“Jaguari” arreston tre persona për fajde

TË FUNDIT

Policia e Kosovës sot në Prishtinë ka arrestuar tre persona si të dyshuar për fajde. Sipas Policisë pas hetimeve të kryera disamujore, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’, ‘kanosje’ dhe ‘krim i organizuar’, ka ndërmarrë operacionin policor të koduar “Jaguar”.

Operacioni policor është kryer në katër lokacione të Prishtinës, me ç’rast është bërë arrestimi i tre personave dhe janë kontrolluar objektet përcjellëse të tyre.

Personat e arrestuar janë N. H.(1973), E. H.(1947) dhe N. Q. (1968). Të dyshuarit në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: para të gatshme 1800 ( një mijë e tetëqind) euro, 4 armë të gjata (dy AK-47 dhe dy armë gjuetie),armë e shkurtër (GLOK 9×19),fishekë kalibër të ndryshëm, tri vetura, një palë pranga, një thikë, tre telefona celularë, një laptop dhe dokumente të ndryshme që vlejnë si prova për procedurë.

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtutjeshme.