A frikësohet VLEN nga zgjedhjet e parakohshme? Gashi: Zgjedhjet nuk janë çështje frike apo fitorjeje, qytetari vendos

TË FUNDIT

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se qëndrimi për zgjedhjet nuk lidhet me frikën nga humbja apo fitorja, pasi sipas tij, rezultatin e përcakton qytetari. Ai theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen në termin e rregullt dhe se “gjyqi i popullit” i pret pavarësisht nëse zgjedhjet mbahen sot apo pas dy vitesh. Gashi tha se nuk e sheh politikën nga prizmi i privilegjeve, por i përgjegjësive, duke shtuar se puna dhe rezultatet gjatë mandatit janë garancia më e madhe për rezultatin në zgjedhje.

TV21: Qëndrimi juaj është se nuk jeni për zgjedhje edhe si kryetar Kuvendi, por kjo reflekton njësoj edhe si qëndrim i VLEN-it se edhe qëndrimi i VLEN-it është zgjedhjet të mbahen në terminin e rregullt. Por kryeministri Mickoski tha se ne nuk jemi qyqarë nëse opozita kërkon zgjedhje ne do të dalim dhe do ti fitojmë ata. Pse ju nuk e keni një qëndrim të tillë apo ndoshta keni drojë se mund të humbni në zgjedhje si VLEN?

Afrim Gashi: Nuk është çështje e fitores apo e humbjes, atë e përcakton qytetari. A sot, a nesër, apo pas dy vitesh Gjyqi i popullit na pret, nuk mund t’i ikim ati gjyqi. Kështu që nuk mendoj se kjo lidhet me datat. Nëse sot janë zgjedhjet edhe nëse janë pas dy viteve nuk mendoj se ndryshohet shumë opinioni.

TV21: Privilegjet e pushtetit vazhdojnë edhe për dy vite.

Afrim Gashi: Cilat privilegje? Unë politikën nuk e shoh nga prizmi i privilegjeve, unë e shoh nga prizmi i përgjegjësive dhe mendoj se çdo bartës i institucioneve është përgjegjës për punën e vetë dhe duhet të japë rezultate aty. Nga ana tjetër eksponent të VLEN-it edhe bashkëkryetarët e VLEN-it që kanë thënë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe janë të bindur se i fitojmë zgjedhjet. Por nuk mendoj se duhet të preokupohemi rreth fitores së zgjedhjeve. Unë personalisht nuk preokupohem se cili është rezultati i zgjedhjeve. Unë angazhohem sot, çfarë detyre më ka dhënë populli mundohem t’i rri në besë votuesit maksimalisht të punoj drejt, me nderë, pa hile t’ju shërbej atyre e pastaj ato le të gjykojnë. Puna sot është garanca më e madhe se çfarë rezultati kam në zgjedhje.