Raiffeisen Superliga: Trepça 89 – Prishtina

0

Neser dhe pasneser zhvillohen takimet e xhiros së 6-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll.
Takimi i parë i kësaj xhiroje zhvillohet të shtunën, përballën.
Istogu- Gjilani
Katër takime zhvillohën të dielën, çiftet janë:
Besa- Liria
Vushtrria – Drita
Trepça 89- Prishtina
Llapi – Drenica
Dhe takimi i fundit i xhiros ndërmjet zhvillohët të hënën ndërmjet Hajvalisë e Feronikelit. Të gjitha ndeshjet nisin në ora 16:00./ 21 Media

Edhe Rashiqi në Listën Serbe

0

Grupit parlamentar të Listës Serbe, nga sot i është bashkuar edhe deputeti, Nenad Rashiq. Kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq dhe deputeti Nenad Rashiq u pajtuan që popullatës serbe në Kosovë t’i dërgohet mesazh i unitetit të përgjithshëm të përfaqësuesve politikë serbë në institucionet e Kosovës.

Benitez: Ronaldo është Paul Gasol i ynë

0

Trajneri i Real Madridit Rafael Benitez thotë se ylli i tyre Cristiano Ronaldo është një ikonë e Real Madridit, sikur basketbollisti Paul Gasol.

Këtë javë Ronaldo ka shënuar katër gola kundër Espanyolit dhe tre kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.

Prandaj, Benitez mendon se krahasimi i portugezit me Gasolin, është sepse basketbollisti dy-herë ishte kampion i NBA, por edhe dy herë fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike.

Qendra Chicago Bulls aktualisht po luan në Eurobasket me ekipin kombëtar të Spanjës dhe ka shënuar 40 pikë kundër Francës, e cila u mposht nga Spanja.

“Cristiano është Pau Gasoli ynë”, tha bosi i madrilenëve gazetarëve të premten.

“Unë shpresoj se ai e ndihmon pjesën tjetër të skuadrës për të fituar tituj, si dhe çdo lojtar tjetër i shquar.”

NISMA: Mbështetje e fuqishme peticionit

0

Nisma për Kosovën permes nje kumtese per opinion ka njoftuar se “sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar, në të cilën u diskutua edhe peticioni të organizuar nga fronti i bashkuar opozitar, për kundërshtimin e katër marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë, që lidhen me krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, barrikadën në Urën e Ibrit në Mitrovicë, Kodin Telefonik shtetëror, për marrëveshjen për energjinë, si dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
“Këshilli Kombëtar i Nisma për Kosovën vlerëson se këto marrëveshje me Serbinë e ndajnë Kosovën në vija etnike, duke krijuar një entitet të ri politik serb brenda Kosovës që rrezikon copëtimin e territorit, mos funksionimin e shtetit, dhe pengojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Këshilli Kombëtar dhe kryetarët e degëve të Nisma për Kosovën, i japin mbështetje të fuqishme peticionit të organizuar nga opozita e bashkuar (LVV, AAK dhe Nisma), dhe do të vazhdojmë së bashku deri në ndalimin e politikave të dëmshme që po i bëhen vendit nga qeverisja aktuale”, thuhet në njoftimin e Nismës.

Nisma për Kosovën thekson nuk do të ndalet në asnjë moment, “sepse këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit”, ndërsa kërkon po ashtu nga qytetarët që këtë situatë në vend, “që e ka sjell koalicioni LDK-PDK, ta ndjejnë si një goditje ndaj qytetarit dhe ndaj shtetit të Kosovës”, thuhet ne kumtesen e NISMA-s

Policia: Nuk kemi bërë presion ndaj askujt

0

Policia e Kosovës kundërshton pohimet e Lëvizjes Vetëvendosje se policia ka bërë presion ndaj nënshkruesve të peticionit kundër Asociacionit të Komunave serbe.

“Policia në asnjë rast të vetëm nuk ushtron asnjë lloj presioni ndaj qytetarëve të Kosovës dhe të asnjë aktivisti të ndonjë subjekti politik”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Policisë Baki Kelani.

Sipas Kelanit, policia bazuar në misionin dhe vizionin e saj, kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke përfshirë edhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Ndryshe gjatë ditës Lëvizja “Vetëvendosje” ka akuzuar policinë se ka bërë presion ndaj qytetarëve që deshën të nënshkruajnë peticionin kundër themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe marrëveshjeve tjera që Qeveria e Kosovës ka nënshkruar me Serbinë.

Haveit fitues i rezidencës artistike në Vjenë

0

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të njoftoj se kolektivi Haveit (Arbërore Sylaj, Hana Qena, Alketa Sylaj dhe Vesa Qena) është zgjedhur për një rezidencë artistike në Vjenë, Austri, që do të mbahet në vitin 2016, në kuadër të projektit WEST BALKAN CALLING.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka propozuar dhjetë artistë / kolektivë nga Kosova për rezidencë artistike në Austri, nga të cilat juria ka vendosur të ftojë Haveit. Takimi i Jurisë u zhvillua në fillim të shtatorit në Vjenë, duke mbledhur përfaqësues të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse nga Austria dhe vendet e përfshira nga Evropën Juglindore.
Institucioni i cili do të organizojë rezidenën e kolektivit Haveit në Vjenë është Kunsthalle Exnergasse.

Piu verë të shtrenjtë, Ukraina shpall “non grata” Berlusconin

0

Ish kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, shpallet nga autoritetit ukrainase si “persona no grata”.

Liderit aktual të qendrës së djathtë italiane, i është ndaluar hyrja për tre vjet në shtetin e Ukrainës.

Ky vendim është marrë nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Kievit pas vizitës më 11 shtator në Krime të ish-kryeministrit italian nën shoqërinë e presidentit rus Vladimir Putin e pa pasur marrëveshje paraprake me autoritetet ukrainase.

Në komunikatën zyrtare të qeverisë së Kievit shkruhet, “Më 14 shtator të 2015 është marrë vendimi i ndalimit të hyrjes në territorin ukrainas për 3 vjet të qytetarit italian Silvio Berlusconi. Kjo masë merret për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare.”

Ministria e Punëve të Jashtme ukrainase ka dënuar publikisht vizitën e Silvio Berlusconit e Vladimr Putinit në Krime më 11-12 shtator 2015, duke e etiketuar si “një dhunim të normativës ukrainase mbi hyrjen në një territor të pushtuar përkohësisht. Vizita në Krimenë e pusht uar është një tentativë e Federacionit rus për të legjitimuar me çdo kusht pushtimin e paligjshëm të Krimesë dhe një shprehje e mungesës së respektit për sovranitetin shtetëror të Ukrainës.”

Për qeverinë e Kievit iniciativa e Silvio Berlusconit bie në kontradiktë dhe me politikën e Bashkimit Evropian ndaj gadishullit të Krimesë, i pushtuar një vit më parë nga qeveria e Moskës.

Ish-kryeministri italian ka hyrë kështu në listën e zezë të personave të akuzuar se mbështesin dhunimin e integritetit territorial e sovranitetin e shtetit të ukrainas.

Supozohet se në këtë listë renditen deri më tani 400 persona e 90 subjekte, mes të cilëve aktori i njohur francez Gerardo Depardieu, aktori amerikan Steven Seagal, kompozitori serb Goran Brekovic, rreth 37 gazetarë të huaj mes të cilëve dhe 3 gazetarë nga BBC etj.

Gjithashtu autoritetet ukrainase kanë kërkuar nisjen e një procedimi penal për konsumimin e paligjshà «m në Krime, nga Putin e Berlusconi, të një vere spanjolle e rrallë 240 vjeçare dhe mjaft e shtrenjtë, e cila e gjendur në territorin e Krimesë është nën mbrojtjen e autoriteteve ukrainase.

Vera e markës Massandra Sherry de la Frontera 1775 me një kosto prej 43 mijë e 500 dollarë qe vera më antike në Evropë.

Gjatë vizitës në Krime, ish-kryeminstri Berlusconi e presidenti rus Putin bënë homazhe e vendosën lule në Memorialin e viktimave të luftës në Krime.

Kongresi i UEFA voton në mars për pranimin e FFK-së(VIDEO)

0

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i ka hapur rrugë anëtarsimit të plotë të Federatës së Futbollit të Kosovës e cila ka aplikuar në muajin prill për pranim në Konfederatën Evropiane, kurse votimi për pranimin e plotë të Kosovës do të bëhët në mars të vitit të ardhshëm në Kongresin e Përgjithshëm të UEFA-s./ 21 Media

Presheva protestoi kundër diskriminimit serb(VIDEO)

0

Në Preshevë protestë e shqiptarëve, organizuar nga ish luftëtarët e UÇPMB-së. U protestua, siç thanë, kundër kundër shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë nga Qeveria e Serbisë./ 21 Media

Natën me qiri, ditën me dielli…(VIDEO)

0

Fshatrat Kleçkë dhe Novosellë të komunës së Lipjanit me ditë të tëra nuk kanë energji elektrike. Ata thonë se që nga paslufta po ballafaqohen me këtë problem./ 21 Media