'Pse askush nuk po rri në Kroaci dhe Slloveni'?

0

Ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë Johana Mikl Leitener ka shprehur pakënaqësi me valën e re të refugjatëve të cilët nga Kroacia dhe Sllovenia po kalojnë në Austri.
Ajo ka deklaruar se është e pakuptueshme se në Kroaci dhe Slloveni nuk është shënuar asnjë kërkesë për azil.
Ministrja austriake ka paralajmëruar se rregullat e azilit evropian vlejnë edhe për Kroacinë dhe Slloveninë duke porositur se do të zbatohen procedurat për kthimin e refugjatëve në Kroaci dhe Slloveni sepse askush nuk beson se këto dy vende janë vende pa të ardhme, shkruan Krone e Austrisë.

Tre vëllezërve iu gjetën 13 parcela me kanabis

0

Tre vëllezër nga Skuraj i Lezhës kanë rënë në prangat e policisë për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas bluve,përballë shtëpive të vëllezërve Asllan, Arben dhe Fatmir Frati, 52 ,36 dhe 44 vjeç u gjetën 13 parcela të kultivuara me 837 bimë narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan më pas me djegie.

Gjithashtu policia ka ushtruar kontroll në banesat e tyre, ku tek banesa e shtetasit Asllan Frati kanë sekuestruar 235 gr lëndë narkotike kanabis.

Krahas arrestimit të tre vëllezërve, policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për vëllain e katërt të tyre A.F për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike’’ ” Prodhim e shitje te narkotikeve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve sportive”.

Siarto: Kroacia e ka 'gënjyer në fytyrë' Hungarinë dhe BE-në

0

Kroacia e ka “gënjyer në fytyrë” Hungarinë dhe Bashkimin Evropian duke konfirmuar se ekziston marrëveshje bilaterale për bartjen e mijëra refugjatëve nga Kroacia nëpërmes kufirit hungarez.

Këtë e ka thënë shefi i diplomacisë hungareze Peter Siarto.Ai po ashtu akuzoi Kroacinë se “ka lënduar sovranitetin e Hungarisë” me atë se ka dërguar refugjatët me tren për në kufi në përcjellje të policisë kroate, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Në vend se ndershmërisht të brengosen për refugjatë, ata i dërguan drejt Hungarisë. Çfarë është ky solidaritet evropian?”, ka pyetur Siarto në konferencën për media duke shtuar se Hungaria do të përshpejtojë ndërtimin e gardhit atje ku është e nevojshme, edhe në kufi me Kroacinë.

Siarto ka thënë se edhe një herë Hungaria është lënë në baltë.

Kryeministri i Kroacisë Zoran Millanoviq ka deklaruar sot se Kroacia e ka shtyrë Hungarinë që të pranojë refugjatët dhe këtë do ta bëjë edhe më tej.

​Kanabis në arat e Shalës së Bajgorës

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Kaqanoll të Mitrovicës, pasi që në arën e tij janë gjetur të mbjellë kanabis.
Në raportin 24 orësh të Policisë raportohet se dje rreth orës 13 njësiti policor në pronën ( arën) e të dyshuarit, ka identifikuar dhe asgjësuar 10 bimë të dyshuara narkotike Kanabis Sativa.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Hazard më i miri në Angli

0

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka deklaruar se ylli i skuadrës së tij, Eden Hazard është futbollisti më i mirë në Angli.

Belgu ka kaluar nëpër një formë të lartë në përgjithësi që prej kalimit të tij te të kaltërit e Londrës, mirëpo në ndeshjen e mesjavës ndaj Maccabi Tel Aviv në Ligën e Kampionëve nuk ishte në formë aspak të mirë.

“Ai është lojtari më i mirë në Angli. Kjo nuk është për shkak se Rooney nuk ka shënuar gola për tre javë e që nuk është fantastik, por Eden është lojtari më i mirë që luan në këtë vend”, deklaroi Mourinho.

“Ai do të jetë përsëri më i miri. Unë nuk e di nëse kjo do të ndodhë nesër ose javën e ardhshme, mirëpo në një nga këto ditë ai do të jetë njeriu i ndeshjes”.

Vrasësit e heshtur

0

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës së shpejti do të kumtojnë emrin e fituesit të kontratës me vlerë disa miliarda dollarë, që ka të bëjë me prodhimin e gjeneratës së re të aeroplanëve bombardues, të cilët do të zëvendësojnë aeroplanët e vjetër nga periudha e Luftës së Ftohtë.
Edhe pse sipas definicionit janë bombardues, aeroplanët e ri do të pajisen edhe me teknologjinë më moderne për spiunim.
Për të siguruar kontratën për programin Aeroplanët bombardues me rreze të gjatë të veprimit janë duke luftuar dy gjigantët më të mëdhenj në fushën e industrisë së armatimit, Northrop Ganmen dhe Lokhed Martin.
Programi përfshin prodhimin e 80 deri në 100 aeroplanë bombardues, të cilët do të zëvendësojnë aeroplanët B52 dhe B1. Çmimi i një aeroplani do të jetë 550 milionë dollarë.
Sa i përket të dhënave për fluturaket e reja, ato po ruhen në fshehtësinë më të madhe. Supozohet se aeroplanët do të pajisën me teknologjinë më të re dhe më moderne stelth, e cila do ti bëjë ata pothuajse të padukshëm për radarët e armikut.
Ata do të pajisen edhe me teknologjinë më të re për spiunim dhe grumbullim të informatave dhe do të jenë pothuajse të pazëshëm.
Dëshira e Pentagonit është që këto fluturake të mund të drejtohen edhe pa pilot, por sipas nevojës, ato të ketë mundësi të drejtohen edhe nga pilotët me përvojë. Sipas vlerësimeve të para, këta aeroplan do të jenë operativ para vitit 2030./21Media

Në shkollën e Kleçkës kulmi pikon, muret e prishura, myk në të gjitha anët…(Video)

0

Në shkollën fillore “Ibrahim Banushi” në Kleçkë të Lipjanit mësimo zhvillohet në kushtet skajshmërisht të papërshtatshme.Mungesa e ujit tëpijshëm është vetëm njëri ndër problemet serioze./21Media

Refugjatët në kërkim të shtigjeve të reja për të hyrë në Evropë

0

Shumë refugjatë, të cilët kanë mbetur të ngujuar në Kroaci, bënë përpjekje të reja për të lëvizur më tutje drejtë veriut, përkundër masave të ndërmarra nga Sllovenia dhe Hungaria për ti ndalur ata. Të premten në mbrëmje, policia sllovene përdori gaz lotsjellës, për të shpërndarë një grup të refugjatëve, të cilët tentuan të hyjnë nga Kroacia në territorin slloven. Në anën tjetër Hungaria akuzoi Kroacinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar, pasi që ktheu prapa në territorin hungarez refugjatët, pa i regjistruar ata paraprakisht.
Sipas autoriteteve hungareze, një tren me rreth 1 mijë refugjatë, nën përcjelljen e 40 policëve kroatë, ka hyrë pa paralajmërim në territorin e Hungarisë. Sipas medieve hungareze, policët kroatë janë çarmatosur nga kolegët e tyre hungarezë dhe janë kthyer prapa në territorin kroat. Megjithatë, ministria e Brendshme e Kroacisë i cilësoi si të pavërteta pohimet e medieve hungareze. Që nga fillimi i javës, me mijëra refugjatë kanë hyrë nga Serbia në Kroaci, pasi që Hungaria mbylli kufijtë me Serbinë.
Kroacia fillimisht theksoi se refugjatët janë të mirëseardhur, por të premten autoritet në Zagreb njoftuan se vendi nuk ka kapacitete për tu përballur me një numër kaq të madh të refugjatëve. Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi se Kroacia do të lejojë refugjatët që të kalojnë territorin kroat, për të hyrë në shtetet tjera. Kjo qasje e Zagrebit ka hidhëruar Slloveninë dhe Hungarinë, autoritetet e të cilave shtete akuzuan Kroacinë për përfshirje në trafikun me qenie njerëzore. Megjithatë, autoritetet sllovene sot në mëngjes lejuan hyrjen e një grupi të refugjatëve, të cilët ishin tubuar në kalimin kufitar Rigonce. Të parët që u lejuan të hyjnë në territorin kroat ishin familjet me fëmijë, që u dërguan më pas në një qendër për pranimin e refugjatëve. Siç dihet, Bashkimi Evropian javën që vjen do të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm, në të cilin do të diskutohet për kuotat për shpërndarjen e refugjatëve në shtetet e unionit. Siç dihet, shumë shtete po kundërshtojnë këtë masë, me Çekinë dhe Sllovakinë të cilat paralajmëruan./21Media

Rrugëtimi drejtë Gjermanisë që po paguhet me jetë

0

Supozohet se që nga fillimi i konfliktit në Siri, në vitin 2011, më shumë se 12 milionë njerëz janë detyruar të arratisën nga vendet e tyre. Bëhet fjalë për gjysmën e popullatës së vendit.
Pjesa më e madhe e tyre janë zhvendosur brenda Sirisë, ndërsa mbi 4 milionë janë arratisur nga vendi.
Vala e parë prej tyre vërshoi shtetet fqinje. Në Turqi gjenden mbi 1 milionë refugjatë sirianë, e situata është edhe më dramatike në shtetet më të vogla, siç janë Libani dhe Jordania.
Pasi që po përballen me sulmet brutale të grupeve të ndryshme të armatosura në Siri, në veçanti ato të Shtetit Islamik, njerëzit në mënyrë konstante po detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre. Statistikat flasin se bëhet fjalë për krizën më të madhe të refugjatëve, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Pamja fillestare, në të cilën populli i shtypur u ngrit për të përmbysur diktatorin, u shndërrua në një kaos total, në të cilin është vështirë të kuptohet se kush po vret kënd, ndërsa për të gjithë aktorët e përfshirë në konflikt civilët, për shkak të dallimeve të ndryshme fetare dhe të tjera, paraqesin një shënjestër të preferuar.
Për këtë arsye, shumica e sirianëve ja kanë mësyrë Evropës, para se gjithave Gjermanisë. Për këtë udhëtim, ata paguajnë mbi 2 mijë euro për njeri.
Për fat të keq, ky udhëtim drejtë Gjermanisë shpesh po përfundon si udhëtim në botën tjetër. Rrezikimi i jetëve është pjesë e këtij udhëtimi. Vetëm këtë vit, gjatë përpjekjeve për të hyrë në Evropë, kanë vdekur mbi 2800 refugjatë. Nga viti 1996 deri në vitin 2014, mbi 22 mijë njerëz kanë humbur jetën gjatë këtyre përpjekjeve./21Media

Rreth 20 mijë qytetarë i përgjigjen peticionit të opozitës(Video)

0

Rreth 20 mijë qytetarë deri më tani e kanë nëshkruar peticionin e organizuar nga tri partit opozitare. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se do të përdorën edhe forma tjera organizative për t’i kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe punën e keqe të qeverisjes aktuale./21Media