Basketboll: Fillon edicioni i ri

0

Sot në Federatën e Basketbollit të Kosovës është tërhequr shorti për takimet hapëse të edicionit të ri, që është paraparë të nis me 3 tetor.

Çiftet e xhiros së parë janë këto:
Ylli- Bashkimi
Kastrioti – Sigal Prishtina
Trepça – Kersan Prishtina
Vëllaznimi – Peja

Takimi kryesor i pjesës së parë të garave ndërmjet Sigal Prishtinës e Pejës do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 4-të.
Përndryshe edicioni i ri basketbollistik nis me 26 shtator me takimin e Superkupës në të cilën përballën pikërisht dy skuadrat më të mira në Kosovë, kampioni aktual Sigal Prishtina dhe fituesi i Kupës Peja. Ky takim do të transmetohet drejtpërdrejt në RTV21./ 21 Media

Duke pritur vendimin e UEFA-s

0

Ndërkohë në Maltë sot ka nisur takimi dy ditor i Komitetit Ekzekutiv të Konferederatës Evropaine të Futbollit UEFA, e mysafir në punimet e këtij Komiteti janë edhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, kryetari Fadil Vokrri e sekretari Eroll Salihu. Gjatë këtij takimi të Komitetit Ekzekutiv pritet të dal rekomandimi për Kongresin e UEFA-s, për përshpejtimin e rrugës së anëtarsimit të plotë të Kosovës, madje që në muajin mars të vitit të ardhshëm, qoftë edhe nepërmjet ndryshimit të statutit të UEFA-s. / 21 Media

Futboll: Skenderbeu – Beshiktash

0

Kampioni i pesëfishtë aktual i Shqipërisë Skenderbeu, sonte do të debutoj në garën e dytë më të rëndësishme të futbollin evropian, në Europaligë. Skënderbeu do të përballet me skuadrën e fortë turke Beshiktash në takimin që nis në ora 21 e 5 minuta dhe zhvillohet në stadiumin e Elbasanit. /21 Media

KDI: As Qeveria e as opozita – se kanë mirë

0

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me anë të një komunikate, ka kundërshton rrjedhën e seancës së sotme të parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe ka kërkuar nga Qeveria të jetë më e përgjegjshme, kurse nga opozita që të ndërpresë bllokimet e punës së Parlamentit.

“Kërkesa e Kryeministrit për tërheqje nga rendi i ditës i Raportimit për Marrëveshjet me arsyetimin se nuk është i pranishëm edhe zëvendëskryeministri, z. Thaçi, paraqet shmangie nga përgjegjësia e kryeministrit për obligimet kushtetuese që ka ndaj Kuvendit. Veprim i sotëm është vazhdimësi e shpërfilljes së Qeverisë ndaj Kuvendit në raport me të gjithë procesin e dialogut me Serbinë.

Në përgjithësi, Qeveria ka pasur një komunikim të çakorduar dhe përjashtues ndaj publikut për marrëveshjet e fundit. Ky çakordim tanimë po transferohet edhe në relacion me Kuvendin. Madje, për raportim të marrëveshjeve ka edhe një çakordim ndërmjet partnerëve qeverisës pasi data për Raportim, që në fillim ishte proceduar vetëm si informim, ishte caktuar nga vetë kryeministri pa harmonizim të agjendës me atë të zëvendëskryeministrit, prania e të cilit del të jetë kryesore për raportim. Kj o nuk është qasja që Qeveria do duhej të ndjekë për një proces të negociatave që është shumë i ndjeshëm dhe jetik për të ardhmen e konsolidimit të shtetësisë.

Përkundër papërgjegjësisë nga ana e ekzekutivit, bllokimi i seancës paraqet degradim i institucionit më të lartë përfaqësues në vend. Pengimi fizik i zhvillimit të seancës paraqet një praktikë të keqe parlamentare, madje çon edhe në bllokim të funksionalizmit të Kuvendit. Defunksionalizimi i Kuvendit nuk do duhej të ishte mënyra për zgjidhjen e problemeve dhe tejkalimin e sfidave me të cilat po përballemi në raport me marrëveshjet me Serbinë. Subjektet opozitare do duhej të ishin më konstruktivisht të përfshira karshi procesit të negociatave me Serbinë që Kuvendi i Kosovës vetëm e ka ratifikuar.

Dialogu me Serbinë duhet të jetë proces tërësisht transparent, dhe të jetë përfshirës të gjithat subjekte politike dhe shoqërisë civile, dhe Qeveria duhe t të jetë e sinqertë në komunikim të rezultateve të negociatave. Njëkohësisht, subjektet opozitare duhet të shtrojnë argumentet që kanë kundër marrëveshjeve dhe sidomos Asociacionit/Bashkësisë në Kuvend por edhe të shfrytëzojnë mjetet tjera paqësore por pa quar në defunksionalizim të institucioneve”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Sudan: Shpërthen një maune e naftës, rreth 100 veta humbin jetën

0

Rreth 100 persona kanë humbur jetën në Sudanin Jugor, ku një turmë është përpjekur që të nxjerrë karburantin nga një kamion me cisternë nafte që kishte dalë jashtë rrugës. Po ashtu 50 persona janë lënduar rënë në këtë ngjarje.

Një zyrtar rajonal ka thënë për Reuters të enjten se të plagosurit vështirë se do të mbijetojnë.

“Ne nuk kemi pajisje mjekësore dhe këta njerëz nuk mund të mbijetojë, sepse ne nuk kemi objekte për të trajtuar njerëzit“, ka thënë Charles Kisagna, ministri i informacionit në Equatoria perëndimore.

Automjeti ishte duke shkuar në drejtim të kryeqytetit Juba kur cisterna kishte dalë nga rruga.

“85 njerëz janë konfirmuar të vdekur tashmë, duke i shtuar mbi 50 të tjerë që kanë pësuar lëndime të rënda. Ky ishte një aksident”, ka thënë Ateny Wek Ateny, zyrtar i policisë.

Shpërthimi ka ndodhur dje dhe deri më tani numri i të vdekurve ka arritur në mbi 100 persona.

Shqipëri –Serbi, Federata shqiptare jep mesazh në bileta

0

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF-ja) ka nisur një fushatë sensibilizimi për tifozët të cilët do të jenë të pranishëm në ndeshjen Shqipëri- Serbi. Përballja ndërmjet këtyre dy skuadrave ka zgjuar një interesim të madh të tifozëve shqiptarë të cilët dëshirojnë ta përkrahin skuadrën e tyre të zemrës në ballafaqim me Kombëtaren e Serbisë.

Në brendësi të biletave të cilat do të blihen nga tifozët gjendet një mesazh i gjatë në të cilin, përveç përkrahjes së Kombëtares, kërkohet qytetari dhe sjellje model gjatë ndeshjes e cila konsiderohet shumë delikate nga ana e FSHF-së.

Këto bileta do të shërbejnë për të rritur vetëdijesim e tifozëve të cilët do të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Elbasan Arena’ me 8 tetor.

mesazhi-420x620

45 të vrarë nga sulmet e regjimit sirian në Halep

0

Së paku 45 njerëz janë vrarë mbrëmjen e së mërkurës gjatë sulmeve me bomba fuçi, që ka kryer regjimi sirian në Halep,thanë për Anadolu Agency, zyrtarët e mbrojtjes civile.

Ekipet e mbrojtjes civile shkuan në lagjen al-Mashhad në Halep për të kërkuar për viktima që mund të kishin mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Të plagosurit u dërguan në spitalin e improvizuar për trajtim mjekësor.

Lagjet e Halepit të cilat kontrollohen nga opozita janë vënë në shënjestër të forcave ajrore të regjimit, duke shkatërruar infrastrukturën dhe duke lënë qytetarët pa ujë dhe rrymë elektrike.

Konflikti në Siri filloi në vitin 2011, atëherë kur regjimi i Bashar al-Assad u përgjigj me një egërsi të paparashikuar kundër protestës popullore e cila shpërtheu si pjesë e Pranverës Arabe.

Lufta e cila zgjatë për më shumë se katër vite, ka ndarë shtetin mes forcave pro Assadit dhe një numri të fraksioneve të armatosura rëndë të cilat shpesh herë janë në konflikt me njëra-tjetrën.

Migrantët – Kroacia bën gati ushtrinë

0

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka kërkuar nga ushtria e vendit që të jetë në gatishmëri të lartë dhe të veprojë nëse është e nevojshme për të mbrojtur kufirin nga migrantë të paligjshëm.

Agjencia AP raporton se Grabar Kitaroviq është takuar me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë kroate, Drago Lovriq, dhe ka kërkuar që ushtria të monitorojë situatën.

Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar migrantët, ndërsa këta të fundit janë nisur drejt Kroacisë.

Mbi 7,300 njerëz kanë hyrë në Kroaci nga Serbia brenda 24 orësh, pas përleshjeve të së mërkurës midis policisë hungareze dhe refugjatëve.

Ish-nënpresidenti i FIFA-s përballet me ekstradim

0

Zvicra ka thënë se ka miratuar ekstradimin e një zyrtari uruguajas të futbollit, të akuzuar për marrje ryshfeti.

Eugenio Figueredo është njëri nga shtatë zyrtarët e Federatës Botërore të Futbollit – FIFA, i cili është arrestuar në Cyrih më 27 maj.

Ai akuzohet për marrje të ryshfetit në vlerë prej miliona dollarësh.

Figueredo ka 30 ditë kohë për të apeluar kundër ekstradimit të tij në SHBA.

Ai ka qenë nënpresident i FIFA-s.

Vuçiq: Autostrada Nish-Prishtinë-Durrës projekt me rëndësi

0

Nënshkrimi i marrëveshjeve të fundit mbi energjinë, telekomunikacionin, lëvizjen e lirë dhe bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, ishte i vështirë për Serbinë, tha dje në Washington, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Vuçiq u takua me Sekretarin e Shtetit John Kerry, i cili përshëndeti arritjet në dialogun Kosovë-Serbi, duke kërkuar angazhim më të madh nga të dyja palët.

Gjatë një diskutimi në Institutin Brookings, Vuçiq tha se Serbia dhe Kosova muajin e kaluar arritën marrëveshje mbi katër fusha të vështira. Ndërsa gjatë një diskutimi në Institutin Brookings në Washington, tha se dëshiron të ketë një bashkëpunim ekonomik më të madh mes vendeve të rajonit, përfshirë bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia do të punojë për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, në anën serbe të kufirit, dhe autostradën që do të lidhte Nishin me Preshevën. Këto janë projekte të rëndësishme që ne duhet t’i përfundojmë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Sekretari i Shtetit, John Kerry, tha: “Ne përshëndesim tranzicionin që është duke ndodhur në bazë të marrëveshjes së vitit 2013 me Evropën, sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Ka ende punë në këtë drejtim, siç e di edhe vetë kryeministri (serb), por unë mendoj se ai dhe të tjerët po merren me këtë sfidë dhe kjo është e rëndësishme”.

Pas takimit me nënpresidentin amerikan Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë, shërbimi serb i Zërit të Amerikës e pyeti kryeministrin serb për hetimet rreth vrasjes së tre shtetasve amerikan me origjinë nga Kosova, vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi. Vuçiç tha se nuk ka justifikim ose arsyetim dhe se Serbia do të përmbush detyrimet e saj në lidhje me këtë çështje – sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Për lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe ndikimin e tyre në përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në BE, Vuçiq tha se Serbia ka marrëdhënie tradicionalisht të mira me Rusinë, por ajo do të jetë një partnere besnike e BE-së. /VoA/