Konferencë për zhvillimin e sektorit privat në Istog

0

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë/Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me Komunën e Istogut, në kuadër tëaktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2015” (DBV ‘15),organizon “Konferencë Informative për Zhvillimin e Sektorit Privat”,në Istog.

Në konferencë do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtij sektori, shërbimet që ofrohen nga Qeveria dhe donatorët si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal, si dhe për projektet e donatorëve për zhvillimin e sektorit privat.

Aktiviteti mbahet në hotel “Trofta” në Istog, me fillim në ora 10:00.

Mustafa: Emërtimi në RTK nga LDK-ja, një e pavërtetë e madhe

0

Kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me emërimin e dy personave në pozita editoriale në Radiotelevizionin e Kosovës, duke thënë se as ai, as stafi i tij dhe askush në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka kërkuar emërimin e asnjë emri të përveçëm në ato pozita. Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shtuar se si kryeministër i Kosovës, mbetet i përkushtuar për ta mbështetur depolitizimin e transmetuesit publik dhe shndërrimin e tij në një shërbim cilësor për tërë publikun kosovar.

Klopp dëshiron Bayernin

0

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp besohet se është i interesuar të marrë drejtimin e gjigantit bavarez, Bayern Munich.

Sipas Daily Mail, gjermani nuk preferon që të lëvizë së shpejti drejt ndonjë skuadre të Premier Ligës.
Klopp shpeshherë ka qenë i lidhur me marrjen e detyrës së trajnerit te Arsenali.

Inspektorati Policor hap zyre në Gjilan

0

​Zyra rajonale e Inspektoratit Policor te Kosovës (IPK) në Gjilan do të hapet sot me një ceremoni, ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë etj.

Hapja e zyrës rajonale në Gjilan synon fuqizimin e bashkëpunimit me qytetarë si dhe shihet si një mundësi për kualitet më të lartë të mbikëqyrjes policore, thuhet në komunikatën e IPK-së.
Ceremonia do të mbahet në sallën e takimeve në Gjykatën Themelore të Gjilanit, me fillim në ora 11:00.

Opozita me peticion kundër “Zajednicës”

0

Opozita e bashkuar kosovare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, prej sot do të fillojë aktivitetin e radhës kundër “Zajednicës”, respektivisht kundër marrëveshjes së datës 25 gusht ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga VV, prej sot partitë do të fillojnë me grumbullimin e nënshkrimeve për peticionin kundër “Zajednicës, që do të organizohet në të gjitha qytetet e Kosovës.

Kryetarët e tri subjekteve, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, do të nënshkruajnë peticionin në orën 11:00, në tendën që është e vendosur afër Ministrisë së Kulturës, ku do të ketë edhe prononcim për media.

Protestë e veteranëve të UÇPMB-së në Preshevë

0

​Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë, në koordinim me shoqërinë civile në këtë komunë, kanë paralajmëruar për sot një protestë gjithëpopullore, ku do të kërkohet ndalimi i dëbimit të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

Gjithashtu, ata do të kërkojnë kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së i hequr nga sheshikryesor, para godinës së administratës komunale, si dhe ndalimin e dhunës, diskriminimit që po vazhdon ndaj banorëve të Luginës së Preshevës.
Protesta e së premtes do të nisë në orën 11:00 me marshin nga Shkolla e mesme për në qendër, para godinës së administratës lokale, në Sheshin e Dëshmorëve.
Sipas njoftimit të Këshillit organizativ, protesta gjithëpopullore do të shprehë edhe pakënaqësitë për veprimet e deritanishme të vetëqeverisjes lokale në Preshevë, si dhe sikurse do të shprehin edhe pakënaqësinë për dhënien e mirënjohjes kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga kryetari Ragmi Mustafa.

Betohen kadetët e rinj të FSK-së

0

Zhvillohet sot ceremonia e betimit solemn të kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës , si dhe ceremonia e përurimit të objektit të ri të Qendrës për Studime Universitare.

Në ceremoninë që do të mbahet në Kazermën ,,Adem Jashari’’ në Prishtinë, me fillim në orën 13:30, do të bëhet edhe shënimi i 10 vjetorit të themelimit të QSU-së.

Elbasan: Skënderbeu humbi ndeshjen e parë në Evropa Ligë

0

Kampioni shqiptar, Skënderbeu, është mposhtur 1 me 0 në shtëpi në kuadër të takimit të parë në Evropa Ligë ndaj Beshiktashit.

Turqit ishin më të mirë në pjesën e parë dhe si rezultat i sulmeve të shumta arritën të kalojnë në epërsi.

Jose Sosa shënoi në minutën e 28-të për rezultatin 1 me 0, që doli të jetë përfundimtar, pavarësisht rasteve të Skënderbeut në pjesën e dytë.

Skënderbeu luan në Grupin H do të luajë edhe me Lokomotivën e Moskës dhe Sportingun e Portugalisë

Horoskopi ditor,18 shtator 2015

0

Dashi

Dita e sotme ju favorizon për të shpenzuar më shumë kohë me miqtë tuaj të vjetër. Shumë të reja në fushën sentimentale do të paraqiten për ju, aq shumë sa do keni mundësi që të vendosni për të ardhmen tuaj, veçanërisht nëse jeni beqar.

Demi

Duke menduar se 17 shtatori ka qenë një ditë e lodhshme për ju, kjo e sotmja do të jetë më pak e rënduar. Megjithatë ju ndjeheni të lodhur nga puna dhe keni nevojë për pak pushim. Përsa i përket fushës sentimentale yjet parashikojnë për ju nesër (19 shtator), njohje të reja. Bëni kujdes me veten.

Binjakët

Shenja e binjakëve sot do të ndjejnë rëndësinë e problemeve që i referohen kohës së kaluar. Por në sajë të një miku apo anëtar të familjes çdo gjë do të kapërcehet më lehtë. Nëse ju nuk i keni bërë pushimet, kjo është koha ideale (19 deri 20 shtator) për t’i bërë, por edhe nëse po një pushim i dytë do t’ju bënte mirë.

Gaforrja

Pas ditës së djeshme të shkëlqyer, yjet edhe për sot përpiqen të mos jenë aspak egoist me ju. Nëse një mik apo anëtar i familjes kërkon këshilla nga ju apo ju jep këshilla, mundohuni të bashkëpunoni. Shëndeti paraqitet i mirë.

Luani

Sot ju do të ndjeheni një luan i vërtetë. Do jeni të mbushur plot energji pozitive dhe do të keni sukses dhe fat në të gjitha fushat ku prej kohësh keni pritur ndryshime. Nëse keni dyshime në lidhje me vendimet që do të merrni, kthejini sytë nga partneri ose familja juaj, aty do gjeni zgjidhjen.

Virgjëresha

Nëse jeni duke kërkuar për punë, sot do të merrni një telefonatë nga dikush që dëshiron t’ju ndihmojë. Nëse jeni i punësuar, shefi juaj mund t’ju ofrojë një punë më të mirë se ajo që bëni aktualisht. Dashuria dhe shëndeti paraqiten mjaft mirë.

Peshorja

Pas mësimit të djeshëm, sot dita duhet të merret më me qetësi. Duhet të keni kuptuar se dyshimi për majtas apo djathtas pa marrë një vendim nuk sjellë asnjëherë rezultate të mira. Megjithatë dita e nesërme do të rezervojë lajme të mira për ju të peshores. Shëndeti paraqitet i mirë.

Akrepi

Dita e sotme do ju lejojë që të keni pak më shumë hapësirë për tu argëtuar në shoqërinë me miqtë e vjetër. Në fund të fundit ju e dini se vetëm atyre mund t’I besoni gjërat tuaja. Përsa I përket problemeve të vogla familjare kjo ditë të sjellë edhe zgjidhje për to. Kujdesuni më shumë për veten, shëndeti nuk paraqitet shumë i mirë.

Shigjetari

Kushtojini më shumë vëmendje shëndetit. Edhe pse moti është akoma I ngrohtë ju do keni pak dhimbje fyti dhe problem me kockat. Në këtë rast vlëen të thuhet se parandalimi është shumë herë më i mirë. Dashuria do të jetë në krye të listës, gjithcka do të shkojë shumë mirë.

Bricjapi

Dita e sotme do të jetë nga ato ditë që kur flisni diçka do ju rëndojë shumë, prandaj bëni mirë që para se të argumentoni lidhur me një çështje të mendoheni më parë. Shëndeti dhe dashuria paraqiten mjaft mirë. Gjendje e stabilizuar në ambientin familjar. Ujori

Yjet për shenjën e Ujorit sot dhe nesër ofrojnë shumë fat sidomos në fushën financiare. Një telefonatë nga puna apo një propozim për punë do kërkojë edhe konsultime me familjarët, mos I merrni vendimet me kokën tuaj.

Peshqit

Horoskopi për ditën e sotme parashikon që problemet financiare të jenë në plan të parë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se keni për të shpenzuar shumë. Sa i përket fushës sentimentale gjithçka do të shkojë ashtu siç ju e dëshironi.

Jeshilja ushtarake në trend këtë vjeshtë

0

Mënyra më e mirë për të përballuar transformimin e stinës, kur dhe vapa është larguar, por edhe ftohtë nuk është, duhet ti besoni robave me një tonalitet mat, të zakonshëm.

Këto tone do ju shoqërojnë në punë apo në mbrëmje. Jeshilja ushtarake është ajo që fiton gjithmonë, në mënyrë të veçantë për sezonin vjeshtë- dimër 2015.