Mediat serbe kanë akuzuar Zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi se po e krijon në mënyrë të fshehtë ushtrinë e Kosovës pa mbështetjen e Listës Serbe, por vetëm duke e ndryshuar ligjin. Gazeta e Beogradit “Blic” ka shkruar se Forcat e Armatosura të Kosovës do të dalin nga FSK-ja e cila, sipas saj, është kompetente vetëm për mbrojtje civile. Ndërkaq Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, i ka thënë gazetës se shqiptarët e Kosovës më mirë është të mendojnë për shkolla të reja, universitete dhe vende pune se sa për ushtri. Në kohën kur të gjithë duam paqe, siguri dhe flasim për pajtim, kujt i duhen ushtritë e reja në Ballkan, ka thënë Gjuriq./21Media
