Stop për kreditë në “Alta Bank”: Banka Popullore ndalon kreditë e reja dhe vazhdimin e afateve të kredive ekzistuese

TË FUNDIT

Banka Popullore ka vendosur kufizime edhe në kreditimin e “Alta Bankës” SHA Manastir, si pjesë e masave gjatë periudhës së administrimit të përkohshëm.

Me vendimin e marrë ndalohet miratimi i ekspozimeve të reja kreditore, si dhe zgjatja e afateve të kredive tashmë të miratuara.

Gjithashtu, ndalohen edhe transaksionet dalëse në bazë të propozimeve pozitive kreditore për ekspozimet tashmë të miratuara. Kjo do të thotë se miratimi paraprak, në vetvete, nuk mundëson disbursimin e mjeteve të kredisë gjatë periudhës së ndalimit.

Nga ana tjetër, shlyerja e detyrimeve të klientëve ndaj bankës është përcaktuar shprehimisht si një nga përjashtimet nga kufizimet për transaksionet dalëse.