Kosovarët të pestët për nga numri i kërkesave për azil

0

Shqipëria vazhdon të mbetet në tri vendet e para për numrin e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian edhe në tremujorin e dytë të vitit 2015, pas Sirisë e Afganistanit me 8% të numrit të kërkesave për azil në vendet e BE-së. Sipas Eurostatit Kosova është e pesta me pjesëmarrje 5%./21Media

'Moska dërgon aeroplanë luftarakë në Siri'

0

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka dërguar aeroplanë luftarakë në Siri, në kuadër të rritjes së forcës së saj ushtarake në këtë vend, duke i shtuar shqetësimet në Uashington për invovlimin direkt potencial të Moskës në luftën civile në Siri. Zyrtarët thanë se Rusia i ka vendosur së paku katër aeroplanë luftarakë taktikë në një fushë ajrore në portin mesdhetar në Siri, që është bazë e fuqishme e regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad. Raporte të tjera thonë se Rusia i ka dërguar së paku katër helikopterë sulmues dhe disa helikopterë transportues në këtë bazë, gjatë 24 orëve të kaluara./21Media

Kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet në Gjakovë

0

Policia e Kosovës ka realizuar një urdhërarrest ndërkombëtar, duke arrestuar në Gjakovë një person i cili kërkohej nga INTERPOLI.

I arrestuari është shqiptar dhe shtetas i Maqedonisë. I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mediat serbe: Thaçi Xhelat

0

Mediat serbe kanë akuzuar Zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi se po e krijon në mënyrë të fshehtë ushtrinë e Kosovës pa mbështetjen e Listës Serbe, por vetëm duke e ndryshuar ligjin. Gazeta e Beogradit “Blic” ka shkruar se Forcat e Armatosura të Kosovës do të dalin nga FSK-ja e cila, sipas saj, është kompetente vetëm për mbrojtje civile. Ndërkaq Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, i ka thënë gazetës se shqiptarët e Kosovës më mirë është të mendojnë për shkolla të reja, universitete dhe vende pune se sa për ushtri. Në kohën kur të gjithë duam paqe, siguri dhe flasim për pajtim, kujt i duhen ushtritë e reja në Ballkan, ka thënë Gjuriq./21Media

Mustafa i përgjigjet opozitës

0

Kryeministri Isa Mustafa i është përgjigjur kërkesës së Ramush Haradinajt për të tërhequr nënshkrimin nga marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke thënë se për themelimin e këtij mekanizmi ka votuar edhe Partia e Ramush Haradinajt sa ishte në opozitë bashkë me LDK-në. Mustafa ka thënë se s’ka kthim prapa sa i përket marrëveshjeve të arritura me Serbinë pasi të njëjtat janë ratifikuar në Kuvendin e Kosovës edhe me ndihmën e AAK-së. Sipas Mustafës ata që kërkojnë tërheqje të nënshkrimit, kërkojnë moszbatim të Ligjit për ratifikim të marrëveshjes ndërkombëtare.

Libi:Shpëtohen mbi 750 refugjatë

0

Ekuipazhi i një anije për shpëtim të organizatës Mjekët pa Kufij ka parandaluar një tragjedi të radhës, pasi që nga tri anije ka shpëtuar mbi 750 refugjatë në ujërat ndërkombëtare, në afërsi të brigjeve të Libisë.

Zëdhënësi i organizatës, Sami Subajhi, tha se një operacion i katërt i shpëtimit është duke vazhduar dhe theksoi se në mesin e refugjatëve ka njerëz me përkatësi të ndryshme etnike dhe se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Anija e organizatës, e quajtur Burbon Argos, ka 26 anëtarë të ekuipazhit, në mesin e tyre edhe mjekë specialistë.

Pas shpëtimit, refugjatëve i është ofruar ndihma mjekësore dhe më pas ata janë transportuar drejtë qendrave të pranimit në Itali dhe Greqi./21 Media/

Lëndohet Henderson, mungesë e madhe për Liverpool

0

​Skuadra e Liverpoolit po përballet me një tmerr, pasi qe kapiteni i tyre Jordan Henderson, ka pësuar një lëndim të madh.

Sipas gazetës “ BBC”, mesfushori i Liverpoolit ka thyer një kockë në këmbën e tij të djathtë, dhe do të jetë jashtë ë fushave së paku deri në 8 javë.
Kapiteni ishte duke u përgatitur për sfidën me Norwichin që Liverpool e luan të dielën, megjithatë lojtari ka marr një lëndim pikërisht në ushtrimet e skuadrës së Liverpoolit.

Fshehu Marihuanën në goma të veturës

0

​Njësiti policor ka ndaluar në fshatin Kishnapol të Gjilanit veturën Shkoda Ocktavia, ku gjatë kontrollit tek goma e veturës është gjetur dhe konfiskuar substance e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë” me peshe 38.4 gremë.

Sipas Policisë, në veturë gjendeshin tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër. Lidhur me rastin dy të dyshuar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedure të rregullt. Ndërsa, i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

E pazakontë:Lind foshnja 18 kilogram në Australi

0

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Australi.Një grua rreth 300 kilogramë ka lindur foshnjen e saj rreth 18 kilogramë në “Perth’s King Edward Memorial Hospital”.

Foshnja e madhësisë gjigante ka habitur mjekët dhe anëtarë të stafit të cilët nuk ishin të përgatitur plotësisht për një ngjarje të tillë, por gruaja mrekullisht ka arritur të sjell në jetë foshnjen 18 kilogramëshe, ka konfirmuar një zëdhënës i spitalit, transmeton zeri.info.

Në këtë rast thuhet se kjo grua ka thyer rekord sepse kjo është foshnja me më peshë të madhe që ka lindur ndonjëherë, raporton “Herald i Australisë Perëndimore” këtë mëngjes.

Nënës i është ofruar e gjithë ndihma e nevojshme, prerja kirurgjikale në bark dhe në mitër është bërë për të parandaluar ndonjë dëm për fëmijën dhe shëndetin e saj dhe fatmirësisht gjithçka ka shkuar pa asnjë komplikim.

Mjeku i cili ka praktikuar seksionin për prerje cezariane së pari besonte se gruaja mund të ishte shtatzënë me binjakë ose trinjakë, mirëpo, ai thotë se është habitur kur ka parë se bëhet fjalë vetëm për një fëmijë.

“ Unë operuar edhe gra të tjera që vuajnë nga obeziteti më parë, por kjo lindje do të mbetet në kujtesën time deri sa unë të vdes”, tha mjeku para gazetarëve.

Lambo me model “special” për 100-vjetorin e lindjes së themeluesit

0

Lamborghini ka treguar planet se vitin e ardhshëm do të shpalosë një model “special” për të festuar 100-vjetorin e lindjes së themeluesit të kompanisë.

Ferruccio Lamborghini u lind më 28 prill 1916 dhe tani kompania ka zyrtarizuar se është duke punuar në një model të veçantë për hir të 100-vjetorit të lindjes së tij.

Njoftimi vjen nga Maurizio Reggiani, njeriu kryesor për hulumtime dhe zhvillim në kompani që ka thënë se modeli i ri “do të befasojë të gjithë dhe do të përshtatet me strategjinë e kompanisë për çmim të lart e model të limituar”.

Fillimisht besohej se modeli special do të bazohej në Aventador, ndërsa tani kanë nisur spekulimet se ai mund t’i ngjajë modelit Huracan. Duket se Lambo ka plane të përdorë motorin V12 të Aventadorit në trup të Huracanit. Ky motor ka 770 kuajfuqi dhe përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.8 sekonda. Shpejtësia maksimale e tij është 346 km/orë.

Sipas “Autocar”, modeli do të quhet Centenario LP 770-4 dhe do të vijë vetëm në 20 njësi. Çmimi i tij pritet të jetë rreth 1 milion e 750 mijë euro.