim i organizuar’, ka ndërmarrë operacionin policor të koduar “Jaguar”.

Operacioni policor është kryer në katër lokacione të Prishtinës, me ç’rast është bërë arrestimi i tre personave dhe janë kontrolluar objektet përcjellëse të tyre.

Personat e arrestuar janë N. H.(1973), E. H.(1947) dhe N. Q. (1968). Të dyshuarit në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: para të gatshme 1800 ( një mijë e tetëqind) euro, 4 armë të gjata (dy AK-47 dhe dy armë gjuetie),armë e shkurtër (GLOK 9×19),fishekë kalibër të ndryshëm, tri vetura, një palë pranga, një thikë, tre telefona celularë, një laptop dhe dokumente të ndryshme që vlejnë si prova për procedurë.

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtutjeshme.

Gjeneral Rama në Konferencën ShBA- Karta e Adriatikut në Ohër

0

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë gjenerallejtënant Rrahman Rama po merr pjesë në Konferencën në kuadër të ShBA-Karta e Adriatikut (A-5), të shefave të Mbrojtjes të shteteve të Rajonit dhe të Komandës Amerikane në Evropë (USEUCOM), në Ohër të Maqedonisë.

Qëllimi i mbajtjes së kësaj Konference është bashkëpunimi rajonal, për ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme nëpërmjet mbështetjes së stërvitjeve dhe operacioneve të përbashkëta, partneritetit me NATO-n dhe arritja e caqeve të aftësive profesionale.

Gjeneral Rama gjatë fjalës së tij, shprehi gatishmërinë për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare dhe rajonale me kapacitetet që ka FSK-ja. Komandanti i FSK-së, në këtë konferencë shoqërohej nga komandanti i Gardës Kombëtare të Aiovës, gjenerali Timothy Orr.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë; shefat e mbrojtjes të shteteve të rajonit, Admirali Amerikan Ferguson, nga Komanda Amerikane për Evropë (USEUCOM), komandantët e gardave kombëtare të Shteteve Federale të ShBA-ve, e që janë partnere me vendet e rajonit. Konferenca pritet t’i përmbyll punimet nesër.

​Kryeministri i Rumanisë me aktakuzë për korrupsion

0

Prokuroria e Rumanisë ka ngritur sot aktakuzë kundër kryeministrit Viktor Ponta për mashtrim, evazion fiskal dhe pastrim parash.

Prokuroria ka sqaruar se kryeministri do të gjykohet para gjykatës së larë, duke shtuar se ai nuk do të arrestohet, transmeton agjencia AP, duke cituar zëdhënësen e zyrës së prokurorisë në luftën kundër korrupsionit.

Ponta(43) akuzohet se para se të bëhej kryeministër ka kryer veprën penale të mashtrimit, ka fshehur tatimet dhe ka qenë i përzier në shpëlarje parash, ndërsa një pjesë e pasurisë së tij është konfiskuar.

Drejtoria antikorrupsion e Rumanisë ka filluar hetimet kundër tij në qershor për keqpërdorime që datojnë nga periudha 2007-2011.

Një vit më vonë ai është zgjedhur kryeministër i vendit.

Ai beson se akuzat janë të motivuara politikisht dhe mohon se ka kryer çfarëdo keqpërdorime.