Zyra rajonale e Inspektoratit Policor te Kosovës (IPK) në Gjilan do të hapet sot me një ceremoni, ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë etj.
Hapja e zyrës rajonale në Gjilan synon fuqizimin e bashkëpunimit me qytetarë si dhe shihet si një mundësi për kualitet më të lartë të mbikëqyrjes policore, thuhet në komunikatën e IPK-së.
Ceremonia do të mbahet në sallën e takimeve në Gjykatën Themelore të Gjilanit, me fillim në ora 11:00.
