Mijëra imigrantë drejt Kroacisë

0

Mijëra imigrantë vazhdojnë të dynden drejt Kroacisë ku autoritetet shprehen se nuk po e përballojnë dot këtë fluks, duke mbajtur të lartë presionin mbi Bashkimin Evropian, ku krerët e vendeve anëtare do të mblidhen javën që vjen për të gjetur një zgjidhje për këtë krizë.

Gjithsej 6.200 imigrantë hynë vetëm sot në Kroaci, thekson Zagrebi, që pret një fluks prej më shumë se 20 mijë persona në dy javët e ardhshme dhe i trembet një situatë jashtë kontrolli.

Një samit i jashtëzakonshëm i Bashkimit Evropian për refugjatët do të organizohet më 23 shtator në Bruksel për t’i bërë ballë krizës së imigracionit, më e rënda e ndodhur në Evropë që prej vitit 1945, njoftoi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Monodrama “AMOK” u prezantua denjësisht në Sllovaki(FOTO)

0

Monodrama “AMOK” denjesishte u prezentua ne Festivalin Nderkombetar te Monodrames, “Alone in the Stage” ne Sllovaki, gjejegjesisht ne qytetin Trencin, I mbajtur nga 10 deri me 14 shtator 2015. AMOK eshte realizuar ne regji te regjisores Elmaze Nura dhe ne interpretim te aktorit Mentor Zymberaj dhe eshte realizim I Shtepise Teatrore Filmike AKT dhe qendres ITI. Ky ishte edicioni I 21-te me radhe I ketij Festivali I cili ne kete edicion kishte perzgjedhur monodramat me te sukseshme te vitit. Ne mesin e shtetve pjesemarres ishin Sllovakia, SHBA, Polonia, Cekia,Kosova etj. Shfaqja AMOK vazhdoi suksesin e saj te prezentimit nderkombetar, duke u vleresuar larte nga kritika dhe artistet nderkombetar, pasi qe Festivali nuk ka karakter garues por selektues dhe vleresues. Ky njeherit eshte edhe nje sukses I artisteve kosovar dhe atij shqiptare ne prezentimin dhe promovimin e vlerave tona artistike ne arenen nderkombetare.
Shfaqja AMOK vazhdoi suksesin e saj edhe kete edicion teatror duke qene vazhdimesi e sukeseve nga viti I kaluar ku mori pjese ne 7 Festivale nderkombetare dhe solli nje mori Cmimesh Nderkombetare, si ne Festivalet ne Bullgari, Rumani, Mongoli, Maqedoni, Kirgistan, Kosove etj./21 MediaPoster Amok

Meka goditet nga një fatkeqësi tjetër (VIDEO)

0

Më shumë se 1.000 pelegrinë janë evakuuar dhe dy të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit të një zjarri në një hotel, në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës, në Arabinë Saudite.

Incidenti ndodhi vetëm gjashtë ditë pas vinçi vdekjeprurës shkaktoi të paktën mbi 100 viktima.

Autoritetet saudite thonë se zjarri shpërtheu në katin e tetë të hotelit 11-katëshe në lagjen Azizija.

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë dy pelegrinë të plagosur dhe 1.000 janë evakuuar të padëmtuar, tha agjencia e mbrojtjes civile.

Autoritetet saudite nuk kanë dhënë asnjë informacion për shkaqet e zjarrit.

Shëtitja buzë detit,e mirë për shendetin

0

Shëtitjet në bregdet jo vetëm që na ofrojnë pamje mahnitëse por ato na bëjnë më të lumtur dhe na ndihmojnë të kemi një gjumë më të mirë.

Sipas studimi të kryer në Britaninë e madhe, njerëzit flenë gjysmë ore më shumë pas një shëtitje në plazh.

Aroma e detit bën që të përjetojmë një gjumë më të thellë duke u zgjuar më pas me shumë energji.

Por nuk mjafton vetëm kjo , pasi shëtitjet në breg të detit na bëjnë të ndjehemi të lumtur dhe të shëndetshëm.

110 britanikë u pyetën se si ndjeheshin para dhe pas udhëtimit përgjatë detit dhe se si ishte gjumi i tyre.

Një prej tyre ishte prezantuesja Julia Bradbury, gjithashtu financuese e fushatës “Great British Walk” e cila tha se udhëtimet me miqtë dhe stafin e saj të punës në plazh e bëjnë më të lumtur dhe të ketë një gjumë më te mirë.

“Mund t’iu them padyshim që shëtitjet në plazh të bëjnë të flesh si një bebe.”-u shpreh ajo.

2C604CB800000578-0-image-m-26_1442432245829

Kënga e re e Rita Orës, titullohet “Kosovo”

0

Këngëtarja shqiptare Rita Ora në një intervistë dhënë për DePaulia ka thënë që është në përgatitje të albumit të saj të ri, ku pjesë e tij do të jetë edhe një këngë kushtuar Kosovës.

Në pyetjen drejtuar Rita Orës se “ Cilat do të jenë dallimet e albumit tuaj të ardhshëm nga ai i kaluari?”

Rita është përgjigjur që: “Unë kam një këngë shumë personale që do të quhet “Kosova”, në të cilën do të flitet për jetën time dhe gjërat që unë nuk kam adresuar në media, e që mund ti adresojë përmes emocioneve të muzikës”.

Opozita nis peticion kundër marrëveshjes për “Zajednicën”

0

Opozita e bashkuar kosovare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, prej nesër do të fillojë aktivitetin e radhës kundër “Zajednicës”, respektivisht kundër marrëveshjes së datës 25 gusht ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas komunikatës së lëshuar sonte nga VV, prej nesër partitë do të fillojnë me grumbullimin e nënshkrimeve për peticionin kundër “Zajednicës, që do të organizohet në të gjitha qytetet e Kosovës.

Kryetarët e tri subjekteve, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, do të nënshkruajnë peticionin në orën në ora 11:00, në tendën që është e vendosur afër Ministrisë së Kulturës, ku do të ketë edhe prononcim për media.

Në Berlin një islamist ther me thikë një police

0

Policia në Berlin ka vrarë një islamist, i cili ka sulmuar me thikë dhe ka plagosur rëndë një police.

Rafik Yousef, i cili ka lindur në Irak, ka qenë i burgosur për përfshirje në një komplot për të vrarë ish-kryeministrin e Irakut, Iyad Allawi, në Berlin, në vitin 2004.

Në vitin 2008, ai është dënuar me tetë vjet burgim, por është liruar më 2013 dhe është ndaluar të largohet nga Berlini.

Megjithatë, autoritetet gjermane nuk kanë mundur ta dëbojnë pasi ai ka pasur status refugjati dhe ka qenë në rrezik nga vrasja në Irak.

Yousef ka jetuar në Gjermani qysh në vitin 1994.

​Ivanov akuzon NATO-n për mosrespektim të vendimit të Gjykatës së Hagës

0

Presidenti Maqedonas Gjorge Ivanov në mënyrë të drejtpërdrejtë akuzoi NATO-n për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Madje, sipas Ivanovit, me mospranimin e Maqedonisë në NATO, Aleanca veriatlantike po bën gabim strategjik.

Ai nga Konferenca e Grupit të Adriatikut, të njohur si A5, në Ohër tha se me çdo bllokim të mëtejshëm jolegal të anëtarësimit të Maqedonisë, seriozisht bllokohen interesat kolektive dhe parimet e Aleancës.

“Vendimi ende është këtu dhe pret të respektohet edhe nga Greqia edhe nga NATO. Bllokimi i integrimit euroatlantik të Maqedonisë është shembull për atë sesi nuk duhet të ndërtohet siguria në rajon”, deklaroi Gjorgje Ivanov, president i Maqedonisë.

Ivanov komentoi krizën e refugjatëve, duke thënë se situata e krijuar dëshmoi se Bashkimi Evropian ende nuk është i gatshëm të ballafaqohet me këtë problem.

“Jemi dëshmitarë se BE-ja ende nuk është e gatshme në mënyrë përkatëse t’u përgjigjet sfidave dhe kanosjeve. Kriza me refugjatët na kujtoi se Ballkani është arterie evropiane, korridor kyç që lidhë Evropën me Lindjen e Mesme dhe Afrikën e veriut. Kriza me refugjatët e vë në test parimet e Evropës”, tha Gjorgje Ivanov, president i Maqedonisë.

Sipas presidentit Ivanov, sfidat globale nuk munden të zgjidhen me procedura burokratike, por me ballafaqim adekuat me rreziqet që krijohen.

​Renzi: Evropa i rrëzon muret, nuk i ndërton ato!

0

Evropa ka lindur që të rrëzojë mure dhe jo që t’i ndërtojë dhe të gjitha vendet e BE-së duhet të përballen së bashku me problemin e imigrimit, deklaroi sot kryeministri italian, Matteo Renzi.

“Evropa në tërësinë e saj duhet të përballet me çështjen e imigrimit, duke filluar nga pikat hyrëse deri tek dhënia e shtetësisë. Evropa ka lindur për të rrëzuar muret, jo për t’i ndërtuar ato”, tha Renzi për median në përfundim të një takimi me homologun e tij luksemburgas, Xavier Bettel, i cili ushtron të drejtën e presidencës së radhës së BE-së.

“Kjo shkruhet në Kartën Evropian se detyra jonë është të rrëzojmë muret”, insistoi ai në një aludim për muret që ka ndërtuar Hungaria në kufirin e saj me Serbinë dhe Rumaninë për të ndaluar hyrjen e imigrantëve në territorin e saj.

Për sa i përket pikave hyrëse për në BE dhe krijimit të qendrave të pritjes, për regjistrimin dhe klasifikimin e imigrantëve, që do të ndërtohen kryesisht për të identifikuar personat që mund të përfitojnë azil në Evropë, Renzi u shpreh se “këto të fundit përfaqësojnë një nga elementët për zgjidhjen, por jo zgjidhjen”.

Ngritja dhe aktivizimi i qendrave të pritjes, ide e mbrojtur nga Franca, do të jetë një nga çështjet që do të diskutohet sot në mbrëmje mes Renzit dhe presidentit francez, François Hollande, gjatë një darke në Modena.

Futboll: Drita-Besa 1:0

0

Sot është zhvilluar takimi i fundit i xhiros së pestë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Besës. Skuadra e Dritës ka shënuar fitore me rezultat 1:0. Golin e vetem ne kete takim e ka shenuar Alban Shillova.
E premta do të jetë ditë pushimi, kurse takimet e xhiros së 6-të do të fillojnë të shtunën. / 21 Media