Papa Françesku mbërrin në Kubë

0

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku ka arritur në një vizitë në Kubë, ku do të rrijë deri më 22 shtator.

Pas Kubës kreu i Vatikanit do të shkojë në ShBA, ku do të jetë papa i parë që do t’i drejtohet Kongresit amerikan. Po ashtu Papa do ta vizitojë edhe selinë e OKB-së

Në Havanë, Papën e ka pritur presidenti i Kubës Raul Castro, ndërkaq kjo është vizita e parë e papës në Kubë dhe SHBA.

Abetarja për fëmijët shqiptar në Mal të Zi, donacion nga MASHT-i

0

Për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi arritën donacionet e Abetares mbarëkombëtare nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Donacioni iu dorëzua sot në Ulqin Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malit të Zi, i cili së shpejti do të bëjë shpërndarjen e abetareve për nxënësit e klasës së parë në shkollë me mësim në gjuhën shqipe.

http://www.zeriamerikes.com/media/video/2970587.html

Hoti: Për financimin e RTK-së nga buxheti, vendos Kuvendi

0

Gjatë ditës është raportuar se ministri i Financave, Avdullah Hotit, ka kërcënuar menaxhmentin e RTK -së me ndërprerje të financimit. Lidhje me këtë, ministri Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar një sqarim.

“Sqarim

Ligji për RTK-në (nr.04L/046) është aprovuar në Kuvendin e Kosovës më datë 29.03.2012. Financimi i RTK-së është i rregulluar me nenin 21, pika 4, e cila thotë:

“4. PËR NJË PERIUDHË TRANSITORE, DERI TREVJEÇARE, DERI NË SIGURIMIN E FINANCIMIT NGA PARAPAGIMI, ÇDO VIT RTK-SË I NDAHET ZERO PIKË SHTATË PËRQIND (0.7 %) E TË HYRAVE NGA BUXHETI I KOSOVËS DUKE PËRJASHTUAR TË HYRAT NGA PROCESET E PRIVATIZIMIT, TË HYRAT E NJËHERSHME PËR BUXHETIN E KOSOVËS DHE TË HYRAT VETANAKE TË NIVELIT QENDROR DHE LOKAL.”

Kjo periudhë trevjeçare ka mbaruar në muajin prill të vitit 2015.

Në dhjetor të vitit 2014, kur është diskutuar në Kuvendin e Kosovës buxheti për vitin 2015, Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka rregulluar bazën ligjore për financim të RTK-së nga prilli 2015 deri në fund të vitit 2015 përmes Ligjit të Buxhetit për 2015. Ky rregullim ligjor ka qenë i nevojshëm pasi ligji për RTK-në nuk ofronte bazë ligjore për financim të RTK-së nga buxheti pas muajit prill 2015. Për vitin 2015, RTK-së i janë ndarë 9.8 milion euro.

Në Ligjin e Buxhetit për 2015, neni 9, pika 2, thuhet:

“2. FINANCIMI I RTK-SË BËHET:

2.1. PËR VITIN FISKAL 2015, RTK-SË I NDAHEN ZERO PIKË SHTATË PËRQIND (0.7%) TË HYRAVE NGA BUXHETI I KOSOVËS, DUKE PËRJASHTUAR TË HYRAT NGA PROCESET E PRIVATIZIMIT, TË HYRAT E NJËHERSHME PËR BUXHETIN E KOSOVËS DHE TË HYRAT VETANAKE TË NIVELIT QENDROR DHE LOKAL.

2.2. PËR PERIUDHËN JANAR-MAJ 2015, KJO NDARJE BËHET NË PËRPUTHJE ME PARAGRAFIN 4. TË NENIT 21 TË LIGJIT NR.04/L-046 PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS, NDËRSA PËR PERIUDHËN E MBETUR TË VITIT 2015 NDARJA BAZOHET NË KËTË LIGJ.”

Procesi buxhetor, sipas ligjit të financave publike, fillon në muajin prill me përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për tri vitet e ardhshme nga ana e Qeverisë. Korniza e Shpenzimeve për 2016-2018 është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës në muajin maj dhe është diskutuar gjerësisht në Komisionin për Buxhet dhe Financa. Në Kornizë janë përcaktuar kufijtë për të hyrat dhe shpenzimet. Bazuar në ata kufij, Qeveria po punon në përgatitjen e propozim buxhetit për 2016 dhe kufijtë indikativë për 2017 dhe 2018.

Planifikimi i çdo shpenzimi duhet të bazohet vetëm në ligje përkatëse. Pasi nuk ka bazë ligjore për të vazhduar me financimin e RTK-së nga buxheti, ne nuk kemi mundur të parashohim financim për RTK-në. Sidoqoftë, vendimi përfundimtar i mbetet Kuvendit të Kosovës.

P.S. Ky sqarim është vetëm për hir të informimit të drejtë, për ata që duan të informohen drejt. Liria e fjalës sot ka humbur kuptimin, pasi kjo liri po abuzohet”, ka shkruar Hoti.

Refugjati pastron vendin ku kanë qëndruar

0

Në kufirin kroato- slloven në kalimin kufitar Harmica mes qindra refugjatëve në ‘ tokën e askujt ‘ është mbërthyer edhe irakiani Abb al- Karim Abdaladid .

“Jutarnji List” transmeton se si irakiani mban një thes të zi dhe e pastron bërllokun i cila ka mbetur nga numri i madh i refugjatëve, të cilët sllovenët të shtunën në mëngjes vendosën t’i lëshojnë ta kalojnë kufirin.

26 vjeçari, profesor i fizikës ka zbuluar se dëshiron të udhëtojë për Suedi, por njëkohësisht dëshiron që pas tij dhe vendasve të tij të jetë gjithçka e pastër dhe nuk do të shkojë derisa hapësira në mes të dy kalimeve kufitare të jetë e pastër.

El Arabi fajëson gjyqtarin për humbjen nga Reali

0

Youssef El Arabi nuk ishte në gjendje për të fshehur zhgënjimin e tij me gjyqtarin Juan Martinez Munuera në humbjen 1:0 të Granades nga Real Madridi në Santiago Bernabeu të shtunën.

El Arabi pretendon se Karim Benzema shënoi gol nga një pozicion jashtë loje dhe sulmuesi maroken beson se zyrtarët bënë një gabim.

“Arbitri nuk ka gjykuar një faull në favorin tonë dhe ishte pozitë jashtë loje i shënuar”, tha El Arabi për Canal Plus.

“Ne jemi të kënaqur me punën tonë. Ne u mposhtëm nga një ekip i fortë. Ne e krijuam dy raste të mira. Kjo do të kishte ndryshuar loja sikur të kishim konkretizuar ato,” shtoi ai El Arabi.

Fëmija-refugjat nga Siria para policëve turk në Edirne(FOTO)

0

Një fëmijë-refugjat më pak se 1 vjeç, I veshur me pizhame ecë zhagas para kordonin të Policisë në Edirne që kanë ngritur barrikadë në rrugë në mënyrë që refugjatët mos ta kalojnë kufirin që të shkojnë në Greqi.

Policët e shikojnë, ndërsa janë mbështetur pas mburojave. Fotoja është bërë në autostradën Stamboll-Edirne dhe ka bërë xhiron e botës në internet.

Shkencëtarët gjejnë “bakterien e përjetshme”

0

Shkencëtarët pohojnë se kanë bërë një përparim të bujshëm në përpjekjen e tyre për të zhvilluar “ilaçin e jetës” pasi zbuluan një baktere që mbijetoi 3.5 milionë vjet.

Shpresa është se pas zhbllokimit të ADN- së së bakteries ata mund të kuptojnë më tej se si ai arriti të mbijetonte për një kohë kaq të gjatë në kushte të tilla të vështira.

Analiza të mëtejshme mund të çojnë në zhvillime që do të përmirësojnë jetëgjatësinë e jetës njerëzore, të paktën kështu shpresojnë shkencëtarët.

Dhe deri më tani të gjitha shenjat janë premtuese.

Shkencëtarët rusë kanë kryer teste në qelizat e gjakut të njerëzve, minjve dhe mizave të cilët të gjithë kanë treguar një ndikim pozitiv.

Mourinho: Arsenali nuk ka pse ankohet

0

Chelsea Mourinho ka shijuar edhe një herë një sukses kundër rivalit tij më të madh, por vetëm pasi Diego Costa provokoi Gabrielin e Arsenalit që reagoi ashpër, ndërsa u përjashtua nga loja.

Jose Mourinho këmbëngul se Arsenali nuk ka vend për ankesë, pasi ata mbetën me nëntë futbollistë në humbjen 2:0 në kryendeshjen nga Chelsea.

“Ku është polemika për mua, nuk ka polemikë. Loja zhvillohet në shumë aspekte të ndryshme, teknike, taktike, emocionale, fizike. Normalisht ekipi më i mirë fiton – ne ishim ekipi më i mirë? Ne ishim mbizotërues, ne kemi kontrolluar ndeshjen. Natyrisht le të mos jetë hipokrizi dhe nuk e mohojnë, duke luajtur me një lojtar më shumë është më e lehtë. Kam luajtur shumë derbi në Spanjë, Portugali, Angli, Itali dhe unë gjithmonë them të njëjtat fjalë. Ju gjithmonë duhet të kontrolloni emocionet e ekipit.”, përfundoi Mourinho.

Korea e Veriut merr mbështetje nga Kina

0

Pas kërcënimeve disa ditore nga Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Korea e Veriut gjatë ditës së sotme ka marrë mbështetje nga Kina.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Yi nuk tregoi me gisht Korenë e Veriut, por lëshoi një paralajmërim që duket se i drejtohej Penianit.

“Çdo tentim apo përpjekje për të cenuar paqen në Gadishullin Korean apo sigurinë në Azinë Verilindore është e pajustifikuar dhe e padëshiruar”, tha Wang në një Forum në kryeqytetin e Kinës, ku binte në sy mungesa e përfaqësimit të Koresë së Veriut.

Takimi u mbajt për nder të 10 vjetorit të marrëveshjes për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut, edhe pse më herët këtë javë Peniani deklaroi se kompleksi i tij kryesor është kthyer dhe punon. Veriu përmes agjencisë së lajmeve KCNA gjithashtu ritheksoi “të drejtën sovrane” për të lançuar satelitë.

Shumë rezoluta të Kombeve të Bashkuara ndaluan Korenë e Veriut nga lançimi i raketave me rreze të gjata dhe nga testimet bërthamore,shkruan AA.
Por analistët kanë parashikuar provokim të madh nga ana e Veriut për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të Partisë autoritare shtetërore të Punëtorëve më 10 tetor. Si një partner dhe aleat i hershëm i Penianit, Pekini zyrtar është parë si një lojtar kyç në përpjekjet diplomatike rajonale për të frenuar Korenë e Veriut, kurse ministri i jashtëm kinez e bëri të qartë se pritet nga Veriu që të veprojë.

Aniston tregon arsyen pse nuk do bëjë kurrë botoks

0

Mos u trondisni kur të shihni ndonjë rrudhë, ose disa në fytyrën e Jennifer Aniston. 46 vjeçarja ka thënë në një intervistë që trysnia e Hollivudit për të mbushur fytyrën po i dëmton gratë dhe ajo nuk ka plan të bëjë ndërhyrje.

Ajo i ka thënë makeup artist-it Bobbi Brown në një intervistë në dhjetor të vitit 2014 që “nuk do injektoj fëlliqësira në fytyrë” për shkak të presionit që të dukesh e pamoshë dhe komentet u përhapën gjithandej. Tani duket sikur po dyfishon forcën e pohimit të parë.

“Nuk është thjesht ok, është më mirë t’i shmangësh. Ato nuk ndihmojnë. Është një rrëpirë shumë shumë e rrëshkitshme. Disa gra thjesht fillojnë të humbasin perspektivën, kjo bëhet normalja e tyre e re dhe është e vështirë të kthehesh pas”. Aniston ka thënë që vetëvlerësimi i saj ka lulëzuar që në ditët e serialit Friends dhe kjo e ka ndihmuar të përballojë presionin e jashtëm.

“Nuk ndihem shumë më ndryshe sesa kur isha 20 vjeç, përveç që fizikisht ndihem më mirë. Gjithashtu e dua veten më shumë. Gjëja më e bukur që shfaqet edhe jashtë është besimi i bredshëm dhe dashuria për veten.”
Aniston është një nga aktoret e njohura për regjimin e rreptë të ushtrimeve dhe buzëqeshjen diellore dhe nëse e mban fjalën, këto do jenë aleatët e formës së mirë.