Benitez: Ronaldo është Paul Gasol i ynë

TË FUNDIT

Trajneri i Real Madridit Rafael Benitez thotë se ylli i tyre Cristiano Ronaldo është një ikonë e Real Madridit, sikur basketbollisti Paul Gasol.

Këtë javë Ronaldo ka shënuar katër gola kundër Espanyolit dhe tre kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.

Prandaj, Benitez mendon se krahasimi i portugezit me Gasolin, është sepse basketbollisti dy-herë ishte kampion i NBA, por edhe dy herë fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike.

Qendra Chicago Bulls aktualisht po luan në Eurobasket me ekipin kombëtar të Spanjës dhe ka shënuar 40 pikë kundër Francës, e cila u mposht nga Spanja.

“Cristiano është Pau Gasoli ynë”, tha bosi i madrilenëve gazetarëve të premten.

“Unë shpresoj se ai e ndihmon pjesën tjetër të skuadrës për të fituar tituj, si dhe çdo lojtar tjetër i shquar.”