Hahn në Maqedoni: Zgjedhjet në prill të 2016

0

Pas takimit të pestë të Dialogut Aderue mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevki dhe Komisioneri për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, vlerësuan se marrëveshja politike është një bazament i mirë për të tejkaluar me sukses të gjitha sfidat, raporon Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Gruevski në konferencën e përbashkët me eurokomisionerin, theksoi se implementimi i Marrëveshjes së qershorit dhe korrikut, që do të përfundojë me zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm, është një rëndësi e madhe për Republikën e Maqedonisë.

“Pavarësisht sfidave me të cilat u përballëm, Maqedonia do të vazhdojë me ritëm edhe më të fortë në zbatimin e reformave evropiane në fushat kryesore për integrimin tonë Bashkimin Evropian. Ekonomia, gjyqësori, arsimi, media, dialogu politik dhe thellimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore do të jenë fokusi ynë. Fillimi i negociatave për pranimin e Maqedonisë është i mundur dhe i nevojshëm, patjetër duhet të ndodhë”, deklaroi kryeministri Gruevski.

Kryeministri Gruevski komentoi edhe krizën e refugjatëve me të cilën muajve të fundit përballet vendi. Ai tha se Maqedonia në këtë çështje ka treguar solidaritet, si një vend partner i Evropës për tejkalimin e krizës në fjalë.

“Maqedonia edhe me këtë krizë përballet si duhet, me aktivitete të cilat rregullisht i kanë zbatuar institucionet e kontrollit për mbrojtjen e kufijve sipas standardeve evropiane, me regjistrimin e refugjatëve dhe me përgjigje njerëzore i kanë lejuar refugjatët në kohë për të vazhduar udhëtimin e tyre”, theksoi Gruevski.

Nga ana tjetër, komisioneri evropian Hahn tha se ndodhet në Maqedoni për të parë deri ku ka arritur vendi me zbatimin e reformave evropiane dhe për t’i uruar udhëheqësit e partive politike për atë që e kanë arritur deri më tani.

“Të gjithë partnerët e mi konfirmuan se zgjedhjet duhet të mbahen deri në prill të vitit të ardhshëm, ashtu siç edhe u dakorduam me liderët politik. Është një detyrim që duhet të përmbushet në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve, duhet të përgatiten në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare”, deklaroi komisioneri Hahn.

Në lidhje me krizën e refugjatëve, komisioneri Hahn theksoi se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që Maqedonia të jetë viktimë e kësaj krize dhe do të ndihmojë vendin në këtë çështje.

Policia e Sllovenisë gaz lotsjellës për refugjatët

0

Policia sllovene ka dërguar përforcime te kalimi kufitar Harmica pasi që refugjatët kanë arritur ta kalojnë kufirin nga ana kroate, shkruan Veçernji List e Kroacisë.

Rreth 50 policë të forcave speciale kanë shkuar në kufi ndërsa refugjatët vazhdojnë të arrijnë.

Kalimi kufitar Harmica ka qenë plotësisht I bllokuar.

Policia e Sllovenisë ka gjuajtur gaz lotsjellës dhe një grua është alivanosur, pas së cilës refugjatët janë tërhequr.

Situata edhe më tej është e tendosur, shkruan “ Veçernji List” ndërsa gjatë incidentit janë lënduar dhjetë persona.

Policia më herët ka bllokuar rrugën për qindra refugjatë të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin slloven nga fshati Harmica.

Refugjatët e kanë kaluar urën e vogël që është në zonën neutral, në mesin e të cilëve ka qenë edhe një grua me një lule, por në rrugë u ka dalë njësia speciale e Policisë, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Ballkani Perëndimor themelon Qendrën e Përbashkët për Hulumtime

0

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë themeluar të premten një qendër e përbashkët për hulumtim dhe inovacionet, e cila pritet që do të zgjeroj hapësirën për thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit në fushën e shkencës dhe përparimeve teknologjike.
Gjatë një takimi në Split të Kroacisë, ministrat për arsim dhe shkencë të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë kanë nënshkruar marrëveshjen për ngritjen e Qendrës për Hulumtim dhe Inovacion të Ballkanit Perëndimor (WISE), e cila do të shërbej si strumbullar të bashkëpunimit dhe këmbimit në rrafshin e hulumtimeve shkencore.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC) me seli në Sarajevë, Goran Svillanoviq, ka thënë me këtë rast se qendra WISE do të ndihmoj shumë në institucionalizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit shkencor mes vendeve të rajonit. “Kjo sidomos vlen për tregtinë, industrinë dhe ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, sepse sigurohet mekanizmi për transferimin e inovacioneve,” ka thënë ai.

Qendra për Hulumtim dhe Inovacion të Ballkanit Perëndimor do ta ketë statusin e një organizate ndërkombëtare, në kuadrin e së cilës do të zhvillohen aktivitetet e përfaqësuesve dhe ekspertëve nga i gjithë rajoni, por edhe vendeve të tjera evropiane. Në funksionimin e qendrës do të përfshihen edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Bankës Botërore, si dhe ndërmarrësve dhe ekspertëve nga e gjithë bota që merren dhe investojnë në teknologjitë bashkëkohore.

Duke e mbështetur në emër të RCC projektin për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e hulumtimit dhe inovacionit, Svillanoviq ka thënë se ky format i avancuar bashkëpunimi mes shteteve rajonale do tu hapte atyre rrugën për inkuadrim në programe simotra relevante të Bashkimit Evropian. “Me ndërtimin e kapaciteteve për t’iu bashkangjitur programeve simotra të BE-së ne punojmë direkt në ngritjen e kapaciteteve institucionale për procesin e afrimit me Bashkimin Evropian,” ka përfunduar ai.

Oliver Ivanoviq , në arrest shtëpiak

0

Paneli Ndërkombëtar gjyqtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka përcaktuar arrest shtëpiak per liderin Iniciativa Qytetare (SDP) Oliver Ivanoviq dhe kolonelit në pension i MUP-it të Serbisë Dragoljub Delibashiq./ 21 Media

Kroacia nuk mund të pranojë më refugjatë

0

Kryeministri kroat Zoran Milanoviq thotë se vendi i tij nuk do të vazhdojë t’i regjistrojë refugjatët që futen në vend, pasi mbi 11 mijë vetë u futën këtë javë në Kroaci.

Kroacia mbylli mbrëmë shtatë nga tetë pikat e kalimit me Serbinë, pas një dyndjeje të refugjatëve të cilët nuk futeshin dot më në Hungari si rezultat i mbylljes së kufirit.

Në një intervistë sot për televizionin kroat, Milanoviç tha se Kroacia është një vend i vogël. Megjithëse refugjatët janë të mirëpritur të kalojnë përmes Kroacisë si vend transit, ky vend nuk mund t’i strehojë ata, tha kryeministri. Ai shtoi se refugjatët do të marrin furnizime me ujë, ushqim dhe ndihmë mjekësore por duhet të vazhdojnë rrugën për të dalë nga Kroacia.

Milanoviç premtoi se nuk do të dërgojë trupa qeveritare në kufi, duke e cilësuar një akt të tillë si “jokushtetues dhe të parealizueshëm”.

Apple dhuron ndihma për migrantët

0

Korporata Apple është duke ndihmuar me mijëra migrantë që po largohen nga vatrat e luftës, drejtë Evropës ka thënë drejtori ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook.

Ai këtë lajm e ka komunikuar edhe tek punëtorët e tij, përmes një mesazhi intern, raporton Reuters.

Cook ka shkruar në intranet se Macbook dhe iPhone do të dhurojnë një “shumë të konsiderueshme”, agjencive humanitare, që po merren me trajtimin e migrantëve.

Kjo kompani u ka mundësuar edhe klientëve të saj, opsionin për të dhuruar ndihma tek Kyqi i Kuq, përmes platformave App Store dhe iTunes Store.

Deri sa Evropa po ballafaqohet me krizën më të madhe të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore, shumë kompani të teknologjisë së lartë, kanë bërë thirrje për ndihma humanitare.

Megan Fox zëvendëson aktoren Zooey Deschanel në serialin “New Girl”

0

Megan Fox do të zëvendësoje bukuroshen Zooey Deschanel në sëritë e reja të “New Girl” pasi kjo e fundit sapo solli në jetë fëmijën e saj të parë.

35 vjeçarja Deschanel nuk do të luajë më në sezonin e ri të serialit sepse do i përkushtohet vajzës së saj të sapolindur.

Megjithatë ylli i “Transformers është mirëpritur nga stafi i “New Girl” për episodet e ardhshme.

“Është e pabesueshme që një person kaq tërheqës si Megan Fox të bën shumë për të qeshur. Jam shumë e emocionuar që do të jetë pjesë e stafit tonë ”, është shprehur producentja e Liz Meriwether për televizionin Fox.

Thaçi: Çmojmë mbështetjen e presidentit Obama

0

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka çmuar lartë përkrahjen që Presidenti Amerikan, Barack Obama, po i jep Kosovës.
Sipas tij, mbështetja dhënë Kosovës nga miqtë ndërkombëtar, janë inkurajim për të vazhduar rrugën përpara, raporton lajmi.net.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se lidershipi politik i Kosovës dhe vetë populli i Kosovës, vazhdon të tregojë pjekuri politike.
Postimi i plotë i Hashim Thaçit:
E mirëpres dhe e çmoj lartë përkrahjen e shprehur për Kosovën nga Presidenti Obama me rastin e pranimit të kredencialeve të ambasadores tonë të re në SHBA, znj. Vlora Çitaku. Lidershipi politik i Kosovës dhe vetë populli i Kosovës, vazhdon të tregojë pjekuri politike. Vlerësimi që e marrim nga miqtë dhe përkrahësit për angazhimin tonë për paqe dhe bashkëpunim, edhe kur kjo nënkupton marrjen e vendimeve të vështira, është inkurajim për të vazhduar rrugën tonë, por edhe konfirmim i marrëdhënies speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përgjithmonë mirënjohës. HTH
– See more at: http://lajmi.net/thaci-cmon-larte-perkrahjen-presidentit-obama-per-kosoven/#sthash.jU62PNet.dpuf

FHK nënshkruan memorandum me MKRS-së

0

Federata e Hendbollit të Kosovës ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Sportit nga e cila do të subvencionohet me 86 mijë euro. Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi, Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës Eugen Saraçini falënderoi ministrin Shala për bashkëpunim dhe u shpreh se këto memorandum po krijohën lehtësime për funksionimin e Federatës në kohën kur aktivitetet e saj po shtohën.
Në anën tjetër ministri Shala, përgëzoi krerët e FHK-së për sukseset e fundit dhe konfirmoi mbështetjën për punën e tyre.
Përndryshe ky subvencionim do të ndihmoj edhe më shumë drejtpërdrejt funksionimin e Hendbollit, pasi paraprakisht Federata kishte marrë përsipër pagesën e zyrtarëve të ndeshjeve në të gjitha rangjet, ndërsa tani do të bëhët edhe ulja e pagesave për kuotizim, gjë që do të ndihmoj drejtpërdrejt funksionimin e klubeve të këtij sporti. / 21 Media

Asociacioni i Komunave Shqiptare cilësohet si hap historik(VIDEO)

0

Ngjarja kryesore e këtyre ditëve në Luginën e Preshevës, themelimi i Asociacionit të Komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ishte temë në emisionin e mbrëmshëm Click. Në vazhdim thekse nga ky emision./ 21 Media